Jump to content

Murrlani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Murrlani (toskërisht: murrë, gegërisht: murran), bora ose furfuleja është erë, që zbret nga gjerësitë e mëdha gjeografike, e shkaktuar nga kontrasti termik midis detit e steresë.

Murrlani fryn përgjithësisht gjatë stinës së dimrit, por edhe në muaj të tjerë të vitit. Ka drejtim mbizotërues lindje e veri dhe për shkak të relievit, në disa vende mund të vrojtohet edhe si erë veriore. Ka shpejtësi të madhe, që mund të arrijë në 30-35m/sek.

Murrlani është erë e ftohtë dhe zakonisht shoqërohet me mot të kthjellët (murrlan anticiklonik). Në kushte të veçanta sinoptike mund të shoqërohet me mot të vranët, shira e dëborë (murrlan ciklonik).

Murrlani ndihet pothuajse në të gjithë territorin e Shqipërisë, por ka shpejtësi më të madhe dhe është më i theksuar në pjesën veriore e verilindore.

  • Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)