Saygın Soysal

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Saygın Soysal
U lind në21 maj 1982
KombësiaTurk
PunësimiAktor
Vite aktiviteti2005–prezent
Bashkëshorte/tGökçe Uzun (m. 2018; div. 2020)

Saygın Soysal (lindi më 21 maj 1982) është aktor turk.

Jeta dhe karriera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Soysal lindi më 21 maj 1982 në Ankara si fëmija i vetëm i familjes së tij.[1] Babai i tij është nga Çaykara dhe nëna nga Ilgaz. Në moshën dy vjeçare u shpërngul me familjen në Bursa. Më vonë u vendosën në Trabzon, ku mbaroi shkollën e mesme. Soysal është diplomuar në Konservatorin Shtetëror të Universitetit Hacettepe me një diplomë në artet performuese.[2] Ai bëri debutimin e tij televiziv në vitin 2005 me një rol në serialin Kırık Kanatlar, duke portretizuar personazhin e Çavush Junus. Në vitin 2006, ai iu bashkua kastit të Hatırla Sevgili, duke portretizuar Recep Tayyip Erdoğan. Ai më tej u bë i njohur në vitin 2013 me rolin e tij në serialin dramatik historik Sulejmani i Madhërishëm. Në vitin 2014, ai luajti në Diamante dhe Dashuri së bashku me Tuba Büyüküstün dhe Engin Akyürek.[3] Në vitin 2017, ai u shfaq shkurtimisht në Payitaht: Abdülhamid përpara se të luante një rol të përsëritur në Çukur. Ai ishte i rregullt në serialin origjinal të Netflix Hakan: Muhafız, dhe luajti në serialin televiziv Maraşlı në vitin 2021.[4]

Filmografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Seriale
Viti Titulli Roli
2005 Güz Yangını Ajans Sahibi
2006 Kırık Kanatlar Çavush Junus
2006 Hatırla Sevgili Rexhep Taip Erdoan
2007-2008 Asi Asllan Kozxhollu
2009 Bu Kalp Seni Unutur Mu? Kyrshat Syvariollu
2010 Türkan Ali
2011 Al Yazmalım Tahir Oguz
2013 Sulejmani i Madhërishëm Merxhan Aga
2013 Tatar Ramazan Roli mysafir (Bulgar Ferit)
2014-2015 Diamante dhe Dashuri Fatih "Metin" Dyndar
2016 46 Yok Olan Dogan
2017 Payitaht: Abdülhamid Theodor Herzl
2018 Çukur Elvis
2019 Nöbet Kapiteni i Lartë i Xhandarmërisë Jigit Akan
2020-2021 Maraşlı Savash Jëlldërëm
Internet
Viti Titulli Roli
2018-2020 Mbrojtësi Mergen
2022 Aslında Özgürsün Sinan
Filma
Viti Titulli Roli
2007 Tiksinti Kamil
2009 Kosmos İmza Karşıtı Genç
2011 Yurt
2012 Jin Çavush
2021 Sen Ben Lenin Komisar Ufuk
2021 Hakikat Şeyh Bedrettin Torlak Kemal
2022 Kar ve Ayı

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Saygın Soysal kimdir, kaç yaşında, nereli? İşte Saygın Soysal hayatı!". Sabah (në turqisht). 28 prill 2021. Marrë më 5 shtator 2021.
  2. ^ "Maraşlı'nın Savaş'ı Saygın Soysal hakkında en çok merak edilen gerçek! 'Gönlümün sahibi' diyor bakın Saygın Soysal nereli". Takvim (në turqisht). 24 maj 2021. Marrë më 5 shtator 2021.
  3. ^ "Saygın Soysal kimdir? Düğün görüntüleri sosyal medyaya damga vurdu". Hürriyet (në turqisht). 27 gusht 2018. Marrë më 5 shtator 2021.
  4. ^ "Maraşlı dizisinin Savaş'ı Saygın Soysal memleketiyle şaşırttı! Bakın nereli çıktı". ATV (në turqisht). 21 qershor 2021. Marrë më 5 shtator 2021.