Jump to content

Mauzoleu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Mauzole)
Memoriali i Skënderbeut - Lezhë

Mauzoleu është një varr i madh dhe mbresëlënës, zakonisht i ndërtuar për një udhëheqës ose ndonjë person tjetër të rëndësishëm apo edhe për një grup njerëzish. Emri i tij rrjedh prej varrit të Mauzolit, satrapit persian të krahinës së Karijes, që ndodhet në qendër të Halikarnasit, në Bodrumin e sotëm në Turqi (Mauzoleu i Halikarnasit). Për shkak të madhësisë dhe pamjes së saj, ai konsiderohet si një nga shtatë mrekullitë e botës antike. Për këtë arsye edhe varret e mëvonshme monumentale quhen mauzole. Ndërsa një monument pa varr quhet cenotaf.