Shko te përmbajtja

Mehmet Myftiu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Mehmet Myftiu
Born1930
NationalityShqiptar

Mehmet Myftiu (Tiranë, 1930 - 23 dhjetor 2019) ka qenë shkrimtar disident shqiptar.

Lindi në Tiranë, i biri i Hamitit dhe Nuries. Në moshën 12 vjeçare u lidh me lëvizjen Nacional-Çlirimtare dhe anëtar i organizatës Debatik, autoritetet e internuan në kampin e Prishtinës.

Pas Luftës së Dytë Botërore punoi si gazetar në redaksinë e "Letrari i Ri"[1] dhe qe anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve duke fituar dhe një çmim të parë më 1952[2] për tregimin Fabrika e çimentos.[3] Shtatorin e 1953 nisi vitin e parë në Institutin Pedagogjik në kryeqytet. Më 1954, së bashku me miqtë e tij Mark Ndoja dhe Kasëm Trebeshina, u përjashtuan. Myftiun e arrestuan dhe internuan në ShtyllasFierit[4] dhe më pas në MaminasShijakut.[5] Një rehabilitim i përkohshëm bëri të mundur, që Mehmeti të përfundonte Institutin e Lartë Pedagogjik dhe të punësohej si arsimtar.[6]

Qershorin e 1965, Mehmet Shehu dënoi në mbledhjen e Pleniumit të XV të Komitetit Qendror romanin "Shkrimtari" të Myftiut ku sipas kryeministrit të kohës "heroi nuk është tjetër veçse Kasëm Trebeshina, shok i ngushtë mendimi i autorit, element antiparti i vendosur kundër pushtetit popullor, antisocialist...".[7] Iu hoq e drejta e botimit dhe punoi cigareshitës për 26 vitet e mbetura të diktaturës.[6]

  1. "Dosieri "Trebeshina", deponimi para hetuesit i shkrimtarit Mehmet Myftiu". Shqiptarja.com. 22 qershor 2015. Arkivuar nga origjinali më 20 korrik 2015. Marrë më 27 shkurt 2018.
  2. Dragoj, Nuri (2007). Trebeshina: Një jetë para gjyqit. Tiranë: Globus-R. fq. 151. ISBN 978-99943-53-45-3.
  3. Mann, Stuart Edward (1955). Albanian literature: an outline of prose, poetry, and drama (në anglisht). the University of California: B. Quaritch. fq. 115.
  4. Fico, Agron (21 nëntor 2017). "Shkrimtari Mehmet Myftiu kundër zhdanovizmit". Telegraf.al. Marrë më 27 shkurt 2018.
  5. Dragoj 2007, p. 224.
  6. 1 2 "Dënimi në kampet naziste dhe përjashtimi nga partia pas një letre protestuese". Balkan. 24 maj 2008. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2019. Marrë më 27 shkurt 2018.
  7. Dragoj 2007, p. 228.