Shko te përmbajtja

Paolo Orlandoni

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Paolo Orlandoni
Orlandoni me Interin në 2009
Informacioni personal
Data e lindjes 12 gusht 1972 (53 vjeç)           
Vendi i lindjes Bolzano, Itali
Gjatësia 1.86 m (6 ft 1 in)
Pozicioni(et) Portier
Karriera me të rinjtë
0–1991 Internazionale
Karriera si profesionist*
Vitet Ekipi Ndsh (Gola)
1988–1998 Internazionale 0 (0)
1991–1992Mantova (huazim) 8 (0)
1992–1993AlbinoLeffe (huazim) 8 (0)
1993–1994 → Casarano (huazim) 23 (0)
1994–1995Pro Sesto (huazim) 25 (0)
1995–1996Ancona (huazim) 14 (0)
1996–1997Foggia (huazim) 1 (0)
1997–1998Acireale (huazim) 28 (0)
1998–2000 Reggina 47 (0)
2000Bologna (huazim) 3 (0)
2000–2001 Lazio 1 (0)
2001–2005 Piacenza 64 (0)
2005–2012 Internazionale 4 (0)
Gjithsej 226 (0)
Karriera menaxheriale
2012–2015 Internazionale (trajneri i portierëve)
2015–2017 Fenerbahçe (trajneri i portierëve)
2017– Nantes (trajneri i portierëve)
* Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve

Paolo Orlandoni (lindur më 12 gusht 1972) është një trajner italian portierësh dhe ish futbollist profesionist. Ai ishte, për një kohë të gjatë, portieri i tretë i klubit italian Inter.

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ai filloi karrierën e tij tek Interi, më pas luajti me disa ekipe në Serie B dhe Serie C1 si A.C. Mantova, AlbinoLeffe, Casarano, A.C. Pro Sesto, A.C. Ancona, U.S. Foggia dhe A.S. Acireale deri në vitin 1998. Në korrik 1998, ai u ble nga Reggina, ku u bë titullar dhe ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit që arriti ngjitjen për herë të parë në ligën elitare të Italisë. Orlandoni u largua nga Reggina në janar 2000 për t'u bashkuar me Bolonjën në huazim; ai u rikthye sërisht tek Reggina në shtator 2000, por nuk luajti më për ekipin, dhe në fund u shit tek klubi kryeqytetas Lazio ku kontriboi si portier i dytë.[1]

Nga 2001 e deri në 2005, ai luajti për Piacenzën,[2] fillimisht si portier rezervë, dhe më pas si titullar në sezonin e tij të fundit me klubin. Në korrik 2005, Orlandoni u rikthye tek Interi, duke firmosur një kontratë dy-vjeçare si portieri i tretë i ekipit mbrapa Francesco Toldo and Júlio César,[3] Ai debutoi me ekipin më 14 maj 2006 në një ndeshje kampionati me Cagliarin.[4][5]

Ai firmosi kontrata të reja një-vjeçare me klubin 29 maj 2007, 26 maj 2008, 12 maj 2009 dhe më 29 qershor 2010.[6][7][8][9]

Më 7 dhjetor 2010, në moshën 38 vjeçare, Orlandoni bëri debutimin e tij në UEFA Ligën e Kampioneve duke luajtur si titullar në humbjen 3–0 jashtë fushe në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve.[10] Më 29 qershor 2011, u lajmërua se ai kishte rinovuar kontratën e tij edhe për një vit tjetër.[11]

Ai deklaroi pensionimin nga futbolli një javë para mbarimit të sezonit 2011–12, por gjithsesi udhëtoi me ekipin në turin e Indonezisë në maj 2012.[12]

Statistikat e karrierës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Burimi:[13][14][15]

Statistikat me klube
Klubi Sezoni Liga Kupa Kontinenti Tjetër Gjithsej
DivizioniNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGolaNdshGola
Mantova 1991–92 Serie C2 800080
Leffe 1992–93 Serie C1 800080
Casarano 1993–94 Serie C1 22000220
1994–95 100010
Gjithsej 23000230
Pro Sesto 1994–95 Serie C1 25000250
Ancona 1995–96 Serie B 14000140
Foggia 1996–97 Serie B 100010
Acireale 1997–98 Serie C1 28000280
Reggina 1998–99 Serie B 34010350
1999–2000 Serie A 13040170
Gjithsej 47050520
Bologna 1999–2000 Serie A 300030
Lazio 2000–01 Serie A 10000010
Piacenza 2001–02 Serie A 13040170
2006–07 12030150
2003–04 Serie B 12000120
2004–05 27030300
Gjithsej 640100740
Internazionale 2005–06 Serie A 100010
2006–07 00000000
2007–08 2010000030
2008–09 1000000010
2009–10 0000000000
2010–11 00001[a]00010
2011–12 0000000000
Gjithsej 4010100060
Gjithsej karriera 226016010102430
  1. Një paraqitje në UEFA Ligën e Kampioneve
Lazio
Internazionale[13]
  1. "Ritocchi di mercato aspettando Zenden addio a De la Pena?" (në italisht). La Repubblica. 30 gusht 2000.
  2. "Zidane al Real, arriva Nedved" (në italisht). La Repubblica. 5 korrik 2001.
  3. "Paolo Orlandoni signs for Inter" [Paolo Orlandoni firmos për Interin]. inter.it (në italisht). F.C. Internazionale Milano. 30 gusht 2005. Arkivuar nga origjinali më 10 tetor 2012. Marrë më 27 qershor 2010.
  4. "Inter hold Cagliari to draw" [Inter ndal Cagliarin në barazim]. inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 14 maj 2006. Arkivuar nga origjinali më 4 shkurt 2012. Marrë më 21 dhjetor 2018.
  5. "Orlandoni: "A special day"" [Orlandoni "Një ditë e veçantë"]. inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 14 maj 2006. Arkivuar nga origjinali më 9 tetor 2012. Marrë më 21 dhjetor 2018.
  6. "Orlandoni extends Inter stay" [Orlandoni zgjat qëndrimin e tij tek Inter]. inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 29 qershor 2007. Arkivuar nga origjinali më 10 tetor 2012. Marrë më 27 qershor 2010.
  7. "Orlandoni, Samuel extend Inter stay" [Orlandoni dhe Samuel zgjasin qëndrimin e tij tek Inter]. inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 26 maj 2008. Arkivuar nga origjinali më 10 tetor 2012. Marrë më 27 qershor 2010.
  8. "Inter and Orlandoni together until 2010" [Inter dhe Orlandoni sëbashku deri në 2010]. inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 12 maj 2009. Arkivuar nga origjinali më 16 maj 2009. Marrë më 27 qershor 2010.
  9. "Inter agree contract extension with Orlandoni" [Inter rinovon kontratën me Orlandonin]. inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 29 qershor 2010. Arkivuar nga origjinali më 10 tetor 2012. Marrë më 29 qershor 2010.
  10. "Werder Bremen 3 – 0 Internazionale" (në anglisht). ESPN FC. 7 dhjetor 2010. Arkivuar nga origjinali më 23 tetor 2012. Marrë më 7 dhjetor 2010.
  11. "Orlandoni and Inter together until 2012" [Inter dhe Orlandoni sëbashku deri në 2012]. inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 29 qershor 2011. Arkivuar nga origjinali më 12 tetor 2012. Marrë më 15 korrik 2011.
  12. Eric Noveanto (22 maj 2011). "Diego Milito, Julio Cesar and Giampaolo Pazzini named in 20-man Inter squad for Indonesian tour" [Diego Milito, Julio Cesar dhe Giampaolo Pazzini emërohen në ekipin prej 20 lojtarësh të Interit për turin e Indonezisë] (në anglisht). Goal.com. Marrë më 15 korrik 2011.
  13. 1 2 "Paolo Orlandoni" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 24 tetor 2018.
  14. "Paolo Orlandoni". inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. Marrë më 24 tetor 2018.
  15. "Paolo Orlandoni" (në anglisht). Calcio.com. Arkivuar nga origjinali më 24 tetor 2018. Marrë më 24 tetor 2018.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]