Nijazi Zylfiu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Nijazi Zylfiu është profesor, pedagog dhe didakticien i shquar nga Ferizaji.[1]

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nijazi Zylfiu arsimin fillor e kreu në vendlindje, Shkollën Normale në Prizren, Fakultetin Filozofik, Dega e Studimeve Pedagogjike me Historinë e Artit e kreu në Shkup, ndërsa studimet pasuniversitare në Universitetin e Zagrebit. Tezën e doktoratës e mbrojti në Universitetin e Prishtinës, pranë Degës së Pedagogjisë.

Në zhvillimin e tij profesional dhe shkencor ndikoi puna e tij si mësues dhe profesor i lëndëve pedagogjike pranë Shkollës NormaleFerizaj, ku ushtroi edhe detyrën e drejtorit të shkollës. Pastaj zgjidhet profesor i pedagogjisë pranë SHLP në Shkup. Më vonë ishte edhe drejtor i Entit Krahinor të Politikës Sociale dhe këshilltar i arsimit të lartë pranë Këshillit Ekzekutiv të Kosovës, kryetar i Lidhjes së Shoqatave të Pedagogëve të Kosovës, kryeredaktor i revistës së parë pedagogjike në Kosovë "Pedagogu", anëtar i redaksisë së revistës "Acta Defectologica", profesor i lëndëve "Didaktikë" dhe "Pedagogji shkollore" pranë Degës së PedagogjisëFakultetit FilozofikPrishtinës. Si ligjërues për lëndën "Didaktika" është angazhuar edhe në studimet pasuniversitare pranë Universitetit të Sarajevës, Dega e Pedagogjisë me Psikologji si dhe në Universitetin Shtetëror të Tetovës,[2] po ashtu ka ligjëruar edhe në Universitetin e Jenës (Gjermani), Krakov (Poloni) dhe në vitin 2000 ishte i ftuar nga Universita Degli Studi di Bologna - Italia, Facolta di Scienze dela formazione - Departimento di Scienze dell`Educazione, ku ka ligjëruar mbi problemet socioedukative.

Dr. Nijazi Zylfiu është autor i më se 100 njësive bibliografike të botuara në Prishtinë, Shkup, Sarajevë, Zagreb, Novi Sad, Beograd, Jenë dhe Varshavë. Për qëllime të ndryshme studimore ka qëndruar, në kohëzgjatje të ndryshme, në Tiranë, Lubjanë, Zagreb, Novi Sad, Beograd, Bukuresht, Budapest, Bratisllavë, Varshavë, Krakovë, Kopenhagë etj.

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Nijazi Zylfiu: Didaktika, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, 2004, (Shënime për autorin)
  2. ^ Library “Max van der Stoel” (library.seeu.edu.mk) Arkivuar 8 janar 2020 tek Wayback Machine Vizituar më 6.10.2016.