Jump to content

Shqipëria në vitet 1912-1939

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Shteti shqiptar u krijua në 28 nëntor 1912, pas vendimit të Kongresit të Vlorës për të shpallur pavarësinë e vendit nga Perandoria Osmane. Kjo periudhe është periudha parakomuniste, ku Shqipëria po mundohej të zhvillohej si shtet.

Qeveria e Vlorës dhe Princ Vidi

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kongresi i Vlorës vuri në krye të vendit Ismail Qemalin i cili me shpejtësi krijoi qeverinë e re. Detyrat që shtroheshin para qeverisë ishin shumë imediate : vendi rrezikohej të copëtohej, varfëria ishte e skajshme dhe për më tepër disa pronare të mëdhenj po i bënin rezistencë qeverisë së re. Prova më e vështire për qeverinë ishte Konferenca e Ambasadoreve e mbajtur në Londër. Aty Fuqitë të Mëdha vendosen fatin e Shqipërisë. 2/3 e territorit të vendit dhe 1/2 e popullsisë mbeten jashtë kufijve të shtetit shqiptar. Në Shqipërinë e cunguar u vendos një komision administrimi që caktoi si mbret të Shqipërisë Princin Vilhelm Vidin. Princi i ri nuk dinte asgjë për Shqipërinë prandaj u mbështet më shumë tek Esat Pashe Toptani. Ky i fundit e tradhtoi dhe udhëhoqi Kryengritjen e Shqipërisë së Mesme. Në vitin 1914 filloi Lufta I Botërore dhe Princ Vidi u largua nga vendi. Shqipëria u fut në luftërat që zhvilloheshin mes Fuqive të Mëdha.

Lufta I Botërore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shqipëria u kthye shpejt në një shesh lufte. Serbet, Malazezet dhe Bullgaret pushtuan veriun. Italianët pushtuan pjesën qendrore. Në jug Greket, Francezet dhe Italianët kishin ndare zonat e tyre. Serbia dhe Mali i Zi kapitulluan dhe në vitin 1916 ishte Austro-Hungaria ajo që kishte shumicën e territoreve shqiptare. Megjithëse e pushtuar nga të gjitha anët Shqipëria u beri balle pushtuesve dhe nuk mbështeti asnjërin bllok pavarësisht lëshimeve që kishin bere. Në vitin 1918 Lufta I Botërore përfundoi. Në Konferencën e Paqes Shqipëria u shpall vend humbës dhe bashkëpunëtor me Bllokun Qendror. Megjithëse lufta kishte përfunduar Shqipëria ende nuk ishte çliruar plotësisht. Nën presionin e Konferencës së Paqes trupat greke dhe ato serbe u tërhoqën nga territoret shqiptare. Por italianët nuk u tërhoqën nga Vlora. Në baze të Marrëveshjes së fshehte të Londrës Italia do të merrte jugun e Shqipërisë dhe protektorat mbi shtetin shqiptar. Por në Kongresin e Lushnjës delegatet shqiptare vendosen ti përzinin italianet nga Vlora. Sulmi u be në janar të vitit 1920 dhe Vlora u çlirua.

Shqipëria mes dy grupeve kundërshtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Periudha 1920-1924 ishte periudhe paqëndrueshmërie për Shqipërinë. Në vitin 1920 u krijua Partia Popullore, e para parti shqiptare në histori. Kjo parti përfaqësonte rrymën antikonservatore, liberale, përparimtare. Në këtë parti shquheshin disa figura : Fan Noli, Ahmet Zogu, Luigj Gurakuqi, Bajram Curri etj. Por Ahmet Zogu mendoi se Shqipëria nuk ishte ende e gatshme për reforma të tilla, dhe se çështja kombëtare donte një Shqipëri të fortë dhe jo një Shqipëri të dobët dhe të pastabilizuar. Prandaj ai mendoi ta linte çështjen kombëtare për më vonë kur rrethanat të ishin të përshtatshme. Por anëtaret e tjerë të partisë nuk pajtoheshin me këtë mendim prandaj Ahmet Zogu u largua tek partia kundërshtarë Partia Përparimtare që përfaqësonte familjet e pasura të vendit. Nga 1920 deri 1924 u ndërruan shumë qeveri e kryeministra ku Ahmet Zogu shijoi me shumë pushtet. Në qershor 1924 Fan Noli me mbështeteshit e tij udhëhoqi Revolucionin Demokratik të qershorit. Noli premtoi se do të bënte Reformën agrare por nuk ia arriti. Vendi u zhyt në anarki totale. Fuqitë të Mëdha nuk e njohën qeverinë e re. Vetëm Bashkimi Sovjetik e njohu dhe për një javë mes dy vendeve pati marrëdhënie diplomatike. Ahmet Zogu ndodhej në Jugosllavi dhe që aty përgatiti planin e rikthimit në pushtet. Nga fundi i vitit 1924 Ahmet Zogu udhëhoqi kunderrevolucionin dhe u rikthye në pushtet. Është e vërtete se Zogu u ndihmua nga jugosllavet por ndihma e tyre ishte shumë e vogël dhe papërfillshme.

Mbretëria Shqiptare. Fundi i epokës 1912-1939

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 1928 Ahmet Zogu u shpall nga parlamenti Zog I, Mbret i Shqiptareve, Skënderbeu III. Ai ndryshoi mbiemrin nga Zogolli në Zogu. Nëna e tij Sadije Toptani u shpall Nëna Mbretëreshe, kurse familjaret e tjerë morën titujt Princër dhe Princesha. Mbretëria u shpall mbretëri kushtetuese, parlamentare dhe e trashëgueshme. Në këtë mënyre u formua e para familje mbretërore shqiptare.

Parlamenti i dha atij shumë çifligje dhe para por ai i ktheu serish pjesën më të madhe. Ndërkohë gjatë kësaj periudhë u forcuan marrëdhëniet me Italinë, e cila po behej gjithnjë e më e fuqishme në Shqipëri. Për një moment marrëdhëniet mes dy vendeve u tensionuan sa gati arritën në ndërhyrje ushtarake. Vetëm ndërhyrja e Anglisë e shpëtoi Shqipërinë nga një pushtim. Ndërkohë pas përmirësimit të marrëdhënieve Ahmet Zogu filloi të mendoje për një trashëgimtar. Ai ishte i fejuar me vajzën e Shefqet Verlacit por e prishi fejesën. Kjo bëri që Verlaci të bëhej një armik i Zogut. Duke qenë se ishte nën shënjestër të vazhdueshme Zogu i rralloi daljet në publik. Me 26 prill 1938 Ahmet Zogu u martua me konteshën Geraldinë e cila u be Mbretëresha e Shqiptareve. Nje vit më vonë çiftit mbretëror iu lindi djali Leka Zogu i cili ishte trashëgimtari i fronit. Tre ditë më vonë më 7 prill 1939 Shqipëria u pushtua nga Italia Fashiste dhe Ahmet Zogu së bashku me familjen e tij u larguan nga vendi.

Kjo periudhë 1912-1939 karakterizohet nga destabilitet i vendit. Vetëm në periudhën e fundit 1928-1939 Shqipëria është më e qëndrueshme dhe merr një zhvillim më të madh. Personazhet kryesore të kësaj periudhe janë Esat Toptani, Fan Noli dhe në fund Ahmet Zogu. Esat Toptani në fillim paraqitet si mbrojtës i Shqipërisë, më pas si aleat i serbëve. Një politikan oportunist i cili e mendon Shqipërinë si një çiflig të tijin dhe jo si vendin e shqiptarëve. Fan Noli paraqitet si njeriu që lindi demokracinë, pluralizmin dhe që ju dha shpresë fshatarëve të varfër. Ahmet Zogu që paraqitet si një njëri i preokupuar ndaj punës dhe pushtetit si e vetmja mënyrë për të stabilizuar vendin dhe për ta drejtuar nga zhvillimi perëndimor. Kjo është periudha e parë e shtetit shqiptar, ku u provuan disa sisteme : Principata, Republika parlamentare, Republika presidenciale dhe Monarkia. Kjo është një periudhë që prodhoi shumë ngjarje dhe figura të rëndësishme ku Shqipëria po mundohej të dilte në arenën ndërkombëtare si një shtet i zhvilluar dhe perëndimor.