Mehmet Ali pashë Vrioni
Mehmet Ali Pashë Vrioni (1842-1895), ishte politikan dhe diplomat shqiptar, Nënkryetar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Mehmet Ali Pashë Vrioni, është babai i Kryeministrit të shtetit shqiptar Ilias Bej Vrioni dhe gjyshi i përktheysit të shquar Jusuf Vrioni.
Aktiviteti Politik[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Nën-Kryetar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit 1878
- Kryetar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit Berat
- Anëtar i Shoqërisë së Stambollit
- Anëtar i Komitetit të Janinës
- Anëtar i Komitetit Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Shqiptarëve
- Deputet i Beratit në Parlamentin e Perandorisë Osmane
- Mytesarrif i Beratit 1881
Misioni më i madh i jetës së Mehmet Ali Pashës qe zgjidhja e çështjes shqiptare. Focat e tij u përqendruan në ndërmarrjen më të madhe kombëtare te asaj kohe, e cila ish Lidhja Shqiptare e Prizrenit. Lidhja e Prizrenit u çel më 10 qershor 1878 në Prizren. Ajo i filloi punimet pikërisht në këtë ditë me qëllim që kërkesat shqiptare t’u paraqiteshin Fuqive të Mëdha para se të mblidhej Kongresi i Berlinit më 13 qershor 1878. Kryetar i Lidhjes së Prizrenit u shpall Abdyl Bej Frashëri dhe nën-kryetar i saj Mehmet Ali Pashë Vrioni.
Fill pas punimeve të Lidhjes së Prizrenit Mehmet Ali Pasha, udhëhoqi së bashku me Abdyl Bej Frashërin, përfaqësinë shqiptare në Kongresin e Berlinit në 13 maj 1878. Të dy i parashtruan Kongresit të Berlinit kërkesat shqiptare të Lidhjes të Prizrenit: bashkimin e katër Vilajeteve Shqiptare dhe njohjen e tyre si territor autonom nën kuadrin e Perandorisë Osmane; përgatitjen politiko-ushtarake të këtij terrirori shqiptar; sigurimin e përkrahjes për çështjen shqiptare në arenën ndërkombëtare.
Më 30 Mars 1879 Mehmet Ali Pashë Vrioni së bashku me Abdyl Bej Frashërin u nisën sërish nga Preveza ne drejtim të kryeqyteteve kryesore të Evropës për të siguruar përkrahje për çështjen shqiptare në arenën ndërkombëtare.
Kontributet dhe Veprat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- albanian.com[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]
- ceeol.com
- The Albanians: A Modern History, Miranda Vickers, IB Tauris, 1999
- The Albanians: An Ethnic History from Prehistoric Times to the Present, Edwin E. Jacques, MC Farland & Co.,1995
- Mondes Effacés: Souvenirs d'un Européen, Jusuf Vrioni, JC Lattès, 1998