Poliknika Galaxy
Neutraliteti i këtij artikulli ose seksioni është i dyshimtë. Jeni të lutur të shikoni faqen e diskutimit si dhe të ndihmoni këtë artikull duke korrigjuar informacionet. |
Poliklinika "Galaxy" është një lloj ambulante në Prishtinë e themeluar nga Abdurrahim Idrizi dhe adaptuar kërkesave të shoqërisë kosovare të viteve '90-ta, e cila tani më paraqitet si një improvizim spitalor.
Kjo poliknikë u themelua në dhjetorë të vitit 1990. Deri në mars të vitit 1999, për çdo vit akademik, mesatarisht 150 student, 70 nxënës të shkollave të mesme dhe 22 mjekë të rijnë, kryenin mësimet e tyre praktike dhe stazhin. Gjatë kësaj kohe në këtë institucion paralel janë mbajtur doktoratura dhe provime specialistike.
Poliklinika "Galaxy" me personelin e vet e përkrahu rezistencën dhe luftën për lirinë e Kosovës, duke ofruar ndihmë të pakursyer mjekësore, në pajisje, medikamente dhe mjete financiare. Ashtu siç ka bërë edhe gjatë luftës në Luginën e Preshevës dhe në Maqedoni.
Pas luftës kjo poliklinikë ka zhvilluar dhe zgjeruar veprimtarin e saj. Sipas paraqitjes së saj në faqen zyrtare të internetit cak i veprimeve të tyre është "të qenurit shembull në ndihmën e organizimit më të mirë të sektorit privat shëndetësorë. Ky cakë mundohet të arrihet paraqitjes së tyre si konkurrencë lojale dhe sfidë për sektorin publik të sistemit shëndetësorë të Kosovës.
Si do që të jetë edhe kjo ndërmarrje nuk mund të ekzistojë pa ndihmën e konkurrentit të saj publik pasi shumica e pacientëve përfundojnë në sektorin publik, sektor i cili duhet të bëjë "korrigjimet" e ndërmarrjeve të tilla.
Shërbimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sipas prezentimit të tyre në internet, në këtë poliknik afërohen këto shërbime: Kirurgjia e përgjithëshme (Dr. Preveza Abrashi dhe Dr.Eshref Osmani ); Urologjia (Dr. Mustafa Xhabiri); Gjinekologjia me obstetrikë (Dr. Flora Belegu-Spahija); Sëmundjet interne (Dr.Shpresa Hoxha ); Kardiologjia me egrometri e holter monitoring (Prof.dr.sci.Ymer Koçinaj dhe Dr.Dardan Koçinaj ); Gastroenterologjia me endoskopi (Dr. Arbër F. Veliu ); Pediatria (Dr. Safete Hoxha-Kelmendi); Oftalmologjia (Dr.Hakif Sadiku dhe Dr.Sanije Gashi ); Neuropsikiatria (nuk ka ekip mjekësore); Dermatovenerologjia (Dr. Allma Koçinaj );Mjekësia e përgjithshme (Dr.Hasan Ibrahimi dhe Dr.Fatime Shkodra ); Mjekësia familjare (Dr.Fatime Shkodra ); Diagnostika ultrasonografike (nuk ka të dhëna);Ekzaminimi funksional i mushkërive - spirometria (nuk ka të dhëna);Laboratoriumi hematologjik dhe biokimik (Enver Bunjaku, Sali Metolli dhe Antigona Nikqi ); Barnatorja (Ph.Haki Ejupi dhe Tek.Shqipe Rexhepi); Lëshimi i çertifikatave mjekësore (nuk ka të dhëna në gjuhen shqipe); [1]
Burimi i të dhënave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Gjitha shënimet janë të nxierruna nga faqja : [1] Arkivuar 2 shkurt 2010 tek Wayback Machine në nëntorë 2008
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Amza zyrtare e Poliknikës "Galaxy"