Arben Ramadani
Arben Ramadani | |
---|---|
U lind në | 13 qershor 1981 |
Vdiq | 19 maj 2000 - Dëshmori i Kombit |
Kombësia | Shqiptar (Kosovarë) |
Profesioni | Student, Ushtarake † |
Arben Ramadani u lind më 13 qershor 1981 në fshatin Kokaj, të komunës së Gjilanit.[1]
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]5.Arben Sadik Ramadani(13.06.1981 - 19.05.2000) Z.O. e Preshevës Brigada 113. Arben Ramadani ishte një ndër të parët në pregaditjen e luftës së UÇPMB-së. Ishte aktiv në furnizimin dhe ruajtjen e armatimit.Pas luftës së UÇK-së menjëherë u radhit në organizimin e luftës në Z.O. të Preshevës ku mori pjesë në shumë detyra për strehimin dhe ruajtjen e armëve që më vonë doti shërbenin luftëtarëve të UÇPMB-së.Arbeni shërbeu në kuadër të Brigadës 113 "Ibrahim Fejzullahu"Z.O. e Preshevës[2].
Kronologjia e jetës së Arbenit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1981: U lind më 13 qershor 1981, në fshatin Kokaj(ish Inatoc), 19 kilometra në juglindje të Komunës së Gjilanit. Është fëmija i dytë, pas motrës Zjaveres, nga gjashtë fëmijë që kishin bashkëshortët Sadik (Qahil) Ramadani e Regjije (Ibrahim) Fejzullahu - Ramadani, pas të cilit vinë edhe fëmijët e tjerë: Adnani, Mejdiu, Qahili, Fatlumi dhe Fitorja.[3]
- 1992: Familja e tij shpërngulet nga fshati Kokaj, ku i kreu 4(katër) klasë të shkollimit fillor në vendlindje, prej nga emigroi në qytetin e Gjilan dhe vendoset në vendbanimin Arbëria ( ish Qenar Qeshmja), në jug të qytetit.
- 1993-1996: Regjistrohet në shkollën fillore “Abaz Ajeti” të qytetit në klasën e pestë, ku kreu shkollimin fillor.
- 1996- 2000: Fillon mësimet në vitin e parë të shkollës së mesme në Shkollën teknike “Mehmet Isai”, drejtimi i tekstilit të qytetit.
- 1992/97ː Intensivisht është i pranishëm në Lëvizjen liridashese të Kosovës, për liri dhe demokraci. Është i pranishëm në demonstratat që organizohen në Gjilan dhe në Kosovë për Kosovën Republikë, por edhe për liri dhe demokraci në Kosovë, për drejtat e shqiptarëve në trojet etnike gjithandej. Arbeni përkundër gjendjes së jashtëzakonshme dhe trysnisë së pushtetit policor nuk i ndahet shkollimit, dhe mbrojtjes së shkollë shqipe.
- 1998/99: Merret qysh herët krijimtari letrare dhe here pas herë me shkrime, ditar lufte, leksikon, poezi nga të cilat i'u botuan pas vdekjes në të përditshmen Epoka e Re, Prishtinë, 2000 si edhe te "Ushtima e maleve", nr.5, 2001. Arbeni, bie në dashuri, por në ditarin e tij nuk jep të dhëna të tjera pos një fotografije dhe takimeve me të dashurën e tij....
- 1989-99: Inkuadrohet në njësitin e UÇK-së ZO e Karadakut së bashku me djalin e dajës së tij, Ibrahim Fejzullahu Komandant i njësitit ( tashmë dëshmor i kombit, Fazli Hajdarin, Fatmir Z. Arifi, Vasuf Zeneli,Fejzullahun në logjistikën e ZOK të UÇK-së si korier dhe detyrave ushtarake.
- Arben Ramadani ishte një ndër të parët në pregaditjen e luftës së UÇPMB-së. Ishte aktiv në furnizimin dhe ruajtjen e armatimit.Pas luftës së UÇK-së menjëherë u radhit në organizimin e luftës në Z.O. të Preshevës ku mori pjesë në shumë detyra për strehimin dhe ruajtjen e armëve që më vonë doti shërbenin luftëtarëve të UÇPMB-së.
- në mars 1999, pas masakrave ndaj popullatës shqiptare së bashku me Agron Fejzullahu, Besim Mustafën, vazhdon stërvitjet në Feken (Veriun e Shqipërisë), ku jep betimin në rreshtimin në rradhet e UÇK-së. Agron dhe Qani Fejzullahun.[4]
- 2000: I bashkohet rradhës së të rinjve në Kosovë Lindore të UÇPMB-së.[5] Më 19 maj, Arbeni plagoset në krahëror me armë zjarri nga policia serbe në vendin e quajtur Kodra e Gares, te kufiri administrativ me Preshevën, dhe “dërgohet për hospitaliim urgjent nga Brigada shumekombeshe e Lindjes, KFOR-i amerikan” nga pika “Apokalipsia” në Pogragjë, përcillet me helikupter ushtarak për në Spitalin fushor të Kampit Bondsteel, Sojevë,Ferizaj ̪. Operohet dhe përpiqet të mbijetojë deri më 20 maj, kur vdes nga gjakderdhja e brendshme në krahror, ku ishte qëlluar me dy plumba nga serbët, deri sa po kalonte kufirin me njësitin e tij
Gabim referencash: Etiketë <ref>
e pavlefshme;
emra të pavlefshëm, p.sh. shumë .
Familja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Me 13 qershor 1981, familjes Ramadani në fshatin Kokaj të Gjilanit iu shtua pos një bir i penës e krahut edhe i pushkës, djalin të cilin e pagëzuan me emrin Arben, ky një trim i Kokajve, u rrit dhe u shkollua i edukuar në frymën atdhetare dhe patriotike, e që më von do të hynte në historin më të re Kosovës, ku dhe do te luante nje krah të rëndësishem në të gjitha luftërat që nëpër të cilat kalonte shqiptaria, sikur edhe pjesa e Kosovës lindore prej viteve 1997-2000. Ky eshte Arbeni, biri i Sadikutt dhe Rexhijes është rritur dhe shkolluar në një familje me gjendje të mesme sociale dhe me traditë bujare dhe atdhetare. Arbeni, pak ditë pas lindjes së tij, iu arrestua xhaxhallaret e tij, si dhe njëri nga ata të shtatit prej tyre edhe është burgosur për veprimtari ilegale, shkrime dhe botime politike për bërjen e Kosovës Republikë. Arbeni, ende pa i mbushur gjashtë javë nëna dhe gjyshja e tij (Arbenit), gjtë pastisjes nga ana e eskortës së milicisë dhesigurimcave, të cilin pasi kishin zgjuar me të dëgjuar rapllimën e bastisjeve milicore, ishte zgjuar dhe në shenjë proteste me atë zë që kishte, Arbeni i kishte irituarSUP-ovcat, të cilët kishin urdhëruar ta nxjerrin jashtë shtëpie. Fati që në mbrëmjen e fundit ishte shkruar e lexuar në ditar dhe materilat e fletushkësUshtima e Maleve, që për fatin e asaj(shkrimet), edhe pse pati rastin bashkë me djepin të shpëtoi materalet që mos të bien në duart e tyre dhe një kohsisht shpëtuan babai edhe xhaxhallarët e tij. Njëri nga ata (Haziri) ishte jashtë në Zvicerr(St.gallen) me punë të përkohshme, i cili edhe i kishte sjellur disa botme që pas ngjarjeve të praneverës së '81-shës. Ato botime të atyre viteve ishin bërë si armët e kohës së parabrioneve. Mirëpo, pos të tjerësh, në mungesë të provave pas disa muajëve bënë që të lirohen. Mirëpo, ato letra nuk arritën të botohen deri pas 20 viteve më vonë në numrin 4-të të saj në mars-maj 2001, në revistën me të njëjtin emër edhe pse jetë shkurtur, u botuan ashtu si i pati kënduar ai vetë më vonë. Gjithë ajo punë ishte bërë te koka e Arbenit, duke e përkundur dhe kënduar si ninula djepi. Më 24 korrik të vitit 1981, kur ishte rrethuar nga forcat milicore familja e tij nëKokaj, atë pasdite, kur po e bastisinin u rrit në frymën atdhëtare të brezit të tij të pavarësisë, duke u mishëruar nga rrëfimet e gjyshit. Këto ndikuan në mënyrë të fuqishme në formimin e vetëdijes dhe kakarakterit të tij prej një luftëtari të kalitur edhe pse teper i ri, u rreshtua në moshën 17-vjeçare në luftën e fundit të UÇK-së. Ndërkaq, prej lindjes së tij, më 13 qershor 1981, ndikuan fuqishëm edhe ngjarjet e vitit 1981, ku u rreshtuan bijtë e bijat më të mira të këtij populli si edhe të përkrahur nga familja e tij edhe pse nga ana e sigurimit serb përcillëshin këmba këmbes, si te rrezikshem për pushtetin okupues. Disa nga xhaxhallarët familjaret u burgosen si dhe u torturuan mizorisht. Arbeni ishte besnik me zemër të pastër, i heshtur por energjik, i dashur, i buzëqeshur si gjithmonë me të gjithë, por nuk i duronte padrejtësitë, luftonte gjithmonë kundër saj.
Vrasja e Arbenit në luftimet e UÇPMB-së
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Arbeni, më 19 maj, qëllohet për vdekje nga plumbat e serbëve.[6]
- Arbeni me nderime varroset në praninë e qindra qytetarëve e bashkluftëtarëve të tij të shumtë (UÇK- UÇPMB), anëtarëve të familjes dhe qytetarëve të tjerë liridashës të Gjilanit, Preshevës, Bujanocit, Kumanovës me rrethinë.
Citatet dhe Memorial
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Arbeni ishte në qelulat e para në rradhet e UÇPMB-së, aja ishte vazhdimësi e UÇK-së në të cilën iu bashkangjitën djemtë më të mirë të atdheut, prandaj ai edhe vepra e tij ishte e pavdekshme, siç janë edhe ata 2001-2002 si si edhe ata vetë të pavdekshëm me gjakun e derdhur për lirinë e shtrenjtë, pra gjaku i tyre i derdhur në shumë beteja të luftës së fundit të UÇK-së dhe të UÇPMB-së, u lexua testamenti te pllaka përkujtimore në Kokaj, pasiqë u bënë vizita dhe homazhe nga Shoqata e veteranëve, bashkëvendasve dhe bashkëluftëtarëve, në organizim të SHVL së UÇK-së e UÇPMB-së nga Nazmi Hajdini, kryetar[1]
.^[7]. Edhe Komandant i ZOP të UÇPB-se, Mustafë Shaqiri - Shpëtimi ndër tjerash thekson se Arbeni i Kokajve, gjate vietëve 1998-1999, i bashkohet njësitit të Preshevës për të luftuar dhe dhënë hakun armikut serb, për ta mbrojtur nga bandat serbo-çetnike pjesën e okupuar të Kosovës Lindore.
- Po aty,në fjalën e bashkëluftëtarit të Arbenit, Agron Fejzullahu[8] me këtë rast, vuri në spikamë virtytet e larta prej luftëtari, të dëshmorëve. Ai ka porositur se ata që dinë të çmojnë sakrificën më sublime për liri, paqe, përparim dhe integrim nuk do të shuhen kurrë. Kjo dëshmon se populli është për t'u përmbushur amaneti e atyre dhe vetëm kur të përmbushet ky amanet, ata do të prehen në tokën për të cilën ranë[1].
- Bashkëluftëtari i Arbenit, Nasuf Zeneli, kujton se Ai si çdo i ri, shkojnë në brigaden 124, Shqipëri për stërvitje për t'u kthyer më vonë me njësitin e gjejme në zonën e tij, Arbenin e gjejmë me njësitin e tij; duke operuar maleve të Karadakut. Ndërsa Agron Fejzullahu, një nga bashkëluftëtarët e tij të pandashëm deri në ditën e fundit thotë : Arbeni ishte ushtar i heshtur, besnik dhe i përmbajtur që shquhej për guxim dhe kryerje të detyrave ushtarake. Duke qenë në radhët e para nga ata të luftëtarëve të Lugunës, ai ra dëshmor i parë duke kaluar zonën kufitare, derisa ishte me njësitin e tij. Ai ishte me zemër të pastër, energjik, i dashur, i buzëqeshur me të gjithë, por nuk i duronte padrejtësitë, luftonte gjithmonë kundër saj.[9][10]
- Pllaka përkujtimore e Arben Ramadanit e shpalosur në përvjetorin e parë të rënies, si dhe një rrugë në Lagjen Arbëria Rr.Lidhja e Prizrenit të Gjilanit, Arben Ramadani mban emrin e tij.[11]-Libri[12] Shtëpi muze në Kokaj,
- Rivarroset në Varrezat e dëshmorëve në Gjilan te Memoriali i të rënëve me 28 nëntor 2011, Gjilan.
Lidhje tjera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^lista e deshmoreve te UÇPMB
- ^ Përmendorja e UÇPMB-së (Preshevë)
- ^Bografia Arben Ramadani, ^Zemrashqiptarew.net
- ^Shtegtim në histori - Monografi për Kokajt 1842-2012, bot. Rrjedha .... "Zemra Shqiptare – Arben Ramadani
- ^Qendra për Informim e Kosovës, Informatori ditor nr.2627, Prishtinë, 22 maj 2000
- ^Personazh i lirisë dhe pavarësisë shqiptare
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b c Kurtaj, Bajram (2006). Dëshmorët janë të shjenjtë,. Prizren: AUTORI.
{{cite book}}
:|access-date=
ka nevojë për|url=
(Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ i shkurtër i dëshmorëve të Kombit që nga fmijeria deri në rënjen e tyre në luftën e fundit 1998-2001 të[lidhje e vdekur] UÇK-së dhe UÇPMB-së[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]
- ^ Arben, Ramadani (19 maj 2020). "Përkujtohet vepra e dëshmorit të kombit, Arben Ramadani, në 20 vjetorin e rënies". radiokosovaelire.com. 01/06/2020. Marrë më 1 qershor 2020.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ [1]Arben RAMADANI
- ^ |2lonline
- ^ "Informate". LAJM. Nr. Informatori ditor nr.2627. QIK, Prishtinë. Qendra për Informim e Kosovës. 22 maj 2000. Arkivuar nga origjinali më 6 mars 2016. Marrë më 25 mars 2017.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ [2] ARBEN RAMADANI( 1981-2000): JETA DHE RËNIA PËR ATDHEUN JANË NJË PJESË E PANDASHME E HISTORISË KOMBËTARE
- ^ 99. Agron M Fejzullahu (014714) Gjilan,SHP I UÇK-së, OPERACIONI ‘’SHIGJETA’’ DT-2 TF 0, TF 1, TF 2, TF 3-Brig 128, B.ATLANTIKU, KOMPANIA E DEDIKIMIT TË VEÇANT, P U, MJEKSIA [3] Arkivuar 20 prill 2015 tek Wayback Machine
- ^ Arben, Ramadani (19 maj 2020). "Përkujtohet vepra e dëshmorit të kombit, Arben Ramadani, në 20 vjetorin e rënies". radiokosovaelire.com. 01/06/2020. Marrë më 1 qershor 2020.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ ^RAMADANI ( 1981-2000): JETA DHE RËNIA PËR ATDHEUN JANË NJË PJESË E PANDASHME E HISTORISË KOMBËTARE
- ^ http://issuu.com/nijaziramadani/docs/monografia_per_kokajt_1842-2012/1 |Arben Ramadani
- ^ Gabim referencash: Etiketë
<ref>
e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajturaShtegtim ne histori Monografia
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Pages with reference errors that trigger visual diffs
- Gabime CS1: Datë aksesimi pa adresë
- Gabime CS1: Mungon parametri i gjuhës
- Articles with hCards
- Biografi-cung
- Dëshmorë
- Njerëz nga Gjilani
- Lindje 1981
- Vdekje 2000
- Ushtria Çlirimtare e Kosovës
- UÇPMB
- Kosovarë
- Ushtarakë shqiptarë
- Shqipëri etnike
- Njerëz nga Karadaku