Shoqëria civile në Kosovë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Shoqëria civile kosovare ka pasur shumë mishërime që nga fillimi i viteve 1990. Ajo është një produkt i reagimit ndaj okupimit të Kosovës nga Republika Socialiste Federale e Jugosllavisë deri në vitin 1999, e pastaj u fuqizua edhe më shumë kur Republika e Kosovës ishte nën kontrollin e UNMIK - ut dhe KFOR - it, ndërsa që nga Shpallja e Pavarësisë më 17 shkurt të vitit 2008 është zhvilluar edhe më shumë. Ajo përbëhet nga ish organizatat e shoqërisë civile nga periudha para Luftës Çlirimtare të Kosovës 1997 - 1999, OJQ-të lokale që erdhën pas çlirimit, dhe OJQ-të ndërkombëtare që ose kanë shpërndarë para ose hapën degë lokale brenda Kosovës.

Kosova ka një popullsi shumicë etnike shqiptare, ndërsa ka një pakicë popullsi serbe, rome, ashkali, egjiptiane, maqedonase, malazeze dhe kroate. Para vitit 2008, funksionet e qeverisë administroheshin nga UNMIK dhe mbroheshin nga KFOR - i. UNMIK dhe KFOR filluan misionet e tyre në vitin 1999 pas bombardimeve të Jugosllavisë dhe pozicioneve serbe drejtuar nga NATO.

Historia e Kosovës Moderne[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kosova nën Jugosllavi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Provinca e Kosovës ishte një pjesë e Jugosllavisë që nga krijimi i saj në vitin 1943. Pas kushtetutës Jugosllave të vitit 1974, u bë një provincë autonome që kishte status të ngjashëm me republikat e tjera Jugosllave por pa i dhënë asaj të drejta të plota. Kjo zgjati derisa Slobodan Milošević u ngrit në pushtet në vitin 1988, kur ai ndryshoi statusin juridik të Kosovës dhe filloi një fushatë për të spastruar shqiptarët nga qeveria dhe sistemi arsimor. Përgjigja ishte krijimi i shoqërive paralele në Kosovë, njëra e kontrolluar nga Beogradi dhe një tjetër e krijuar nga popullsia vendase shqiptare. Disa nga këto organizata ekzistojnë edhe sot, por dikur të gjitha ishin të përqendruara në ofrimin e shërbimeve themelore, siç janë arsimi dhe kujdesi shëndetësor.

Shoqëria civile para luftës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kjo periudhë kohore karakterizohet nga një mjedis ligjor që kufizon numrin e OJQ-ve dhe efektivitetin e tyre. Përveç kufizimeve ligjore, kishte edhe shqetësime për sigurinë që kufizonin numrin e OJQ-ve. [1]

Shoqata Nënë Tereza ishte një organizatë e cila ofronte shërbime të kujdesit shëndetësor; [2] Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut mblodhi dhe regjistroi informacione për shkeljet e të drejtave të njeriut. [3] Këto OJQ vazhduan aktivitetin edh gjatë luftës dhe janë akoma aktive në komunitetin kosovar.

Shoqëria civile pas luftës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kjo periudhë karakterizohet nga rritja e efektivitetit të OJQ-ve për shkak të ndryshimeve në situatën ligjore dhe të sigurisë në Kosovë. Fokusi i OJQ-ve ishte përqëndruar në rindërtimin, infrastrukturën dhe rezidencat, dhe ndihmën humanitare.

Direkt pas luftës, pati një rritje të madhe të OJQ-ve ndërkombëtare si dhe para të dhuruara në periudhën pas konfliktit. Pas ndërhyrjes së drejtuar nga NATO dhe nënshkrimit të Rregullores 1999/22 [4] më 9 maj 2000, situata juridike dhe e sigurisë u përmirësua shumë. Kjo i lejoi OJQ-të ndërkombëtare që kishin hyrë në vend të veprojnë me homologët e tyre vendorë; e gjithashtu lejoi krijimin dhe rregullimin e OJQ-ve me bazë në Kosovë. [5]

Shoqëria civile pas vitit 2008[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas Shpalljes së Paavërësisë së Kosovës, fokusi i shoqërisë civile në Kosovë është zhvendosur nga rindërtimi në qeverisje dhe ndërtimin e kombit. Ka pasur gjithashtu një zhvendosje në përqendrimin drejt mbrojtjes së të drejtave të minoriteteve, konkretisht grave, romëve dhe serbëve.

Ndërsa Kosova ka kaluar fazën fillestare të rindërtimit, gjithashtu ka pasur një rënie në sasinë e fondeve në dispozicion dhe donatorëve. Vlerësohet se ekzistojnë vetëm afro 500 OJQ "aktive", nga 4882 të regjistruara; [6] të tjerët janë konsideruar ose inaktive ose nuk kanë aftësi të kenë ndonjë lloj efekti domethënës në vend.

Shoqëria civile në Kosovë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kush[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shoqëria civile e Kosovës në përgjithësi përbëhet nga shqiptarë etnikë. Pas ndërhyrjes së drejtuar nga NATO, fluksi i OJQ-ve ndërkombëtare ndryshoi demografinë e shoqërisë civile. Kishte një numër të madh të ndërkombëtarëve nga vendet anëtare të NATO-së posaçërisht, që ishin me bazë në Kosovë. Që nga shpallja e pavarësisë, ka pasur një zhvendosje të fokusimit në drejtim të përfshirjes së pakicave në procesin e ndërtimit të një shoqërie demokratike.

Për shkak të popullsisë së re të Republikës së Kosovës dhe niveleve të larta të papunësisë, ka pasur disa raste të mungesës në angazhimin me popullatën lokale. Sidoqoftë, OJQ-të nuk mund të mbajnë një numër të madh të të punësuarve, shumica kanë midis tre dhe pesë punonjës dhe shumë pak kanë më shumë se 10, kështu që ndërsa ka shumë, ata nuk janë në gjendje të sigurojnë punësim për një pjesë të madhe të popullatës.

Çfarë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shoqëria civile në vitet 1990 ishte e përqendruar në arsim, kujdes shëndetësor, të drejta të grave dhe regjistrimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut. Shoqëria civile e Kosovës pas konfliktit u përqendrua përsëri në kujdesin shëndetësor, të drejtat e grave, zhvillimin e komunitetit dhe të drejtat e njeriut; por ka pasur edhe angazhime shtesë në rindërtimin e infrastrukturës dhe rezidencave dhe ndihmës humanitare. Që nga shpallja e pavarësisë, vëmendja ka qenë në sistemin juridik, veçanërisht gjyqësorin dhe sundimin e ligjit, zhvillimin e komunitetit dhe qeverisjen e mirë . Shumica e OJQ-ve janë të përqendruara në transparencë si në sistemin ligjor ashtu edhe në qeverisjen.

Llojet [7][Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kosova njeh dy lloje të organizatave vendase, shoqatave dhe fondacioneve. Që të dy llojet e organizimeve mund të aplikojnë për statusin e përfituesit publik, megjithëse të dy llojet janë akoma përgjegjës për TVSH-në, me përjashtime të vogla.

Shoqatat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Një shoqatë është një organizatë anëtarësie e themeluar nga të paktën tre persona juridikë ose fizikë vendas ose të huaj. Së paku një anëtar duhet të qëndrojë në Republikën e Kosovës.

Fondacionet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fondacioni është organizatë pa anëtarë, funksioni kryesor i të cilit është për të menaxhuar pronën ose asetet. Ai do të jetë krijuar nga të paktën një person juridikë ose fizikë, të jashtme apo të brendshme. Ai mund themelohet mbi baza vullnetare. Duhet të ketë të paktën një aëtar i cili ka vendbanim në Kosovë.

Ndikimi në zhvillim[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

OJQ-të kanë qenë agjentët kryesorë të ndryshimit në tërë Kosovën që nga koha e luftës. Ato ishin në gjendje që të sigurojnë shërbime themelore gjatë viteve 1990 dhe të ndihmojnë UNMIK-un të rindërtojë vendin pas Luftës Çlirimtare të Kosovës 1997 - 1999. Sipas Raportit të Zhvillimit NjerëzorUNDP në vitin 2008, çdo e katërta familje kosovare ka pasur jetën e saj të ndikuar nga një aktivitet i shoqërisë civile por që kishte më shumë njerëz që kishin përfituar nga sistemi sesa ata që merrnin pjesë në sistem. Ky aspekt i fundit është parë më shumë te pakicat e tjera dhe më pak në mesin e serbëve kosovarë, thuhet në raport; megjithatë përmendet që serbët kosovarë u përgjigjën "nuk e dinë" kur u morën në pyetje, kështu që mund të ketë konfuzion në lidhje me përfitimet dhe nëse ata marrin më shumë sesa dinë.

Raporti gjithashtu thekson se ndihma me strehimin është forma më e zakonshme e përfitimit, e ndjekur nga infrastruktura, arsimi dhe kujdesi shëndetësor.

Struktura e shoqërisë civile ka ndikuar jashtëzakonisht shumë. Në përgjithësi, ka karakteristika të forta organizative të shoqërisë civile të Kosovës. Sidoqoftë, ende ka vend për përmirësim, veçanërisht në aspektin e implementimit. Ai gjithashtu thekson që ndërsa demokratizimi dhe transparenca theksohen në dokumente dhe memorandume të brendshme, ai nuk përkthehet vazhdimisht në praktikë. [8]

Financimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ekzistojnë vetëm pesë organizata vendore që ofrojnë grante, kështu që një pjesë e madhe e parave kanë ardhur nga donatorë ndërkombëtarë. 86% e këtyre parave vijnë nga donatorë të Shteteve të Bashkuara ndërsa 14% të tjera vijnë nga Bashkimi Evropian. Ka pasur pak lëvizje drejt mbledhjes së fondeve nga bizneset vendore, për shkak të mungesës së nevojës dhe politikave tatimore që nuk inkurajojnë dhurimin. [9]

Marrëdhëniet e shoqërisë civile me qeverinë e Kosovës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Që nga viti 1999, OJQ-ve u është dashur të merren me një sistem qeverisës me dy nivele. Më herët ato ishin rregulluar nga IPVQ dhe UNMIK. Kjo ka krijuar probleme, pasi UNMIK ka qenë jo reagues ndaj aktiviteteve të shoqërisë civile në nivel lokal të ndikuara nga mosbesimi i dukshëm midis shoqërisë civile dhe IPVQ-ve.

Që nga viti 2002, bashkësia ndërkombëtare ka zvogëluar sasinë e parave që derdhen në Kosovë për të siguruar që IPVQ dhe OJQ-të do të detyrohen të punojnë së bashku. Sidoqoftë, kjo nuk ka ndodhur në një masë të madhe. Vetëm me presion ndërkombëtar IPVQ këshillohen me OJQ-të për hartimin e ligjeve dhe rregulloreve të reja, me përjashtim të veçantë të Planit Kombëtar të Veprimit për Barazi Gjinore midis politikanëve dhe organizatave civile të grave. [10] Kjo ka ndodhur mbi 10 javë në 2003.

Ndërveprimet normale midis qeverisë dhe OJQ-ve bëhen përmes kontakteve personale. Aktualisht nuk ka mekanizma institucionalë për të lehtësuar ose kërkuar bashkëpunim midis dy subjekteve.

Është spekuluar që IPVQ ka akoma pikëpamje të shoqërisë civile si një rol mbështetës nga epoka e paraluftës, ndërsa i shikon edhe OJQ-të si konkurrente për fondin monetar ndërkombëtar gjithnjë në zvogëlim. Nga ana tjetër është dyshimi tradicional kosovar i autoriteteve qeveritare. Ky cikël ka dëmtuar procesin e ndërtimit, rindërtimit dhe zhvillimit të shtetit. [11]

Koordinimi i shoqërisë civile në Kosovë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shumica e fondeve për OJQ-të janë të bazuara në projekte dhe përgjithësisht ka organe individuale dhuruese. Ende ka një shumë të mirë parash që vijnë nga UNDP, EULEX dhe OSBE. UNDP përqendrohet në projekte dhe propozime që do të ndikojnë në zhvillimin e Kosovës, që nga infrastruktura e deri në arsim. EULEX-i përqendrohet në projekte dhe propozime që do të rrisin efektivitetin e sundimit të ligjit në Kosovë. OSBE-ja punon me zgjedhje dhe marrëdhënie etnike. Ata përpiqen dhe rrisin përgjegjshmërinë e qeverisë, transparencën dhe qeverisjen e mirë. [12]

Organizatat e shoqërisë civile[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. INDEP (Instituti për Politikë Zhvillimi) [13] [14] [15]
  2. D4D (Demokracia për Zhvillim) [16]
  3. KIPRED (Instituti Kosovar për Kërkimin dhe Zhvillimin e Politikave) [17]
  4. IKS (Instituti Kosovar i Stabilitetit) [18]
  5. GLPS (Grupi për Studime Juridike dhe Politike) [19]
  6. RIINVEST (Instituti i Kërkimit të Zhvillimit) [20]
  7. GAC (Green Art Center - Qendra e Arteve Jeshile - Prishtinë) [21] [22] [23] [24]

Organizatat aktiviste :

  1. Forumi për Iniciativa Qytetare - FIQ (Forum for Civic Initiatives - FCI) [25]
  2. Levizja FOL [26]
  3. Lëvizja ÇOHU! ) [27]
  4. KOSID (Konsorciumi i Shoqërisë Civile në Kosovë për Zhvillim të Qëndrueshëm) [28]
  5. KW4W (Gratë e Kosovës për Gratë) [29] [30]

Rajonale :

  1. Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut, [31]
  2. Qendra e së Drejtës Humanitare. [32]

Burimet specifike të financimit:

  1. Fondacioni Soros
  2. Fondi i Vëllezërve Rockefeller
  3. Fondi Gjerman Marshall
  4. Fondacioni Bertelsmann

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 26 shtator 2009. Marrë më 29 mars 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  2. ^ http://www.nenatereze.org/
  3. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 7 shtator 2008. Marrë më 29 mars 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  4. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 31 janar 2013. Marrë më 29 mars 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  5. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 26 shtator 2009. Marrë më 29 mars 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  6. ^ "Kopje e arkivuar" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 5 korrik 2016. Marrë më 29 mars 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  7. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 15 dhjetor 2013. Marrë më 29 mars 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  8. ^ http://civilsocietyindex.wordpress.com/2010/10/14/a-civil-society-success-story-from-kosovo/
  9. ^ "Kopje e arkivuar" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 5 korrik 2016. Marrë më 29 mars 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  10. ^ "Archived copy" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 2 dhjetor 2012. Marrë më 29 mars 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  11. ^ "Archived copy" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 2 dhjetor 2012. Marrë më 29 mars 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  12. ^ "Archived copy" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 2 dhjetor 2012. Marrë më 29 mars 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  13. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 7 gusht 2016. Marrë më 29 mars 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  14. ^ http://www.worldbank.org/en/news/opinion/2012/04/15/response-to-sierra-club-indep-report-on-kosovo-least-cost-electricity-option
  15. ^ "Kopje e arkivuar" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 3 korrik 2013. Marrë më 29 mars 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  16. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 31 janar 2013. Marrë më 29 mars 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  17. ^ http://www.kipred.org/advCms/?id=10,1,1,1,e
  18. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 19 prill 2016. Marrë më 29 mars 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  19. ^ http://legalpoliticalstudies.org/about-us/
  20. ^ http://www.riinvestinstitute.org/index.php?gjuha=en&action=category&cid=1
  21. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 16 qershor 2017. Marrë më 29 mars 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  22. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 2 prill 2015. Marrë më 29 mars 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  23. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 14 gusht 2020. Marrë më 29 mars 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  24. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 16 qershor 2017. Marrë më 29 mars 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  25. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 30 mars 2020. Marrë më 29 mars 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  26. ^ "Archived copy". Arkivuar nga origjinali më 28 maj 2013. Marrë më 29 mars 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  27. ^ "Archived copy". Arkivuar nga origjinali më 28 maj 2013. Marrë më 29 mars 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  28. ^ "Archived copy". Arkivuar nga origjinali më 8 shkurt 2013. Marrë më 29 mars 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  29. ^ "Kosovo Women for Women Mission and Vision". www.k-w4w.org. Arkivuar nga origjinali më 29 mars 2020. Marrë më 2019-03-08. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  30. ^ "Kosovo Women for Women Projects". www.k-w4w.org. Arkivuar nga origjinali më 29 mars 2020. Marrë më 2019-03-08. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  31. ^ "Archived copy". Arkivuar nga origjinali më 4 gusht 2012. Marrë më 29 mars 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  32. ^ http://www.hlc-kosovo.org/index.php?option=com_content&view=article&id=76:about-us&catid=44:jobs

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]