Mile Kitić
Mile Kitiq Миле Китић | |
---|---|
Informata themelore | |
Emri i lindjes | Milojko Kitić |
Lindi | Cerani, Republika Socialiste e Bosnjës dhe Hercegovinës, Jugosllavi | 1 janar 1952
Zhanret | Folk |
Profesioni | Këngëtar |
Vitet aktive | 1974–vazhdon |
Labeli |
Milojko "Mile" Kitiq (lindur më 1 janar 1952) është një këngëtar popullor serb me origjinë boshnjake.[1] Pothuajse njëzëri, ai konsiderohet si legjendë e muzikës ballkanase. Ai u bë i njohur si anëtar i kolektivit popullor të viteve tetëdhjetë Juzhni Vetar me këngëtarët e tjerë të folklorit Sinan Sakiq, Dragana Mirkoviq, Kemal Malovčić dhe Shemsa Sulakoviq.
Mile Kitić, së bashku me disa këngëtarë të tjerë, është një ndër artistët më të kopjuar në periudhën e viteve 2000 nga këngëtarët shqiptare. Ka shumë gjasa që meloditë e këngëve të tij të jenë të njohura për lexuesin.
Një nga hitet e tij të para ishte kënga "Mala, mala iz Novog Pazara" ("E vogla, e vogla nga Pazari i Ri"), por padyshim kënga e tij më e famshme dhe diamanti i muzikës turbofolk është "Krajlica Trotoara"("Mbretëresha e trotuareve"), ku ai rrëfen emocionalisht takimin me dashurinë e tij të parë e cila tashmë endej rrugëve si punëtore seksi.
Jeta dhe karriera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kitić lindi në ditën e Vitit të Ri, 1952, në fshatin Ceran afër qytetit të Derventës, RS e Bosnje dhe Hercegovinës, RSF e Jugosllavisë. Shkollën e mesme e kreu në Vogoshqë.
Publikimi i tij i parë ishte "Čija si ljubav" (Dashuria e kujt je) në 1975, ndërsa albumi i tij debutues u publikua në 1982. Ai iu bashkua Juzhni Vetarit në vitin 1984 dhe fitoi sukses pothuajse të menjëhershëm me albumin dhe këngën "Čaša ljubavi" (Gota e dashurisë). Ndërsa në grup ka bashkëpunuar edhe me këngëtarët e tjerë të muzikës popullore jugosllave Sinan Sakiq, Dragana Mirkoviq, Kemal Malovçiq dhe Shemsa Sulakoviq. Gjatë Luftës së Bosnjës të viteve 1990, ai dhe familja e tij u larguan në Beograd.
Kitić ka dy vajza nga dy martesa dhe dy mbesa nga i parëlinduri. Ai e ndan jetën e tij mes Beogradit dhe Hanoverit me gruan e tij të dytë, gjithashtu një këngëtare e njohur, Marta Saviq. Vajza e tij e vogël Elena Kitić është një këngëtare R&B .
Diskografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Moja slatka mala (1982)
- Jorgovani plavi (1983)
- Čaša ljubavi (1984)
- Ja neću ljepšu (1985)
- Kockar (1986)
- Mogao sam biti car (1987)
- Što da ne (1988)
- Osvetnik (1989)
- Stavi karte na sto (1990)
- Gledaj me u oči (1991)
- Ćao, Jelena (1992)
- Vuk samotnjak (1993)
- Moj sokole (1994)
- Okreni jastuk (1995)
- Ratnik za ljubav (1996)
- Ostaj ovde (1997)
- Do sreće daleko, do Boga visoko (1998)
- Tri života (1999)
- Zlato, srebro, dukati (2000)
- Plava ciganko (2001)
- Budi moja (2001)
- Policijo, oprosti mi (2003)
- Zemljotres (2004)
- Šampanjac (2005)
- Šanker (2008)
- Paklene godine (2012)
- Rakija (2013)
- Nokaut (2014)
- Mađioničar (2017)
Shiko gjithashtu
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Orhidea Gaura (23 dhjetor 2008). "Turbobiznis narodnjačkih klubova" [Turbo-business of turbo-folk clubs] (në serbisht). Nacional. Arkivuar nga origjinali më 6 prill 2012. Marrë më 22 korrik 2012.