Maurizio Malvestiti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Peshkopi Malvestiti, 11 tetor 2014, ditën e shenjtërimit të tij.
Stema e Ipeshkvit Malvestiti.

Maurizio Malvestiti është Ipeshkvi katolik i Ipeshkvisë katolike të Lodit që nga 26 gushti, 2014.[1]

Jetëshkrimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ka lindur më 25 gusht 1953Marne, një periferi e Filagos, në krahinën e dioqezës së Bergamos, me prindër Michele dhe Luiza Ghezzi.

Formimi dhe shërbesa priftërore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fillimisht studjoi në seminaret peshkopale në Bergamo. Në 11 qershor 1977 u shugurua prift dhe meshëtar i kryepeshkopit Clemente Gaddi. Pas emërimit vazhdoi studimet; frekuentoi kurset gjuhësore dhe letërsi të huaj në Universitetin e Bergamos dhe merr licensën e teologjisë në Romë. Në vitin 1994 zyrtarizohet në Kongregatën për Kishat Orientale në Romë. Më 1996 u emërua prift i Shenjtërisë së Tij Papa Gjon Pali II dhe më 26 gusht 2006 prelat i nderit të Shenjtërisë së Tij Papa Benedikti XVI. Më 19 qershor 2009 Papa e emëroi atë Sekretar i Kongregatës për Kishat Orientale. Më 1 gusht 2009, po atë vit, kardinali vikar Agostino Vallini e cakton rektor të kishës së San Biagio së armenëve. Zotëron gjuhën angleze dhe frënge.

Shërbesa peshkopale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 26 gusht 2014[2][3] Papa Françesku e cakton Ipeshkvin e Lodit. Ai mori urdhrin ipeshkvor në 11 tetorin e ardhshëm në 2014 në altarin e katedrës në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan, kardinali Leonardo Sandri dhe hyn në dioqezë pasditen e 26 tetorit 2014.

Fotografitë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Rinunce e nomine, 26.08.2014
  2. ^ "La Diocesi di Bergamo in festa - Mons. Malvestiti vescovo di Lodi". Arkivuar nga origjinali më 27 gusht 2014. Marrë më 31 dhjetor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Mons. Malvestiti nuovo vescovo". Arkivuar nga origjinali më 29 shtator 2014. Marrë më 31 dhjetor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)