Xhumaja
Xhumaja ose namazi i xhumasë (ar. صلاة الجمعة ṣalāt al-jum`ah, "Namazi i së premtes"; persisht: نماز جمعه; turqisht: Cuma Namazı) është namaz që myslimanët e falin me xhemat çdo të premte, menjëherë pas mesditës në vend të namazit të drekës (të mesditës).
Nocioni xhuma përveç se përdoret për namazin, në gjuhën shqipe përdoret edhe si sinonim për ditën e premte.
Koha e xhumasë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Namazi i xhumasë fillon në të njëjtën kohë kur do të fillonte namazi i drekës. Me këtë pajtohen të gjithë medh-hebet kryesore islame.
Mënyra e faljes së xhumasë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Namazi i xhumasë përbëhet nga dy pjesë: falja (namazi në kuptimin e përgjithshëm) dhe hytbja. Imami së pari mban hytben, pastaj kryhet falja. Para hutbesë thirret ezani, ndërsa para faljes ikameti. Karakteristikë për namazin e xhumasë është se thirren dy ezane, së pari muezini thërret një ezan para se të filloj namazi ndësa ezani tjetër thirret para se të filloj hytbja.
Hytbja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Një hytbe (arabisht: خطبة hutbe) është predikim e premte në Xhuma-namaz.
Falja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Namazi i Xhumasë ka dy rekate sunet dhe 2 farz falet me xhemat, falet njëjtë sikurse namazi i sabahut.
Në Kuran
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në Kuran thuhet: "O ju që besuat, kur bëhet thirrja për namaz, ditën e xhumasë, ecni shpejt për aty ku përmendet All-llahu (dëgjojeni hutben, falnie namazin), e lini shitblerjen, kjo është më e dobishme për ju nëse jeni që e dini. E, kur të kryhet namazi, atëherë shërndanu në tokë dhe kërkoni begatitë e All-llahut, por edhe përmendni shpeshherë All-llahun, ashtu që të gjeni shpëtim." (Xhumm'a 62:9–10)
Në Hadith
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ebu Hurerja transmeton se Muahmmedi ka thënë: "Çdo të premte engjëjt qëndrojnë tek porta dhe shënojnë emrat e njerëzve (sipas kohës që kanë hyrë në xhami) dhe kur imami ulet, ata i palosin fletat dhe bëhen gati me ndëgju hutben."
Citohet se Muhammedi ka thënë: "dita më e mirë kur lind dielli në ditën e premte është; Në këtë ditë Allahu e krijoi Ademin, në këtë ditë ai hyri në xhennet dhe në këtë ditë do të bëhet Kijameti." (Ahmad and At-At-Tirmithi)
Poashtu Ebu Hurerja transmeton se Muhammedi ka thënë: "Atij të cilit i cili bënë gusël të premten, që parfumoset (nëse mund), që vishet me rroba të mira, pastaj shkon në xhami dhe fal namazin aq sa dëshiron pa penguar askënd, e në fund dëgjon imamin në hutbe, do t'i falen mëkatet e tij midis kësaj premte dhe tjetrës." (Al-Bukhaari)