Shën Kostandini Arbëresh
Shën Kostandin Italisht : San Costantino Albanese | |
---|---|
{{{Përshkrimi i pamjes}}} | |
Shteti | ![]() |
Rajoni | Bazilikata |
Provinca | Potenca |
Kryetari i komunës | Renato Iannibelli |
Sipërfaqja | 37,42 km2 |
Popullsia | 805 banorë |
Dendësia | 21,5 banorë/km2 |
Vendasit | Shënkonstandinian/ë |
Zona Kohore | UTC+1 |
Verore | UTC+2 |
Kodi Postal | 85030 |
Shenjti mbrojtës | Shën Konstandini i Madh |
Dita e shenjtit | 21 maj |
Koordinatat | 40° 2′ 0″ Veri 16° 18′ 0″ Lindje |
Faqja Zyrtare www.comunesanconstantinoalbanese.it |
Shën Kostandin Arbëresh ose vetëm Shën Kostandin (italisht: San Costantino Albanese) është një fshat dhe bashki arbëresh në krahinën e Potencës, në rajonin jugor italian të Bazilikatës (ish Lukania).
Shën Kostandini Arbëresh u themelua nga shqiptarët nga Shqipëria dhe Morea në jug të Greqisë gjatë diasporës shqiptare në shekullin e pesëmbëdhjetë pas pushtimit osman. Popullsia ruan edhe sot e kësaj dite shërbimet fetare, zakonet dhe gjuhën arbëreshe, gjuhë e vjtër shqipe të përzierë me disa fjalë të italishtes së sotme.
Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Shën Kostandini u themelua në vitin 1534, pas pushtimit osman të Perandorisë Bizantine. Mbreti i Napolit i priti dhe arbëreshi Llazar Mates e vendosi një nga këto grupe në "Noja" (Noepoli i tanishëm). Kështu u krijua fshati Shën Kostandini i bazuar në një ekonomi bujqësore me kultivimin e gështenjave, ullirit, lirit, fshesave dhe pambukut. Fshati u shpërblye me privilegje nga sunduesit spanjollë për ndihmën e dhënë në të kaluarën në betejat kundër osmanëve. Deri në vitin 1671 banorët e tij ishin të liruar nga taksat dhe ngarkesat fiskale.
Banorët e Shën Kostandinit dallohen nga popullsia latine, nga gjuha arbereshe, kostumet tradicionale dhe ritet fetare orthodokse.
Gjeografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Bashkia ndodhet në Luginën e Sarmentos, në zemër të Parkut Kombëtar Polini (italisht Pollino), që ndodhet rreth 650 metra mbi nivelin e detit. Zona përreth është kryesisht malore. Ajo ka vlera të veçanta natyrore, me karakteristika të ndryshme tipike e mjedisit, kryesisht mesdhetare. Fshati është i ndarë në pjesën e sipërme Lagja Alartaz (Lagja e Lartë), banorët e së cilës quhen Lastu (të lashtë), dhe pjesën e poshtme (Lagja Ahimaz), e cila shtrihet në mënzrë gjatësore.