Jump to content

Përdoruesi:Fjollabeqiraj/Antoni Ramalletsi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Antoni Ramallets
Të dhënat vetjake
Emri i plotëAntoni Ramallets Simón
Datëlindja(1924-07-01)1 korrik 1924
VendlindjaBarcelona, Spain
Data e vdekjesGabim: Nevojitet datë e vlefshme vdekjeje (data e parë): data, muaji, viti
VendvdekjaMediona, Spain
Gjatësia1.82 m (5 ft 11+12 in)
PozicioniPortier
Karriera me të rinjtë
1941–1942Europa
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
1942–1944Mallorca
1944–1945San Fernando
1946–1947Valladolid (loan)
1946–1962Barcelona288(0)
Karriera ndërkombëtare
1948–1960Catalonia7(0)
1950–1961Spain35(0)
Skuadra të menaxhuara
1962–1963Valladolid
1963–1964Zaragoza
1964–1965Murcia
1965–1966Valladolid
1966–1967Logroñés
1967–1968Hércules
1968–1969Deportivo Ilicitano
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase

Antoni Ramallets Simoni (1 korrik 1924 – 30 korrik 2013) ishte futbollist spanjoll që luajti rolin e portierit dhe të menaxherit.

Pjesën më të madhe të karrierën e bëri në FC Barcelona gjatë viteve të ’50-ta dhe ’60-ta të shekullit XX, ku fitoi edhe Trofeun Zamora si portieri më i mirë i La Ligës në pesë ndeshje, si dhe 17 nderime të tjera nga klubi.[1]

Ramalletsi luajti për SpanjënBotërorin 1950 dhe në vitet e ’60-ta menaxhonte disa ekipe të këtij vendi, ku fitoi edhe dy trofe të tjera të mëdha me Zaragozën.

Antonio Ramalletsi lindi në vitin 1924, në një rrugë të GracisëBarcelonës, në një familje të thjeshtë. Në vitin 1941 nënshkroi kontratë me klubin e Gracisë. Pasioni i tij ishte aq i fortë saqë ai hoqi dorë nga rruga e babit të tij, i cili merrej me industrinë e tekstilit. Ndërsa gjashtë vite më vonë nënshkruan me FC Barcelonën.

Ramalletsi vdiq në shtëpinë e tij në afërsi të Barcelonës, më 31 korrik 2013, në moshën 89 vjeçare. [2][3][4]

Karriera në klub

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

I lindur në Barcelonë të Katalunisë, Ramalletsi nënshkroi për FC Barcelonën në vitin 1947, në moshën 23 vjeçare, nga Real Valladolidi ku e kaloi sezonin e parë pasi u shit. Ai u kthye përsëri në klub për të luajtur në derbin kundër FC Sevillës në ndeshjet e La Ligës, më 28 nëntor 1948, derb të cilin e fitoi me rezultat 2:1. Edhe pse kjo ishte paraqitja e tij e vetme gjatë sezonit, ai u bë një yll, duke u bërë njësi e domosdoshme e mbrojtjes së ekipit të tij – që më vonë u emërua “Club de Futbol Barcelona” – ekipi fitoi gjashtë liga dhe pesë Kupa të Mbretit. Gjatë sezonit 1951-52, Barça fitoi pesë kupa kryesore, ku Ramalletsi kontribuoi në 28 lojëra të ligës dhe u mori trofenë e tij të parë en:Ricardo Zamora Trophy.

Gjatë viteve të ’50-ta të shek. XX, Ramallets ishte lojtari më i suksesshëm i ekipit të Barcelonës duke përfshirë Joan Segarrën, Maria Gonzalvon, Kubalin, Kocsisin, Evariston, Luis Suarezin dhe Cziborin. Gjatë periudhës që ishte në këtë klub ai pati 538 paraqitje, duke përfshirë 288 paraqitjet në ligën për Kupën e Mbretit. Më 6 mars 1962, blaugranët luajtën një ndeshje për nderë të tij kundër Klubit të Hamburgut dhe fituan me rezultat 5:1.

Në vitet e ’60-ta Ramalletsi trajnoi disa ekipe duke përfshirë edhe një pjesë të Valladolidit. Në sezonin 1963-64 ai udhëheqi Real Zaragozën në vendin e katër në ligë për Kupë të Spanjës dhe Kupën ndërmjet qyteteve – gatë që me ekipin e Barcelonës e kishte fituar dy herë.

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ramalletsi luajti 35 lojëra për Spanjën gjatë 11 vjetëve, duke e bërë debutimin e tij kundër Kilit më 29 qeshor 1950, gjatë Kupës së Botës të mbajtur në Brazil.[5] Gjatë këtij turneu ai e fitoi nofkën Maca e Marakanës, duke e radhitur kombëtaren e vet në fazën e dytë të grupeve.

Ramalletsi po ashtu luajti në shtatë lojëra ekipin jozyrtar të Katalunisë.

Trajektorja sportive

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Klubi Vendi Viti
CE Europa Barcelona, Katalunia 1941
CD San Fernando Cadis, Andalosia 1942
RCD Mallorca Malhòrca, Balearas 1944
Real Valladolid Castelha, Espanha 1946-1947
FC Barcelona Barcelona, Catalonha 1947-1962

Pasqyra e fitoreve

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kampionatet shtetwrore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Titulli Klubi Shteti Viti
Liga FC Barcelona Spanja 1948
Liga FC Barcelona Spanja 1949
Kupa e Mbretit FC Barcelona Spanja 1951
Liga FC Barcelona Spanja 1952
Kupa e Mbretit FC Barcelona Spanja 1952
Liga FC Barcelona Spanja 1953
Kupa e Mbretit FC Barcelona Spanja 1953
Kupa e Mbretit FC Barcelona Spanja 1957
Liga FC Barcelona Spanja 1959
Kupa e Mbretit FC Barcelona Spanja 1959
Liga FC Barcelona Spanja 1960

Kupat ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Titulli Klubi Shteti Viti
Kupa e Feriesit (UEFA) FC Barcelona Spanja 1958
Kupa e Feriesit (UEFA) FC Barcelona Spanja 1960

Shpërblimet individuale

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Shpërblimi Viti
Trofeu Zamora 1952
Trofeu Zamora 1956
Trofeu Zamora 1957
Trofeu Zamora 1959
Trofeu Zamora 1960
  1. ^ Las 85 vidas del 'Gato con Alas' azulgrana (The 85 lives of the blaugrana 'Winged Cat'); La Vanguardia, 13 July 2009 (Spanjisht)
  2. ^ Ramallets cumple 89 años en casa (Ramallets turns 89 in his home); El Mundo Deportivo, 30 July 2013 (Spanjisht)
  3. ^ Fallece a los 89 años Antoni Ramallets, el mítico portero del Barcelona (Antoni Ramallets, legendary Barcelona goalkeeper, dies at the age of 89); ABC, 31 July 2013 (Spanjisht)
  4. ^ Former Spain keeper Ramallets dies aged 89; Euronews, 31 July 2013
  5. ^ Antonio Ramallets Simón – International Appearances; at RSSSF

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]