Jump to content

Mësimi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Të mësuarit)
Mesimi

Mësimi (anglisht:Lesson) është proces i organizuar, i planifikuar më qëllim që të realizohet përvetësimi i diturive në fusha të caktuara. Është proces që mundëson krijimin dhe përsosjen e shkathtësive dhe shprehive të një individi. Në psikologjinë shkencore termi i mësimit ka një kuptim më të gjerë sesa ai për të cilin mund të përdoret në jetën e përditshme. Procesi i të mësuarit përmbledh të gjitha modifikimet relativisht të qëndrueshme të sjelljeve dhe aktiviteteve psikologjike të cilat vijnë si rezultat i përvojës. Spektri studimor i procesit të të mësuarit varion nga psikofiziologjia tek psikologjia kognitive. Bihejviorizmi e vë theksin në ndryshimin aktual të sjelljes, ndërsa kognitivistet e vënë theksin në aftësinë për të manifestuar sjelljen. Mësimi karakterizohet nga një ndryshim relativisht të përhershëm. Sjellja e individit modifikohet dhe vazhdon ta ruajë karakterin e ndryshueshëm në të ardhmen. Mësimi karakterizohet edhe nga aftësia për të manifestuar një sjellje të caktuar, për të zbatuar atë që është mësuar. Zbatimi mendohet se është rezultat i kombinimit të të mësuarit me motivimet.[1]

Llojet e të mësuarit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fenomeni i familjarizimit përbën formën më të thjeshtë dhe universale të të mësuarit. E gjejmë tek të gjithë kafshët dhe tek njeriu në nivelin e reflekseve dhe disa forma të vëmendjes. Ky fenomen përben zhdukjen e reagimit të organizmit të subjektit si pasojë e shfaqjes së vazhdueshme të ngacmuesit.

Të Mësuarit me anë të shoqërimit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kushtëzimi klasik

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kushtëzimi klasik përbën formën më të përgjithme të formimit të reagimeve, zbulimi i të cilës i dedikohet studiuesit rus Ivan Pavlov dhe shkollës së tij. Emocionet gjithashtu i nënshtrohen mjaft lehtë këtij ligjit të kushtëzimit.

Kushtëzimi klasik quhet forma e të mësuarit gjatë së cilës një ngacmues shoqërohet me një ngacmues tjetër që shkakton një reagim të caktuar. Disa herë quhet edhe kushtëzim provizor ose kushtëzim përgjegjës.[2]

Kushtëzimi veprues

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ky lloj i të mësuarit bazohet në atë që Edward Thorndike e quan ''Ligji i efektit". Reagimi i një organizmi i subjektit bëhet më i shpeshtë ose e kundërta në varësi të rezultatit që ky sjellje ka për subjektin i cila e ka shfaqur. Kështu nëse reagimi i organizmit shoqërohet me një rezultat pozitiv për vetë subjektin përgjegjës për këtë reagim, atëherë reagimi do përsëritet dhe përforcohet.

Skinner të cilit i dedikohet termi "Veprues" vë theksin për rëndësinë e përforcimit në proçesin e të mësuarit.

Gjatë kërkimeve dhe studimeve për kushtet mësimit tek njerëzit, janë formuar teza e teori të shumta (ndër tjera teoria asociative, teoria strukturore, behavizmi, teoria kongnitive, modeli matematikë-statistikë i gjasës). Parimi qendrorë, para së gjithash është vazhdueshmëria, fuqizimi (përforcimi i sjelljes së dëshiruar të treguar më parë) dhe organizimi kongnitiv (mësimi nëpërmjet arsyes). Një përpjekje për të i integruar parimet e ndryshme të mësimit e ka bërë R. M. Gagne. Ky i ka mbledhur 8 parime dhe i ka vendosur në një rend hierarki, ku mësimi i llojit të ultë është i nevojshëm por nuk është i mjaftueshëm. Kushtet pasuese janë :[3]

  • 1) sinjal-mësim (kondicionimi klasik) ;
  • 2) nxitje-reagim-mësimi (kondicionimi operativ) ;
  • 3) krijimi i zinxhirit (nga më shumë nxitje dhe reagime ) ;
  • 4) krijimi i zinxhirit gjuhësorë ;
  • 5) diskriminacioni i shumanshëm (dallimi i nxitjeve të përafërta) ;
  • 6) përkufizimi-mësimi ;
  • 7) rregull-mësimi ;
  • 8) zgjidhje probleme.

Të mësuarit kognitiv nënkupton se individi për të marrë vendime lidhur me sjelljen e tij, ai përdor skemat mendore dhe kujtesën. Insajti është përceptimi i paritur i marrëdhënieve të elementëve të cilët janë të domosdoshëm për të zgjidhur problemin. Mësimi latent ndodh kur personi përvetson njohuri per dicka, por nuk i shfaq ato gjersa të jetë i motivuar.[4] Ndërsa mësimi vëzhgues është vëzhgimi i veprimit i kryer nga një person tjetër, zakonisht më i përparuar në njohuri.

Zbatime të procesit të të mësuarit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Tek njerëzit, objektivat dhe llojet e procesit të mësimit janë të komplikuara; Pa ndonjë shkallë të lartë instiktive, nëpërmjet mësimit përbrenda një kulture, njeriu përvetëson aftësinë e mbijetesës së qenies së tij, ashtu që njeriu për nga ana antropologjike por edhe nga ana e të mësuarit ka vlerën e të qënurit. Mësimi në një masë të madhe ndodhë gjatë pjesëmarrjes në jetën e përbashkët shoqërore (Shoqërimi, Enkulturimi); Për përmbajtje të komplikuara jepen mjete mësimore ndihmëse zakonisht institucionale (Shkolla).

Te kafshët, mësimi motorik që vije nga sjelljet instiktive janë Shkollë e lartë p.sh. rastet si kuajt kalërues, loja në ajër të pëllumbave, përdorimi i shkathtë i duarve, këmbëve apo gojës te majmuni, papagaj etj. Ndërsa te skraja e shiut është vërejtur mësimi prekës, nëpërmjet prekjeve instiktive të porsalindurit orientohen në cakun e caktuar.

Kufizimet biologjike të të mësuarit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Manipulimi i ngacmuesve, reagimeve dhe përforcimeve ndikon mbi të mësuarit, si në kushte normale ashtu edhe eksperimentale. Megjithatë aftësitë e individit për të mësuar kanë kufij biologjike.

Prirja instinktive. Proçesi në të cilin sjellja e kushtëzuar ndryshon e shkon drejt sjelljes me instinktive.[5]

Formimi i gjurmës. Ndikimet instinktive mbi të mësuarin i kanë detyruar psikologët të studiojnë me kujdes faaktin sesi përberja biologjike e përgatit individin për të mësuar gjatë zhvillimit të tij.

Anas platyrhynchos -Boston Harbor, Massachusetts, USA- parent and chicks-8

Rosat e vogla dhe disa kafshë të tjera, mësojnë t'i shkojnë pas nënës apo një objekti lëvizës vetëm 11-18 orë pas daljes nga veza.[6] Kjo formë e të mësuarit të hershëm në një periudhë kritike quhet formimi i gjurmës. Periudha kritike është një kohë shumë e shkurtër gjatë së cilës individi është shumë i ndjeshëm ndaj ndryshimeve në një mjedis dhe ndikohet shumë prej tyre. Ka gjëra që normalisht duhen mësuar gjatë kësaj periudhe. Nëse kjo nuk ndodhe atëherë individi mun t'a ketë të vështirë që t'i mësojë ato më vonë. Pas formimit të gjurmës, rosat e vogla do të vazhdojnë të ndjekin në të ardhmen objektin që ka lënë gjurmë. Një punë të madhe në këtë drejtim ka bërë fituesi i çmimit Nobel, Konrad Lorenz.Një nga studimet e tij të shquara ishte ai i vitit 1937[7], në të cilin ai u mësoi patave të vogla ta ndiqnin atë nga pas kudo që ai të shkonte. Formimi i gjurmës i ndihmon speciet që të përshtaten. Foshnjat kanë nevojë që të qëndrojnë pranë nënave dhe të mësojnë të identifikojnë speciet.

Kontinuumi i përgatitjes biologjike. Martin Seligman1970 propozoi një kontinuum të përgatitjes biologjike për të mësuar[8] Në njërën anë të kontinuumit është të mësuarit biologjikisht të përgatitur, në qendër qëndron të mësuarit biologjikisht të papërgatitur dhe në skajin tjetër qëndron të mësuarit kundër përgatitjes biologjike. Koncepti i përgatitjes biologjike na ndihmon që të shpjegojmë marrëdhëniet ne fushën e emocioneve. Kështu kontinuumi i përgatitjes biologjike nënkupton se kafshët janë të përgatitura për të shoqëruar disa ngacmues dhe reagime por, nuk janë të përgatitura të mësojnë shoqërime të tjera.

Dimensione të tjera të mësimit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Mayer, R.E. (2001). Multimedia learning (në anglisht). New York: Cambridge University Press. ISBN 978-0-521-78749-9.
  • Paivio, A. (1971). Imagery and verbal processes (në anglisht). New York: Holt, Rinehart, and Winston. ISBN 978-0-03-085173-5.
  • P. Bednorz, M. Schuster: Einführung in die Lernpsychologie. Verlag UTB Reinhardt, München 2002, ISBN 3-8252-1305-6.
  • K. H. Beelich, H. H. Schwede: Die Lernspirale. Erfolgreich lernen mit Methode. Vogel-Buchverlag, Würzburg 2002, ISBN 3-8023-1841-2.
  • Günther Buck: Lernen und Erfahrung – Epagogik. Zum Begriff der didaktischen Induktion. 3. Auflage. Wissenschaftliche Buchgesellschaft, Darmstadt 1989, ISBN 3-534-03206-3.


  1. ^ Pasho Baku: Enciklopedia universale e ilustruar. Shtëpia Botuese Bacchus, Tiranë, 2011, fq. 630
  2. ^ Pavlov, I. (1927). Conditioned reflexes. London: Clarenton Press.
  3. ^ Der Grosse Brock Haus 13. Fq.118-119
  4. ^ Tolman, E. C. (1923). The nature of instinct. Psychological Bulletin, 20, 200-218
  5. ^ Breland, K., & Breland, K. (1961). The misbehaivior of organisms. American Psychologist, 16, 681-684.
  6. ^ Hess, E. H. (1959). Imprinting. Science, 130, 133-141
  7. ^ Lorenz, K. (1937). The companion in the birth's world. Auk, 45, 245-273
  8. ^ Seligman, M. E. P. (1970). On the generality of the laws of learning. Psychological Review, 77, 406-418.