Masturbimi i ndërsjelltë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
1840 Johann Nepomuk Geiger sunduesin e ndërsjellë masturbation

Masturbimi i ndërsjelltë zakonisht përfshin stimulimin manual të organeve gjenitale nga dy ose më shumë njerëz që njëkohësisht stimulojnë veten e tyre ose njëri-tjetrin.[1][2] Ky aktivitet mund të bëhet si pjesë përgatitore përpara fillimit të penetrimit seksual, ose si aktiviteti seksual primar.[2]

Llojet e masturbimit të ndërsjelltë përfshijnë stimulimin me dorë (stimulimin manual të penisit ose skrotumit të një mashkulli)[3] dhe stimulimin me gishta (stimulimin manual të vaginës, klitorisit ose pjesëve të tjera të vulvas së femrës). Lloje të tjera përfshijnë stimulimin seksual të organeve gjenitale duke përdorur këmbët ose stimulimin manual të anusit.[4]

Nëse gjatë praktikimit të masturbimit të ndërsjelltë kihet kujdes që të mos shkëmbehen lëngje, atëherë ai mund të shërbeje si një formë e seksit të sigurt, duke qenë se zvogëlohet në masë të madhe rreziku i transmetimit të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.[5][6][7]

Megjithatë, kjo teknikë nuk është totalisht e parrezikshme për kontraktimin e infeksioneve seksualisht të transmetueshme, në veçanti HIV, pasi gjatë stimulimit me gisht, në rast se partneri ka plagë në gishta, sa do të vogla qofshin, mund të infektohet me HIV nëpërmjet kontaktit me lëngjet gjenitale të vaginës së femrës; gjithashtu kontakti i spermës së mashkullit me plagë mbi trupin e femrës mund të jetë burim infeksioni.[7][7] Ndaj këshillohet praktikimi i praktikave të seksit të sigurtë, si përdorimi i prezervativëve dhe i urave dentare.[7]

Shih edhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Fulbright, Yvonne K. The Better Sex Guide to Extraordinary Lovemaking. Quiver. f. 141.  9781592333523. 
  2. ^ a b Richters, J.; Song, A. "Australian university students agree with Clinton's definition of sex". BMJ (7189): 1011. :10.1136/bmj.318.7189.1011a. 
  3. ^ "Handjob". Oxford Advanced Learner's Dictionary. Marrë më September 1, 2013. 
  4. ^ Richters, J.; Hendry, O.; Kippax, S. "When safe sex isn't safe". Culture, Health & Sexuality (1): 37–52. :10.1080/713804637. 
  5. ^ Jerry D. Durham; Felissa R. Lashley. The Person With HIV/AIDS: Nursing Perspectives, 3rd Edition. Springer Publishing Company. f. 103.  8122300049. Marrë më January 29, 2012. 
  6. ^ "Sexual Risk Factors". AIDS.gov. Marrë më March 4, 2011. 
  7. ^ a b c d Dianne Hales. An Invitation to Health Brief 2010-2011. Cengage Learning. f. 269–271.  0495391921. Marrë më August 29, 2013.