Rrethi i Kosovës
Distrikti ose Rrethi i Kosovës (serbisht: Косовски округ Kosovski okrug shqiptohet [kôsoʋskiː ôkruːɡ]) ishte një rreth i Kosovës dhe Metohisë ndërmjet viteve 1990 dhe 1999; në kohën kur, Kosova ishte pjesë e Konfederatës Serbia dhe Mali i Zi. Distrikti de jure ende ekziston, përkundër faktit se qeveria serbe pranoi administrimin civil të OKB-së mbi Kosovën.
Distrikti ndodhej në pjesën qëndrore të Kosovës dhe kishte një popullsi prej 672,292 banorësh. Kryeqyteti i saj ishte Prishtina.
Bashkitë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Rrethi përfshinte bashkitë e:
Kultura dhe historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në qendër të Prishtinës qëndron xhamia e Çarshisë, e ndërtuar pas Betejës së Kosovës. Në afërsi të Prishtinës gjendet një lokalitet arkeologjik nga periudha neolitike, si dhe vendbanimi romak i Vicianumit. Gjithashtu afër Prishtinës ndodhet Manastiri i Graçanicës, e ndërtuar në vitin 1315. Arkitektura dhe piktura afreske e tij e bëjnë atë një nga monumentet më të rëndësishme mesjetare në të gjithë Evropën. Sot është një manastir aktiv për gratë dhe i hapur për vizitorët.