Shko te përmbajtja

Psikologjia humaniste

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Line drawing of Carl Rogers's head
Carl Rogers (1902-1987), një nga themeluesit e psikologjisë humaniste.

Psikologjia humaniste është një perspektivë (drejtim) i psikologjisë që u paraqit në mesin e shekullit XX, si një lloj reaksioni ndaj teorisë psikanalitikeSigmund Freudit dhe biheviorizmitB. F. Skinnerit.[1] Rrënjët e këtij drejtimi vërehen qysh në pikëpamjet e Sokratit ndërsa zhvillimit të këtij drejtimi një kontribut të konsiderueshëm i ka dhënë edhe periudha e Rilindjes.

Ky drejtim psikologjik përpiqet të ndihmojë klientin që të krijojë besimin se të gjithë njerëzit në thelb janë të mirë.[2] Ajo sugjeron një qasje holistike ndaj ekzistencës njerëzore dhe i kushton vëmendje të veçantë fenomeneve të tilla si kreativiteti, vullneti i lirë dhe potenciali pozitiv njerëzor. Psikologjia humaniste na inkurajon që ne të shikojmë veten si një "personalitet i plotë (tërësi)" gjë që është më e madhe se sa shuma e pjesëve tona. Ky drejtim i kushton vëmendje edhe vetë eksplorimit më shumë se sa studimit të sjelljes në njerëz të tjerë. Psikologjia humaniste është e lidhur me fushën e psikologjisë transpersonale.[3][4]

Në një artikull nga Shoqata për Psikologji Humaniste, përfitimet e terapisë humaniste janë përshkruar si një "mundësi vendimtare për të udhëhequr kulturën tonë të trazuar në rrugën e saj të shëndetshme. Më shumë se çdo terapi tjetër, terapia humaniste-ekzistenciale në njëfarë forme e modelon demokracinë. Ajo dukshëm më pak i imponon ideologjitë e të tjerëve mbi klientin se sa praktikat tjera terapeutike. Liria për të zgjedhur është maksimalizuar. Ne e vërtetojmë potencialin e mundshëm njerëzor të klientëve tanë."[2]

Në shekullin XX, psikologjia humaniste është konsideruar si "forca e tretë" në psikologji pas psikoanalizës dhe behaviorizmit. Në shoqërinë tonë post industriale psikologjia humaniste është bërë më e rëndësishme, për shembull, as psikoanaliza as behaviorizmi nuk mund të merreshin e as "të lindnin" fushën e studimit të njohur si inteligjenca emocionale.

  1. Benjafield, John G. (2010). A History of Psychology: Third Edition. Don Mills, ON: Oxford University Press. fq. 357–362. ISBN 978-0-19-543021-9. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. 1 2 "Humanistic Therapy." CRC Health Group. Web. 29 Mar. 2015. http://www.crchealth.com/types-of-therapy/what-is-humanistic-therapy Arkivuar 2 qershor 2019 tek Wayback Machine
  3. "humanistic psychology n." A Dictionary of Psychology. Edited by Andrew M. Colman. Oxford University Press 2009. Oxford Reference Online. Oxford University Press. 25 May 2010
  4. Aanstoos, C. Serlin, I., & Greening, T. (2000). "A History of Division 32 (Humanistic Psychology) of the American Psychological Association". In D. Dewsbury (Ed.), Unification through division: Histories of the divisions of the American Psychological Association, Vol. V. Washington, DC: American Psychological Association.

Literatura shtesë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]