Partia Demokratike e Shqipërisë
Partia Demokratike e Shqipërisë | |
---|---|
Shkurtesa | PD[1] |
Kryetari | Kontestuar[2] midis Lulzim Basha dhe Sali Berisha |
Udhëheqësi i grupit parlamentar | Kontesuar midisGazment Bardhi[3] dhe Flutura Açka [4] |
Sekretar i Përgjithshëm | Kontesur midis Flamur Nokës dhe Gazment Bardhit |
Themeluar | 11 dhjetor 1990 |
Selia | Bulevardi Zhan'dark 11, 1000, Tiranë |
Gazeta | Rilindja Demokratike |
Krahu i nxënësve | Grupimi Rinor Universitar Demokrat |
Krahu i të rinjve | Forumi Rinor i Partisë Demokratike |
Anëtarësimi (2021) | 44,000 |
Ideologjia | Qendrës së djathtë Konservatorizëm liberal Konservatorizëm Pro-Europianizëm |
Përkatësia evropiane | Partia Popullore Evropiane |
Parimi | Shqipëria në Rrezik! |
Kuvendi | 50 / 140
|
Bashkitë | 6 / 61
|
Party flag | |
Faqja zyrtare | |
pd pdsh |
Partia Demokratike është parti politike e qendrës së djathtë në Shqipëri. Partia Demokratike ishte partia kryesore në koalicionin qeverisës pas zgjedhjeve të 28 qershorit 2009. Pas humbjes së zgjedhjeve të 2013, kaloi në opozitë.
Partia Demokratike e Shqipërisë u themelua në vitin 1990 si një parti e fortë antikomuniste me shumicën e ndjekësve të saj nga disidentë të përndjekur politikë të regjimit diktatorial komunist të Enver Hoxhës. Në marrëdhëniet ndërkombëtare është anëtare e asociuar e Partisë Popullore Evropiane dhe anëtare me të drejta të plota në Bashkimin Demokratik Ndërkombëtar.
Historiku
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Partia Demokratike e Shqiperisë u krijua më 12 dhjetor të vitit 1990 nga një grup studentësh dhe intelekualësh shqiptarë midis të cilëve Azem Hajdari, Sali Berisha, Gramoz Pashko, Arben Imami, Aleksandër Meksi, Eduard Selami etj. Kryetar i Komisionit Nismëtar të Partisë Demokratike u zgjodh studenti Azem Hajdari. Me vonë kryetar i Partisë Demokratike u zgjodh mjeku kardiolog Sali Berisha. Ajo ishte partia e parë opozitare pas lejimit të pluralizmit politik në Shqipëri.
Në zgjedhjet parlamentare të marsit të vitit 1991, Partia Demokratike nuk arriti të fitojë shumicën në parlament. Në zgjedhjet e parakohëshme parlamentare të 22 marsit të vitit 1992 Partia Demokratike fitoi shumicën absolute të vendeve në parlament. Ajo qeverisi deri në vitin 1997. Gjatë kësaj periudhe qeveria e Partisë Demokratike kreu një sërë reformash për të liberalizuar vendin, për të ndërtuar ekonominë e tregut të lirë, për të siguruar sundimin e ligjit dhe për ta konsoliduar sistemin demokratik zgjedhor. Në hapjen e saj ndaj botës së jashtme, Shqipëria nënshkroi qindra marrëveshje bashkëpunimi me vendet e Europës dhe më gjerë. Në vitin 1993, Shqipëria nënshkroi Marrëveshjen e Partneritetit për Paqe dhe më pas, në vitin 1995, u anëtarësua në Këshillin e Europës.
Gjatë trazirave të vitit 1997, që u shkaktuan nga rënia e firmave piramidale, qeveria e Partisë Demokratike me kryeministër Aleksander Meksi dha dorëheqjen dhe u zevendësua nga një qeveri kalimtare të drejtuar nga Bashkim Fino i Partisë Socialiste. Në zgjedhjet e parakohëshme të qershorit të vitit 1997 të zhvilluara në një atmosferë jo të qetë, ku kandidatët për deputetë të Partisë Demokratike nuk mund të bëin fushatë zgjedhore, për shkak të dhunës së bandave të armatosura që përkrahnin Partinë Socialiste, Partia Demokratike kaloi në opozitë. Zgjedhjet u fituan nga Partia Socialiste e Shqipërisë.
Në vitin 2005, Partia Demokratike u rikthye në pushtet më sloganin “Koha për Ndryshim”, duke premtuar përçimin e vlerave dhe vazhdimin e ndryshimeve të nisura në vitin 1992 - si liria, liberalizimi dhe rruga drejt prosperitetit.
Në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit 2009, koalicioni i drejtuar nga Partia Demokratike fitoi më shumë vende në parlament se koalicioni i drejtuar nga Partia Socialiste, por iu desh koalicioni me partinë e majtë Lëvizja Socialiste për Integrim për të krijuar qeverinë.
Gjatë këtyre mandateve të qeverisjes së Partia Demokratike dhe aleatëve të saj u ndërtuan më shumë se 10.000 km rrugë, duke lidhur me rrugë të asfaltuara mbi 900 fshatra me komunat dhe 169 komuna me infrastrukturën rrugore kombëtare. Për tu përmendur është rruga Durrës-Kukës, që njihet ndryshe si Rruga e Kombit, sepse lidh Kosovën me qytetin e Durrësit. Kjo rrugë përshkon Shqipërinë lindje-perëndim dhe është vepra më e madhe rrugore në historinë e Shqipërisë. Ndërtimi i kësaj rruge u kritikua nga Partia Socialiste si shumë e kushtueshme. Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, në një fjalim në Kukës gjatë ndërtimit të rrugës, theksoi se me paratë e harxhuara për ndërtimin e kësaj rruge do të ishin ndërtuar shumë rrugë të tjera në Shqipëri.
Një tjetër arritje e qeverisjes së Partisë Demokratike ishte sigurimi i energjisë elektrike pa ndërprerje për qytetarët shqiptarë për herë të parë në historinë e Shqipërisë.
Gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike u krijuan kushtet për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO gjë që u realizua më 2 prill 2009. Gjithashtu u plotësuan të gjitha kushtet dhe kriteret për heqjen e vizave me vendet e Bashkimit Europian. Mbas miratimit të këtij vendimi nga Parlamenti Europian, ai hyri në fuqi më 15 dhjetor 2010.
Në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit 2013, koalicioni i drejtuar nga Partia Demokratike humbi ndaj koalicionit të drejtuar nga Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim. Kryetari i Partisë Demokratike Profesor Doktor Sali Berisha pranoi rezultatin e zgjedhjeve dhe dha dorëheqjen si Kryetar i Partisë Demokratike. Një muaj më vonë, u zhvilluan zgjedhjet sipas parimit një anëtar një votë për Kryetarin e Partisë Demokratike. Në këto zgjedhje kandiduan Ministri i Ministër i Punëve Publike dhe Transportit Sokol Olldashi dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha. Zgjedhjet u fituan nga Lulzim Basha.
Më 14 shtator 2022 u deklasifikua një raport i shërbimeve të inteligjencës amerikane që thotë se ka burime se Federata Ruse kishte shpenzuar rreth 500.000 dollarë për të mbështetur PD-në në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.[5]
Organizimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Partia Demokratike e Shqipërisë, shtrihet në të gjithë territorin e vendit, nga veriu ne jug.
Strukturat funksionojnë mbi bazën e territorialitetit dhe ndarjes administrative, apo në zona elektorale, sipas kritereve të vendosura. Njësitë organizative të saj janë :
- seksioni, operativ, si rregull, në territorin e çdo qendre votimi ;
- grupseksioni, operative; si rregull në territorin e çdo lagjeje ;
- nëndega e Partisë Demokratike, operative si rregull në territorin e një zone elektorale ;
- dega e Partisë Demokratike, që përfshin strukturat e partisë në një rreth.
Këshilli Kombëtar
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike përbëhet nga 100 anëtarë që zgjidhen nga Kuvendi i Partisë
Kryesia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikulli kryesor: Lista e kryetarëve të Partisë Demokratike
Kryesia e Partisë Demokratike përbëhet nga kryetari, dy nënkryetarë, sekretari i përgjithshëm dhe 23 anëtarë.
Sekretariati
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sekretariati përbëhet nga sekretari i përgjthshëm, dy nënkryetarët dhe shtatë sekretarë që mbulojnë fusha të ndryshme.
Marrëdhëniet ndërkombëtare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Partia Demokratike është anëtare e Partisë Popullore Europiane (EPP) dhe e Bashkimit Ndërkombëtar Demokrat (IDU).
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "European Election Watch Albania" (në anglisht). Center for Strategic and International Studies. Arkivuar nga origjinali më 4 janar 2022. Marrë më 4 janar 2022.
- ^ "Berisha Claims He's Back in Charge of Albania's Democratic Party". 23 maj 2022.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Pas dorëheqjes së Alibeaj reagon Gazment Bardhi". Albania Daily News (në anglishte amerikane). 2023-05-17. Marrë më 2023-05-24.
- ^ "Kuvendi njeh Gaz Bardhin si kreun e grupit të PD, zbulohet e-maili zyrtar".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Rusia financoi Partinë Demokratike me 500 mijë dollarë në 2017".