Njësia administrative Ishëm
Koordinatat: 41°19′V 19°22′L / 41.32°V 19.36°L
Njësia administrative Ishëm | |
Administrimi | |
Shteti | Shqipëria |
Qarku | Qarku i Durrësit |
Rrethi | Rrethi i Durrësit |
Të dhënat bazë | |
Popullsia | 8.317 banorë |
Zona kohore | |
Zakonisht | ZKEQ (UTC+1) |
Në verë | OVEQ (UTC+2) |
Komuna Ishëm është një komunë në Rrethin e Durrësit në Shqipëri.[1] Ishëm është qyteti ku lindi piktori i famshëm Ibrahim Kodra në botë.
Gjeografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Komuna Ishëm është pjesë administrative e Qarkut Durrës dhe ndodhet në veri të territorit të tij ku ndahet qartë (si territor) nga lumi Ishëm në veri dhe nga Përroi i Tarinit në jug. Ka një sipërfaqe totale prej 8,000 ha duke u kufizuar në juglindje me komunën e Prezës, në perëndim me detin Adriatik dhe në lindje me komunën Thumanë të rrethit të Krujës. Komuna Ishëm përbëhet nga 10 fshatra: Kuraten (Shkafanë), Lalës, Likmetaj, Kërtushaj, Kapedanaj, Gjuricaj, Rrotull, Draç e Fushë-Draç, Shetaj dhe Bizë.
Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Toponimi “Rodon” rrjedh nga lashtësia Ilire, besimi pagan dhe besimi politeist (në shumë zota apo kulte), njëri prej të cilëve ishte dhe besimi tek Zoti (kulti) i Detit. Rajoni përreth Kepit besonte tek hyjnia e detit me emrin “Rodon” (Arden). Këtij të fundit, iu blatua kepi me gjithë bukuritë e tij natyrore të cilat ky zot i gdhendi me emrin e tij. Më pas, populli e quajti “Kepi i Rodonit”. Në thellësitë e ujërave të kepit ndodhen gërmadhat e qytetit të lashtë. Sipas albanologut të njohur Eqrem Çabej, Ishmi ka një gjenezë para 3 mijë vjeçare si vendbanim shumë i lashtë, i pagëzuar në gjuhën pararendëse Ilire me emrin “Isamus”, “Issamus”, “Issam” , “Issemus”, “Ismus”, “Istiamus” , “Istm”, “Durachium”, “Lissus”, “Skodra”, “Seupi”. Ishmi me këto emërtime është i njohur në arkivat e Raguzës së shekujve XIV – XV. Topiajt kanë sunduar si principatë në gjysmën e dytë të shek. XIV dhe këtë e dëshmojnë kisha bizantine e “Shën Nastasia” (Saneta Nastasia), Deti Arderi e Radonit (sipas burimeve raguziane). Në vitet 1420 - 1450, Rodoni zotërohej nga venedikasit. Në vitin 1450, pas fitores së Skënderbeut në rrethimin e parë të Krujës, ky i fundit vuri nën zotërim Kepin e Rodonit. Pas pushtimit të Shqipërisë nga Perandoria Osmane, ata ndërtutan aty Kalanë e Ishmit, si fortes mesjetar e garnizoneve osmane.
Njerëz të Famshëm[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Ibrahim Kodra, piktor ndërkombëtar
Vendbanimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Komuna Ishëm |
---|
Lalëz · Bizë · Draç · Gjuricaj · Kapedanaj · Kërtushaj · Kuraten · Likmetaj · Shetaj |
redaktoni kutinë |
Burimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- ^ "Shoqata e komunave". Arkivuar nga origjinali origjinali më 11 janar 2012. Marrë më 8 nëntor 2011. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!)
Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
|
![]() |
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Shqipërisë është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |