Geri Kasparov

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Geri Kasparov

Geri Kimoviç Kasparov (rusisht: Га́рри Ки́мович Каспа́ров; lindur si Geri Kimoviç Weinstein, 13 prill 1963, Baku, Azerbajxhan) është një mjeshtër rus me famë botërore i shahut, ish kampion botëror i shahut, shkrimtar, aktivist politik dhe një nga lojtarët më të mëdhenj të shahut.[1]

Kasparov, në vitin 1985 kur ishte vetëm 22 vjeç, u bë Kampioni Botëror më i ri i padiskutueshëm i Shahut.[2] Ai mbajti zyrtarisht titullin botëror të FBSH (Federata Botërore e Shahut) deri në vitin 1993, kur një konflikt me FBSH e detyroi atë të krijojë një organizatë paralele, Shoqata e Shahut Profesionist. Ai vazhdoi të mbajë titullin "klasik" Kampion Botëror i Shahut deri në vitin 2000 kur u mund nga Vladimir Kramnik. Njihet edhe si kampioni i parë botëror që humbet një ndeshje shahu kundër kompjuterit Deep Blue në vitin 1997.

Vlerësime dhe renditje të tjera për kampionin nuk kanë munguar. Ai është renditur i Kampion Botëror sipas Elo pothuajse në mënyrë konstante nga viti 1986 deri në 2005 duke mbajtur vlerësimin më të lartë të të gjitha kohërave, 2851 pikë.[3] Ai u rendit lojtari numri një në botë për 255 muaj, deri tani koha më e gjatë e qëndrimit kampion, gati tre herë më tepër se rivali i tij më i afërt Anatoly Karpov. Gjathashtu ai mban rekorde edhe për fitimin e simultaneve dhe Oskarëve të Shahut.

Kasparov zyrtarizoi tërheqjen nga shaku profesionist më 10 mars 2005, për t'iu përkushtuar politikës dhe shkrimit. Formoi lëvizjen Fronti i Bashkuar Civil dhe u anëtarësua me Rusia Tjetër, koalicion që kundështon administimin e Vladimir Putin. Hodhi kantidaturën për President i Rusisë në vitin 2008, por u tërhoq më pas. Mbështetja e Kasparovit në Rusi është e ulët.

Fillimet e karrierës[redakto | redakto tekstin burimor]

Kasparov u lind Garik Kimoviç Weinstein (rusisht: Гарик Вайнштейн) në Baku, RSS e Azerbajxhanit (tani Azerbajxhan), Bashkimi Sovjetik. Babai i tij, Kim Moisijeviç Weinstein, ishte çifut rus, dhe nëna e tij, Klara Gasparian, ishte armene. Kasparovi e ka përshkruar veten si një "i krishterë i vetë-emëruar", megjithëse "shumë indiferent ".

Kasparovi fillimisht filloi studimin serioz të shahut pas një problemi shahu të dhënë nga prindërit për të cilin ai propozoi një zgjidhje. Babai i tij vdiq nga leuçemia kur Garry ishte shtatë vjeç. Në moshën dymbëdhjetë vjeçare, Garry adoptoi mbiemrin armen të nënës së tij, Gasparian, duke e modifikuar atë në një version të rusifikuar, Kasparov.

Kur ishte 7 vjeç, Kasparovi mori pjesë në rrethin e shahut në Pallatin e Pionerëve të Rinj në Baku dhe, në moshën 10 vjeçare filloi trajnimin në shkollën shahut të Mikhail Botvinnikut nën vëzhgimin e trajnerit Vladimir Makogonov. Makogonovi ndihmoi në zhvillimin e aftësive pozicionale të Kasparovit dhe e mësoi atë të luante Mbrojtjen Caro-Kann dhe Sistemin Tartakower të Gambitit të Mbretëreshës. Kasparovi fitoi Kampionatin e të Rinjve sovjetikë në Tbilisi në 1976, duke marrë 7 pikë nga 9 të mundshme, në moshën 13 vjeçare. Ai e përsëriti fitoren një vit më pas, duke fituar me një rezultat prej 8½ pikë nga 9. Gjatë kësaj kohe ai kishte trajner Alexander Shakarov.

Në 1978, Kasparovi mori pjesë në turneun Përkujtimor Sokolski në Minsk. Ai ishte ftuar si një përjashtim por zuri vendin e parë dhe u bë një Mjeshtër shahu. Kasparovi ka thënë vazhdimisht se kjo ngjarje ishte një pikë kthese në jetën e tij, dhe se kjo e bindi atë për të zgjedhur shahun si karrierën e tij. "Unë do ta kujtoj turneun Përkujtimor Sokolski sa të jem gjallë", shkroi ai. Ai ka thënë gjithashtu se pas fitores, ai mendonte se kishte një mundësi shumë të mirë në kampionatin botëror.

Fillimisht ai u kualifikua për Kampionatin e Shahut Sovjetik në moshën 15 vjeçare në vitin 1978, lojtari më i ri që kishte luajtur ndonjëherë në atë nivel. Ai e fitoi turneun e sistemit zviceran me 64 lojtarë në Daugavpils në barazim ndaj Igor V. Ivanovit për të kapur vendin e vetëm kualifikues.

Kasparovi u ngrit shpejt në renditjen e Federatës Botërore të Shahut. Duke filluar me një mbikëqyrje nga ana e Federatës Ruse të Shahut, ai mori pjesë në një turne të mjeshtrave të mëdhenj në Banja Luka, Bosnje dhe Herzegovinë (atëherë pjesë e Jugosllavisë), në vitin 1979, ndërsa ende i pavlerësuar (ai ishte një zëvendësim për Viktor Korçnoi i cili ishte i ftuar fillimisht por u tërhoq për shkak për kërcënimin për bojkot nga sovjetikët). Kasparovi fitoi këtë turne të klasit të lartë, duke dalë me një vlerësim të përkohshëm prej 2595, i mjaftueshëm për të katapultuar atë në grupin më të lartë të lojtarëve të shahut (në atë kohë, numri 15 në botë). Vitin e ardhshëm, 1980, ai fitoi Kampionatin Botëror të Shahut për të Rinj në Dortmund, Gjermani Perëndimore. Më vonë atë vit, ai bëri debutimin e tij si rezervë e dytë për Bashkimin Sovjetik në Olimpiadën e Shahut në Valletta, Maltë, dhe u bë Mjeshtër i Madh.

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ 10 lojtarë më të mirë në historinë e shahut
  2. ^ Ruslan Ponomariov won the disputed FIDE title, at the age of 18, when the world title was split
  3. ^ "Who is the Strongest Chess Player?". Bill Wall. Chess.com. 27 October 2008. Marrë më 2 March 2009.