Shko te përmbajtja

Mercosur

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Anëtarët e Mercosur-it, korrik 2012.
Flamri i Merkozurit
Mercosur 2005.

Mercosur ose Mercosul (Spanjisht: Mercado Común del Sur, Portugalisht: Mercado Comum do Sul, Guarani: Ñemby Ñemuha, Shqip: Tregu i Përbashkët Jugor) është një marrëveshje ekonomike dhe politike midis Argjentinës, Brazilit, Paraguajt, Uruguajt dhe Venezuelës. U themeluar në vitin 1991 nga Traktati i Asuncionit, i cili u ndryshua më vonë dhe azhornua nga Traktati i Ouro Pretos i vitit 1994.

Qëllimi i tij është të promovojë tregtinë e lirë dhe lëvizjen e lirë të mallrave, njerëzve, dhe valutës. Gjuhët zyrtare janë Guarani[1], portugalisht dhe spanjisht. Tashmë unioni është një bashkim i plotë doganor. Mercosur dhe Komuniteti i Kombeve të Andeve janë unione doganore që janë komponentë të Unionit të Kombeve të Amerikës Jugore.

Mercosur lindi si ide në vitin 1985, kur presidentët Raúl Alfonsín i Argjentinës dhe José Sarney i Brazilit nënshkruan Prgramin e Integrimit dhe Bashkëpunimit Ekonomik Argjentinë-Brazil ose PICE (Portugalisht: Programa de Integração e Cooperação Econômica Argentina-Brasil, Spanjisht: Programa de Integración y Cooperación Económica Argentina-Brasil)[2]. Programi gjithashtu propozoi Gauço-n si një monedhë për tregtinë rajonale.

Anëtarësimi i plotë për Venezuelën ka hyrë në fuqi më 31 korrik 2012[3][4], pas pezullimit të Paraguajit, më 22 qershor 2012 për shkelje të klauzolës Demokratike të Merkosurit. Më parë, Venezuela kishte nënshkruar një marrëveshje anëtarësimi më 17 qershor 2006 [5], por pranimi i saj u bllokua nga Senati i Paraguajit.

Themelimi i Parlamentit Merkozurin u ra dakord në samitin presidencial e dhjetorit të vitit 2004. Çdo vend duhet të ketë 18 përfaqësues pavarësisht popullsisë.

Bolivia, Kili, Kolumbia, Ekuadori dhe Peruja aktualisht kanë statusin anëtarë të asociar.

Struktura ekonomike e Mercosurit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Pjesëmarrja në përqindje e çdo anëtari në GDP e Mercosur-it

Me informata nga CIA World Factbook i vitit 2004, në dollarë amerikanë. Vlerësimet e Bankës Botërore për PBB-në janë të ndryshme.

ShtetiPBB (GDP)EksportetPopullsia
Brazil Brazili$1.492.000 milionë$95.000 milionë184,2 milionë
Argjentina Argjentina$483.000 milionë$33.700 milionë39,1 milionë
Uruguai Uruguai$49.000 milionë$2.200 milionë3,4 milionë
Paraguai Paraguai$30.000 milionë$2.940 milionë6,2 milionë
Venezuela Venezuela$145.000 milionë$35.840 milionë24 milionë
Totali i Mercosur-it$2.199.000 milionë$169.680 milionë256.9 milionë
Kolumbia Kolumbia$231.000 milionë$15.500 milionë44 milionë
Kili Kili$169.000 milionë$29.200 milionë15,1 milionë
Peru Peru$155.000 milionë$12.300 milionë27,9 milionë
Ekuador Ekuadori$50.000 milionë$7.650 milionë13,2 milionë
Bolívia Bolivia$22.000 milionë$1.986 milionë8,6 milionë
Totali i Mercosur-it + shtetet e asociuara$ 3.832.000 milionë$418.716 milionë469,7 milionë

Shtetet anëtarë të përhershëm[6]:

Shtetet anëtarë të asociuar[7] :

  1. "Buscar". Arkivuar nga origjinali më 25 dhjetor 2013. Marrë më 10 shtator 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. Tratado de Integración, Cooperación y Desarrollo entre Brasil y Argentina
  3. "Mercosur welcomes Venezuela, suspends Paraguay". Reuters. 29 qershor 2012. Arkivuar nga origjinali më 19 nëntor 2013. Marrë më 2 gusht 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. "Venezuela irrumpe en el Mercosur". El País. 31 korrik 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. "Venezuela is Officially Accepted in MERCOSUR". Arkivuar nga origjinali më 21 tetor 2013. Marrë më 2 gusht 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. "ESTADOS PARTES DEL MERCOSUR". Arkivuar nga origjinali më 6 tetor 2014. Marrë më 2 gusht 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. "ESTADOS ASOCIADOS DEL MERCOSUR". Arkivuar nga origjinali më 18 janar 2013. Marrë më 2 gusht 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhej të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]