Rrjeti rrugor në Shqipëri
Rrjeti rrugor në Shqipëri është një rrjet në zgjerim e sipër.
Tërësia e rugëve, bashke me vite të prodhimit dhe vepratmahin qendrat e banimit dhe të prodhimit dhe që shërbejnë për lëvizjen e njerëzve me dijetet e transportit rrugor. .
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sipas rëndësisë ekonomike, shoqërore dhe nga teknika e ndërtimit të Rr.Rr. të Elbasanit, ka rrugë kryesore me syprinë prej asfalti, asfaltobetoni e betoni, si dhe rrugë krahinore.Historikisht Elbasani përmendet për një Rr.Rr. të zhvilluar që lidhte qytetin jo vetëm me bregdetin Adriatik e me vendet në lindje të tij, por edhe me veriun nëpër Kërrabë, dhe krahinat e thella në jug nëpër luginën e Devollit, ose nëpër Dumre, për të dalë në krahinat jugperendim të vendit. Ato rrugë në pjesën më të madhe kanë qenë të shtruara me gurë të mëdhenj ose kalldrëm (Egnatia, e Kandavisë). Qysh nga shek. XV kur Shqipëria u pushtua nga Turqia, Elbasani ka qenë qendër rrugore me rëndësi për tregti e komunikacion që lidh Durrësin me pjesën lindore të perandorisë turke, sidomos me Strugën, Ohrin, Resnjën, Manastirin, Dibrën, Shkupin si dhe me Bullgarinë e Rumaninë.[1]
Qeveria turke në vitin 1902 ndërtoi rrugën Elbasan-Shushicë-Fushë Buall-Polis, mbetjet e së cilës ruhen edhe vitet e fundit të shek. XX. Në ndërtimin e kësaj rruge kanë marrë pjesë edhe sipërmarrës nga Elbasani si Ligor Nosi. Në Luftën e Parë Botërore, austro- hungarezët zgjeruan dhe përmirësuan rrugën e karvaneve Tiranë-Qafë Kërrabë-Elbasan. Pas Shpalljes së Pavarësisë, dhe sidomos duke filluar pas vitin 1921, filloi ndërtimi i rrugëve të mirëfillta, që mund të shfrytëzoheshin dhe prej mjeteve të reja të kohës si automjetet. Mbas Kongresit të Lushnjës, qeveria shqiptare, aty nga viti 1923 ndërtoi pjesët që mungonin në rrugën Durrës- Elbasan-Korçë. Filluan punimet në rrugën Peqin-Elbasan e pastaj Elbasan-Librazhd. Në 1921 filloi ndërtimi i Thamobilistike Elbasan - Librazhd rrugës Thane, e gjate 76.5 km dhe mbaroi net 1926. Më 1925 u përurua rruga Durrës- Elbasan dhe po këtë vit u ndërtua Elbasan- Llixhë-Gostimë. Më 1926 mbaroi dhe rruga Elbasan - Gramsh 45 km e gjatë (asfaltimi i së cilës u bë në vitin 1989 si dhe në v. 1996). Në v. 1920 mbaroi rruga Elbasan - Peqin, 36 kme gjatë, asfaltimi i së cilës u krye në vitin 1962-1963, 24 km e gjatë. Po këtë vit mbaroi dhe tuneli automobilistik i Mirakës, ndërsa kalimi i dytë i tij u ndërtua në vitin 1996. Më 1926 u përurua rruga Elbasan-Korçë. Më 1934 u përurua rruga Tiranë-Qafë Kërrabë- Elbasan.
Pas Luftës II Botërore, veç riparimit të rrugëve të prishura gjatë Luftës së Dytë Botërore, u ndërtuan mjaft rrugë krahinore, për lidhjen e Elbasanit me shumicën e fshatrave kryesore, u ndërtuan rrugë të cilësisë së parë brenda ndërmarrjeve të mëdha ekonomike, si dhe nga qyteti për në këto ndërmarrje. U ndërtuan rrugë që lidhnin vendburimet e lëndës së drurit me rrugët nacionale.
Rrjeti rrugor
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Hierarkia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Autostrada
- Rruga kombëtare
Autostrada
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lista e autostradave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]# | Nga | Deri në | Nyjet | Gjatësi | Gjendja e punimeve | |
---|---|---|---|---|---|---|
Durrës | Morina | Vora - Fushë Kruja - Milot - Rrëshen - Kalimash - Kukës | 177 km | e përfunduar | ||
Levan | Vlora | 24,5 km | e përfunduar | |||
Tirana | Tepelena | Baldushk - Elbasan - Kuçova - Berat - Memaliaj | 125 km | në ndërtimin dhe planifikimin | ||
Durrës | Tirana | Vora - Aeroporti Nënë Tereza (Tirana) | 32 km | e përfunduar | ||
Durrës | Levan | Rrogozhina - Lushnja - Fier | 81 km | përfunduar pjesërisht |
Rrugët kombëtare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lista e rrugëve kombëtare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]# | Nga | Deri në | Nyjet | Gjatësia | Gjendja e punimeve | |
---|---|---|---|---|---|---|
Han i Hotit / 12px MNE | Tirana | Shkodra - Lezha - Milot - Fushë Kruja | ca. 117,5 km | pjesërisht e përfunduar | ||
Stampa:RSIGN/Europastraßen | Elbasan | Kapshtica / 12px GR | Librazhd - Pogradec - Korça | ca. 144 km | pothuajse e përfunduar | |
Levan | Kakavija / 12px GR | Tepelena - Gjirokastra | ca. 129 km | e përfunduar | ||
Shkodra | Kukës | Puka - Fushë-Arrëz | ? | e përfunduar | ||
Milot | Peshkopi | Burrel - Bulqiza | ? | e përfunduar | ||
Rrogozhina | Elbasan | Peqin | ? | e përfunduar | ||
Fier | Saranda | Levan - Vlora - Himara | ? | e përfunduar | ||
am Qafë Thana | Qafë Thana / 12px MK | ca. 3 km | e perfunduar | |||
Shkodra | Zogaj | ca. 10,7 km | e përfunduar | |||
Berdica e Sipërme | Velipoja | ca. 27 km | e përfunduar | |||
Lezha | Shëngjin | ca. 6,5 km | e përfunduar | |||
Shkodra | Muriçan / 12px MNE | ca. 12,3 km | e përfunduar | |||
Vora | Fushë-Kruja | ca. 11,4 km | e përfunduar | |||
Tirana | Plepa (Durrës Plazh) | ca. 33 km | e përfunduar | |||
Pogradec | Tushemisht / 12px MK | ca. 6,8 km | e përfunduar |
Projekte të planifikuara
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]# | Nga | Deri në | Nyjet | Gjatësia | Shënim |
---|---|---|---|---|---|
Levan | Fier-Veri | ? | Bajpasi i Fierit, segment i ri | ||
Elbasan | Tepelena | Berat | ca. 79 km | Segment i ri | |
Shkodra | Milot | Lezha | ? | Zgjerim i autostradës | |
Tirana | Peshkopi | Bulqiza | ? | Rruga e Arbrit, segment i ri | |
Kashar | Mullet | Vaqarr | 22 km | Bajpasi i Tiranës, segment i ri |
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ enciklopdeia elbasan.
- Enciklopedia Elbasan