Shko te përmbajtja

Mnemosina

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Mnemosina - Rossetti

Mnemosina (greqisht: [Mνημοσύνη, Mnêmosúnê; mnếmê - kujtesë] Error: {{Lang}}: teksti ka sintaksë në të pjerrëta (help)) është perëndeshë e kujtesësmitologjinë greke. Fjala "mnemosinë" rrjedh nga i njëjti burim si edhe fjala kujtesë, pasi që mnēmē në greqishten e vjetër do të thotë "përkujtim, kujtesë".[1][2] Përndryshe Mnemosina është nëna e nëntë muzave.

Një titanide ose titanesh, Mnemosina ishte vajza e Titan Uranit dhe Gaias.[3][4][5] Sipas mitologjisë greke, nga dashuria mes Zeusit dhe Mnemosinës kishin lindur nëntë muzat:

  • Kaliopa (poezi epike)
  • Klia (histori)
  • Euterpa (muzikë)
  • Erata (poezi lirike)
  • Melpomena (tragjedi)
  • Polihimnia (himnet)
  • Terpishora (valle)
  • Thalia (komedi)
  • Urania (astronomia)

Sipas mitologjisë greke, në Hades, ishte Lumi Mnemosina, si një lloj homologu i lumit të Letit. Shpirtrat e vdekur pinin ujë nga lumi Leto, në mënyrë që pas rimishërimit të mos kujtonin jetën e tyre të dikurshme. Kushdo që pinte ujë nga lumi Mnemosina do të kujtonte gjithçka dhe do të dinte gjithçka.

  1. Liddell, Henry George (1940). Jones, Sir Henry Stuart (red.). "μνήμη". A Greek-English Lexicon. Oxford: Clarendon Press. Marrë më 2018-01-10. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. Memory and the name Memnon, as in "Memnon of Rhodes" are etymologically related. Mnemosyne is sometimes confused with Mneme or compared with Memoria.
  3. Hesiod. Theogony, 135
  4. Clement of Alexandria. Recognitions, 31
  5. Diodorus Siculus. Bibliotheca historica, 5.66.3