Jump to content

Qazim Begolli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Qazim Begolli ishte nacionalist shqiptar dhe veprimtar i lëvizjes kaçake të shekullit të 20-të.

Qazim Begolli ishte anëtar i familjes së fuqishme dhe me ndikim Begolli nga Peja. Ata ishin sanxhak-bejlerët e parë në zonën Shkodër - Dukagjin.[1]

Qazim Begolli ka qenë aktiv gjatë Luftës së Parë Botërore dhe pas saj. Me Hasan bej Prishtinën dhe të tjerët organizoi kryengritje dhe sulme kundër forcave serbe të vendosura në Kosovë. Në shkurt të vitit 1915 mori pjesë në betejën e Zhurit afër Prizrenit.[2] Në maj të vitit 1918, Begolli ishte arrestuar dhe dënuar për “paturpësi publike”. Ai u dënua me gjashtë muaj burg. 

Ai ishte anëtar themelues i Komitetit për Mbrojtjen Kombëtare të Kosovës,[3] një komitet me qendër në Shkodër dhe i themeluar në nëntor 1918. Komiteti e çoi në nivelet më të larta lëvizjen kaçake dhe qëndresën shqiptare kundër Serbisë.

  1. ^ Anna Di Lellio, Robert Elsie (2009). The battle of Kosovo 1389: an Albanian epic. I.B. Tauris. fq. 185. ISBN 9781848850941. OCLC 312626753. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Sheradin Berisha (2004-10-21), Kryengritja shqiptare e vitit 1915 [The Albanian uprising of 1915], Pasqyra, marrë më 2014-02-09, Më 6 gusht 1914 konsulli austriak Karl, nga Durrësi njoftonte Ministrinë e Punëve të Jashtme në Vjenë "mbi fillimin e aksioneve kundër pushtuesve serb"nga Hasan Prishtina, Selim Batusha, Bajram Daklani, Qazim Begolli e Halim Deralla (djali i Mehmet Derallës-Sh. B), të cilët kishin me vete"lëndë plasëse dhe municion për mauzerët".
  3. ^ Dëshmi historike dhe diplomatike që Serbia ishte okupatore e Kosovës, Kosova Sot, 2012-02-06, arkivuar nga origjinali më 19 tetor 2022, marrë më 2014-02-09, Sekretar i (vëllai i Sami Pejës), kurse anëtarë të Komitetin ishin: Bardh Jusufi, Sali Gjuka, Isuf Veseli, Sadik Deçani, Naxhi Hoxhi Sadiku, Avdush Kastrati, Jahja Prishtina, Sadik Gostivari, Bajram Daklani, Lalë Perolli, Ragip Kojë Begolli, Qazim Begolli, Hamdi Zajmi, Niman Ferizi, Rrok Perolli, Tahir Zajmi, Kahraman Begolli, dhe Ibrahim Gjakova.