Reaksioni kimik
Reaksioni kimik është bashkëveprim midis dy apo më shumë lëndëve gjatë shndërrimeve kimike.
Komponentët e reaksioneve kimike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Reaksionet kimike paraqiten me anë të barazimeve kimike. Barazimet kimike përbëhen prej anës së majtë dhe anës së djathtë të barazimit.
- A + B = AB
Në anën e majtë të barazimit shënohen elementët (A dhe B), ndërsa në anën e djathtë produkti (AB). Reaksion kimik kemi kur substanca ndryshon krejtësisht dhe fitohet substance e re. Shenjat e reaksionit kimik janë : 1. Formimi i gazit 2. Formimi i Fundërrinës 3. Ndryshimi i ngjyrës 4. Ndryshimi i temperaturës
Faktorët që ndikojnë në shpejtësinë e reaksionit janë:
- rritja e temperaturës
- rritja e shtypjes
- rritja e siperfaqes kufitare
- rritja e katalizatorit
Ndarja e reaksioneve[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Barazimet kimike në përgjithësi ndahen në barazime të kthyeshme (Reverzibile ) dhe të pakëthyeshme (Ireverzibile →). Numri i reaksioneve kimike është mjaft i madh prandaj dhe ndarja ose klasifikimi i tyre është i domosdoshëm në bazë të vetive, energjisë kimike që lirohet etj.
- Reaksioni i kondenzimit - Dimerizimit
- Reaksioni i zëvendësimit dhe zëvendësimit të dyfisht
- Reaksioni i neutralizimit
- Reaksioni i precipitimit
NaOH + HCl → NaCl + H2O
- Reaksioni i polimerizimit
- Reaksioni i polikondenzimit
- Reaksioni Protolitik që zhvillohen me lëshim-pranim të protoneve
- Reaksioni i oksido-reduktimit që zhvillohet me lëshim-pranimin e elektroneve Nr i mases është i barabarte me nr atomik + nr e n0.A=Ar=M
Reaksionet kimike ndahen ne Rrektable (fillestare) dhe produkt ( perfundimtare)
Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Ky artikull nga Kimia është i cunguar. Ti mund të ndihmosh Wikipedian duke e përmirësuar këtë artikull.