Nigel Short
Nigel Short | |
---|---|
Emri i plotë | Nigel Short |
Shteti | Britania e Madhe |
Lindi më | Leigh, Mançester, Britani e Madhe | 1 qershor 1965
Titulli | Mjeshtër i madh (1984) |
Vlerësimi FIDE | 2594 (nëntor 2024) |
Vlerësimi më i lartë | 2712 (prill 2004) |
Najxhëll Dejvid Short ose Nigel David Short i lindur më 1 qershor 1965 në Leigh, Mançester është një shahist britanik, mbajtës i titullit Mjeshtër i Madh Ndërkombëtar.
Në vitin 1993, ai luajti kundër Geri Kasparov në finalen e kampionatit botëror të shahut të organizuar nga Shoqata e Shahut Profesionist (Professional Chess Association), të cilën e humbi me rezultatin 12,5 - 7,5. Për të arritur në finale, atij iu desh të mundte ish-kampionin botëror Anatoli Karpov dhe Jan Timan.
Në vitin 2008, kandidoi për president të Federatës Botërore të Shahut (FIDE), por nuk u zgjodh.
Kampionati botëror 1993
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sipas Najxhëll Short dhe Geri Kasparov, kreu i FIDE, Florencio Campomanes, vendosi vendndodhjen e ndeshjes (Mançester) dhe fondin e çmimeve pa konsultuar lojtarët, duke shkelur rregullat. Në mungesë të një oferte të vlefshme për kampionatin nga FIDE, Short dhe Kasparov krijuan një organizatë rivale, Shoqata e Shahut Profesionist (Professional Chess Association ose PCA). Ndeshja, sponsorizuar nga gazeta The Times, u zhvillua në Londër në shtator dhe tetor 1993. Kasparov fitoi bindshëm.
Revolta e pashembullt e organizuar nga Short dhe Kasparov solli një përballje paralele të Kampionatit Botëror nga FIDE, ku Anatoli Karpov mundi Jan Timman në një ndeshje titulli në 1993. Situata shkaktoi polemika dhe trazira në botën e shahut për disa vite.