Jump to content

Kryengritja e Shqipërisë së Mesme

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kryengritja myslimane
Henderik Reimers, kapiteni holandezë i xhandarmarisë ndërkombëtare zënë rob prej kryengritësve, qershor 1914
Henderik Reimers, kapiteni holandezë i xhandarmarisë ndërkombëtare zënë rob prej kryengritësve, qershor 1914
Data1914
Vendodhja
Palët pjesëmarrëse
Lëvizja fshatare
Stampa:Country data the Ottoman Empire Rebelë myslimanë pro osmanë të Shqiperisë së Mesme
Shqipëria Principata e Shqipërisë
Rumania vullnetarë rumunë
Stampa:Country data Austria-Hungary vullnetareë austro-hungarezë
vullnetareë kosovarë
Komandantët dhe udhëheqësit
Njesitë e përfshira

Kryengritja e Shqipërisë së Mesme[1] ka qenë një lëvizje kryengritëse e popullsisë kryesisht fshatare, sidomos në Shqipërinë e Mesme ndaj sundimit të Princ Vidit gjatë viteve 1914-5, kryengritje që shënoi edhe rënien e Principatës së Shqipërisë të përcaktuar nga Fuqitë e mëdha.[2] Zanafillën kryengritja e kishte që më 1913 nga Banka Kombëtare që themeloi Qeveria e Vlorës dhe fryma e saj gjeti mbështetje ndër ish-zyrtarë e oficerë osmanë, hoxhallarë dhe fshatarët të cilët kishin frikë nga humbja e tokave prej spekullimit financiar.[3] Me anë të kryengritjes kërkohej rikthimi i Sheriatit,[4] si dhe vilajetit shqiptar nën suzerenitetin osman.[5]

Kryengritësit e quajtën lëvizjen Ehli Kijami,[5][6] sipas përshkrimeve dhe memuaristikës së bashkëkohësve është quajtur edhe Kryengritja myslimane,[7] dumbabiste,[8][9] ndërsa historiografia shqiptare i ka shquar dhe konstatuar në emërtim edhe motivacionin klasor duke e quajtur Kryengritja myslimane fshatare ose Kryengritja e fshatarësisë në Shq. të Mes.[3][4]

Sipas orientalistit Hasan Kaleshi, kryengritësja e kishte zanafillën që nga 1913 kur u themelua Banka Kombëtare nga Qeveria e Përkohshme e Ismail Qemalit.[3] Pakënaqësive të tyre u shtohej mungesa e amnistisë fiskale, ngaqë administrata e Vidit vijonte llogaritjen e detyrimeve të banorëve që nga rendi osman. E gjithë kjo situatë u shfrytëzua nga oficerët xhonturqë që nxitën përshkallëzimin e pakënaqësive,[10] italianët që ishin të interesuar që të largonin princin,[8] si dhe më pas edhe serbët, malazezët dhe grekët.[11][12]

ishte kryengritje e fshatarëve të Shqipërisë qendrore dhe lëvizjës dumbabiste kundër monarkisë e , dhe ishte një nga arsyjet që princi të tërhiqet nga vendi, duke shënuar rrënien e . Kryengritja u drejtua nga Haxhi Qamili, Arif Hiqmeti, Musa Qazimi dhe Mustafa Ndroqi.[13] Përveç amnistisë totale, rebelët kërkuan kthimin e Shqipërisë në sundimin e sulltanit të Perandorisë Osmane.

Kundështarë të rebelëve ishin princ Vidi, komandanti i xhandarmërisë Lodewijk Thomson i cili ra në detyrë, vullnetarë mirditorë me ne krye Preng Bib Dodën, vullnetarë kosovarë me në krye Isa Boletinin, vullnetarë rumune e austro-hungarezë. Kryengritja e çoi shtetin shqiptar drejt shkatërrimit.[14]

Princi Vilhem dhe gruaja e tij Sofie gjatë pritjes që iu bë me ardhjen në Durrës, 7 mars 1914.

Princi Vidi morri fronin e Principatës së Shqipërisë më 7 mars 1914 dhe u desh të përballte situatës kaotike politike, brenda vendit dhe fqinjëve të saj.[15] Në bazë të Traktatin e Londrës nënshkruar më 30 maj 1913, fuqitë e mëdha zgjidhën më 29 korrik 1913 se ata duhet të themelojnë xhandarmëri ndërkombëtare për t'u kujdesur për rendin dhe sigurinë publike në territorin e Principatës së Re të Shqipërisë.[16] Në të njëjtën bazë ata krijuan Komisionin Ndërkombëtar të Kontrollit më 15 tetor 1913, për t'u kujdesur për administrimin e Shqipërisë së sapoformuar derisa institucionet e saj politike të ishin në rregull.[17]

Esad pashë Toptani, si ministër i luftës dhe i brendshëm, ishte kundër zgjidhjes paqësore të problemit me Deklaratën e Pavarësisë së Epirit të Veriut të 28 shkurtit 1914. Ai u kundërvu Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit i cili besonte se ky problem mund të zgjidhet me mjete diplomatike. Princi dhe kabineti i tij pranuan propozimet e Essad Pashës për të vendosur për zgjidhje ushtarake. Për të rritur forcën ushtarake të Principatës së Shqipërisë, mijëra pushkë italiane dhe armë austriake të makinave dhe maleve u blenë dhe u shpërndanë popullatës (kryesisht myslimane) të Shqipërisë qendrore.

Kryengritja shpërtheu në maj 1914.[18] Krerët proturq të rebelëve bashkë me emisarët osmanë me të cilët bashkëpunonin u përpoqën të nxisnin paragjykime fetare ndaj Princ Vidit dhe t'i jepnin luftës kundër tij dhe shtetit shqiptar karakterin e një lufte për mbrotjen e Islamit.[19]

Më 17 maj Shijaku dhe Tirana u rrethuan nga rebelët, kurse një ditë më vonë u rrethua Durrësi. Dyshimi për organizimin e rebelimit ra mbi Esat Pashë Toptanin për shkak të thashethemeve që u përhapën dhe për shkak të kaluarës së tij me intriga, prandaj më 19 maj ai u arrestua. Po atë ditë rebelët morën Shijakun.[20] Kaosi u shtua pas dëbimit të Esad Pashës.[21] Pas marrjes së Tiranës dhe Shijakut në fund të majit, rebelimi u zgjerua edhe më shumë. Në fillim të qershorit morën Krujën dhe Kavajën. Më 15 qershor sulmuan Durrësin i cili u mbrojt me sukses dhe ne sakrificatë mëdha nga forcat qeveritare të kryesuara nga Gjon Markagjoni, malësorët e Isa Boletinit dhe vullnetarët durrësakë të kryesuar nga Luigj Gurakuqi. Më 17 qershor rebelët sulmuan prapë Durrësin por prapë dështuan ta merrnin. Atë ditë ra Lushnja. Më 21 qershor ra Elbasani. Më pas ranë Fieri dhe Berati.[22]

Duke përfituar nga gjendja e vështirë në të cilën ndodhej vendi për shkak të rebelimit në Shqipërinë e Mesme, forcat vorio-epirote sulmuan dhe pushtuan Kolonjën, Korçën dhe Tepelenën.[23]

Në fund të gushtit rebelët u përgatitën të sulmonin Vlorën, por banorët duke dashur të shmangnin luftën e dorëzuan qytetin vetë, me kusht që flamuri shqiptar të mos prekej. Më 1 shtator rebelët hynë në qytet.[24] Më 5 shtator, dy ditë pas largimit të Princit Vid nga Shqipëria, rebelët hynë në Durrës dhe ngritën flamurin osman. Drejtuesit e rebelëve dërguan një delegacion në Stamboll për t'i paraqitur qeverisë osmane kërkesën për bashkimin e Shqipërisë me Turqi dhe për të marrë udhëzime[25][26]

Më 2 tetor u kthye në Shqipëri Esat Pashë Toptani.[27] Më parë, kishte firmosur një marrëveshje me kryeministrin serb Nikolla Pashiq me të cilën i premtonte Serbisë ankesimin e Shqipërisë Veriore dhe Lindore, si shpërblim Serbia e ndihmoi me mercenarë dhe me të holla. Në Durrës Esat Pasha shpalli veten kryetar të Qeverisë së Shqipërisë së Mesme. Me anë të grupimeve proosmane të kryengritjes e zgjeroi pushtetin në Shqipërinë e Mesme. Ai u premtoi kryengritësve se do t'i shpronësonte bejlerët. Pas hyrjes së Perandorisë Osmane në luftë në anën e fuqive të Boshtit, marrëdhëniet e Esat Pashës me rebelët u përkeqësuan. Esati i cili ishte i lidhur me fuqitë e Antantës ndërmori veprime kundër rebelëve proturq kurse këta filluan ta luftonin Esat Pashën si tradhtar të otomanizmit dhe pronar të madh tokash.[28]

Në nëntor 1914 rebelët dogjën shtëpinë e Esat Pashës në Laprakë dhe hynë në Tiranë ku Haxhi Qamili dogji shtëpitë e bejlerëve dhe agallarëve patriotë. Esat Pasha i cili kishte mbetur i rrethuar në Durrës, mobilizoi me ndihmën e fuqive të huaja rreth 6000 mercenarë për të sulmuar Tiranën, por me të marrë vesh këtë Haxhi Qamili mobilizoi rreth 2000 fshatarë luftëtarë dhe sulmoi ushtrinë e Esatit në fshatin Zezë afër Krujës duke e shpartalluar. Esati u kthye prapë në Durrës.[29]

Në fillim të vitit 1915, Stambolli i cili tashmë kishte pranuar që Shqipëria të mbetej nën ndikimin e aleatit të saj austro-hungarez, u dërgoi rebelëve udhëzime që të orientonin politikën e tyre drejt Austro-Hungarisë dhe jo drejt bashkimit me Turqinë. Kjo kthesë shkaktoi përçarje në mesin e udhëheqësve të rebelimit. Njëri krah për shkak të orientimit të ri hoqi dorë nga parullat për bashkim me Turqinë, kurse krahu i proturqve fanatikë ku bënin pjesë Haxhi Qamili dhe Man Picari, vazhduan t'i konsideronin parullat proturke si programin kryesor të kryengritjes.[30]

Më 9 maj 1915 në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të rebelëve, u zgjodh kryetar Musa Qazimi, kurse më 13 maj Haxhi Qamili, i njohur si person me çrregullime mendore,[31] u zgjodh Komandant i Përgjithshëm. Pas kësaj Qamili nuk pyeste më askënd për veprimet e tij. Persekutonte patriotët dhe u digjte shtëpitë, prandaj filluan ta quanin Haxhi Zjarrmi. Ai shante poshtëronte, arrestonte, burgoste dhe vriste pa gjyq kundërshtarët.[32]

Shtypja e kryengritjes

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Me nënshkrimin e Traktatit të Fshehtë të Londrës në prill 1915, mbyllej shtegu për daljen e Serbisë në Adriatik përmes Shqipërisë së Mesme. Serbia duke ndjerë që po i cënoheshin interesat, vendosi të shtinte në dorë këtë rajon e para dhe të dilte në Durrës. Në këtë mënyrë ajo forconte edhe pozitat e lëkundura të vasalit të saj Esat Pashë Toptanit me të cilin kishte marrëveshje të favorshme.[33] Ushtria serbe e gjendur përballë presionit austro-hungarez, mbasi nuk kishte rrugë tjetër, hartoi plane për tu tërhequr përmes Shqipërsië dhe për të mbërritur në skelat e Detit Adriatik, nga ku do të largohej me anijet e Aleatëve. Esat Pasha deklaroi se nuk do t'i luftonte forcat serbe gjatë tërheqjes.[14]

Duke parandjerë rrezikun, në fund të majit rebelët proturq i dërguan komandantit të ushtrisë serbe në Ohër dy nota me anën e të cilave pohonin qëndrimin asnjanës, kërkonin që të ruheshin marrëdhënie miqësore dhe premtonin se Serbisë nuk do t'i shkaktohej asnjë dëm nga kryengritësit. Por kërkesat e tyre nuk u përfillën.[14]

Më 2 qershor 1915 ushtria serbe sulmoi Shqipërinë nga tre drejtime, në Shqipërinë e Mesme u ndeshën me kryengritësit të cilët i thyen dhe arritën deri në afërsi të Durrësit duke çliruar nga rrethimi disamujor Esat pashë Toptanin.[33] U arrestuan kryetarët e kryengritjes Haxhi Qamili dhe Musa Qazimi, duke i nxjerre përballë gjyqtarit Xhelal Bej Zogu i cili urdhëroi ekzekutimin e tyre.[26] Kësodore mori fund Kryengritja në Shqipërinë e Mesme e cila e çoi Shqipërinë drejt shkatërrimit.[14]

Gjatë rebelimit "forcat disciplinore" të rebelëve të cilat drejtoheshin nga myftiu i Tiranës, Musa Qazimi, kryen ekzekutime me qëllim të "spastrimit" të "Skizmatikëve bektashinj".[34] Përveç "Skizmatikëve bektashinj" viktima tjera të rebelëve ishin të krishterët[35][36]mësuesit patriotë shqiptarë të cilët përdornin alfabetin latin,[36] dhe klerikët myslimanë të cilët mbështesnin kombin shqiptar.[37]

Në listën e të arrestuarve dhe të burgosurve në Berat, në periudhën janar-shkurt 1915, ishin vetëm bejlerët që përkrahnin pavarësinë e Shqipërisë. Edhe në Elbasan ishin burgosur e internuar bejlerët e tillë, krahas atdhetarëve me prejardhje të ndryshme shoqërore.[38] Për udhëheqësin e rebelimit, Haxhi Qamilin, bejlerët që donin pavarësinë e Shqipërisë ishin "spiunë të kaurrëve", ata që donin Turqinë ishin të mirë.[31]

Në fazën e dytë të kryengritjes (tetor 1914-qershor 1915), krerët e rebelimit vranë atdhetarët e njohur, si Ismail Klosi, Hajredin Fratari, Baki Gjebrea, Hysen Gjirokastra etj.[39]

Ngatërresat e shteteve të huaja

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rebelimin e drejtonin prapa skenës agjentët e Turqisë.[8] Skema e organizimit të kryengritjes ishte tipike osmane e hartuar nga Komiteti Qendror i Partisë xhonturke "Bashkim dhe Përparim".[11] Pas rebelëve fshatarë dhe të pashkolluar qëndronin njerëz të përgatitur, në radhë të parë ish-nëpunësit shqiptarë të administratës osmane dhe emisarët xhonturq.[11]

Përveç Turqisë, këtu futën hundën edhe shtetet armike të Shqipërisë.[8] Sipas Princit Stuzda, i cili luftoi me armë për mbrojtjen e Durrësit, "Mjete, armë e të holla hyjnë nga çdo anë e kufijvet për t’iu shërbyer qëllimevet shkatërronjëse të të huajvet." [8]

Italia e nxiste edhe e përkrahte rebelimin me qëllim që ta dëbonte nga Shqipëria Princ Vidin.[8] Destabilizimi i shtetit shqiptar ishte edhe në interesin e Serbisë dhe Greqisë të cilat kështu e diskreditonin atë në sytë e Europës. Ambasadori bullgar në Beograd, pas një takimi me kryeministrin serb Nikolla Pashiq raportonte se qeveria serbe e shikonte me kënaqësi anarkinë në Shqipëri.[11] Serbia i përkrahu rebelët me municione të cilat ua dërgonte përmes liqenit të Ohrit sepse në këtë mënyrë mendonte ta shkatërronte shtetin shqiptar.[8] Në mesin e kryengritësve të Shijakut sipas burimeve të kohës gjendej edhe një pop serb i cili me flamurin osman në dorë nxiste kryengritësit. Kryetarët e rebelëve shfaqnin haptazi mirënjohjen e tyre për ndihmat që u kishin dhënë serbët dhe malazezët.[11]

Rebelimin e përkrahu edhe Greqia në mënyrë që të paralizonte qëndresën kundër ndërhyrjes ushtarake greke në jug të Shqipërisë dhe për t'i treguar shqiptarëve ortodoksë se kjo ishte lëvizje myslimane kundër të krishterëve, e për t'i shtyrë drejt bashkimit me Greqinë.[8][11] Sipas Mehdi Frashërit "në Shqipëri kishte 400 priftërinj ortodoksë, të cilët ishin agjentë vullnetarë të mitropolitit grek të Durrësit, Jakovit, dhe, me anë të tij, edhe ministrit të Greqisë në Shqipëri, Varatasit."[12]

  • Akademia e Shkencave të Shqipërisë (2007). Historia e popullit shqiptar. Vëll. 3. Tiranë: Toena.
  1. ^ Akademia 2007, p. 64
  2. ^ Heaton-Armstrong, Duncan (2005). "An Uprising in the Six-Month Kingdom" (në anglisht). Gervase Belfield and Bejtullah Destani (IB Tauris, in association with the Centre for Albanian Studies). Arkivuar nga origjinali më 25 janar 2011. Marrë më 25 janar 2011.
  3. ^ a b c Kaleshi, Hasan (1976). "Haxhi Qamili". Biographisches Lexikon zur Geschichte Südosteuropas (në gjermanisht). Vëll. 2. München. fq. 131–133.{{cite book}}: Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja)
  4. ^ a b Anscombe, Frederick F. (2014). State, Faith, and Nation in Ottoman and Post-Ottoman Lands (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 177. ISBN 9781107729674.{{cite book}}: Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja)
  5. ^ a b Jazexhi, Olsi (17 janar 2015). "Mbi 100 vjetorin e Lidhjes Islamike të Krujës". shqiperia.com.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  6. ^ Dizdari, Tahir (2005). "Kijam". Fjalori i orientalizmave në gjuhën shqipe. Tiranë: AIITC. fq. 538. fj.plk. fet. Veprí e të ngritunit, e qindrimit në kambë. Nji pre qindrimeve të trupit në ushtrimin ritual të namazit; pjesë e lutjes në namaz, ku seicili lexon nji verset Kur'anuer tue qindrue në kambë. Lëvizjet trupnore në namaz ushtrohen në katër poza, në të cilat qindrohet me intervale kohet në lidhje me aq sa zgjasin këndimet e formulave të caktueme për seicilin qindrim e lëvizje: 1) drejt në kambë me duer të lidhuna përpara (: kijam); 2) në përkulje të gjysmës së epërme të trupit (shih ruqú); 3) në përmbysjen me krye për tokë (shih sexhde); 4) në qindrimin ndejun ndër gjunj (tahijjat). // Lëvizja e Haxhi Qamilit me H. Musa Beqarin në Shqipni të Mesme, ka qenë pagëzue "ehli kijam" prej partizanëve dhe simpatizuesve të saj që literalisht do të thotë: "të zotët e ngritjes në kambë". Në vaktit t'ehli kijamit, në përcaktim të kohës së asaj lëvizje.
  7. ^ Krasniqi, Kolë (2019). Islamist Extremism in Kosovo and the Countries of the Region (në anglisht). Springer Nature. fq. 14. ISBN 9783030185695.
  8. ^ a b c d e f g h Ermenji, Abaz (14 janar 2018). "Lëvizja Dumbabiste (Turkomane) e Musa Qazimit, Lëvizje antishqiptare (1914)". Vendi që zë Skënderbeu në historinë e Shqipërisë. Çabej. fq. 369. Arkivuar nga origjinali më 12 gusht 2018. Marrë më 7 janar 2019.
  9. ^ Akademia 2007, p. 64
  10. ^ Löhr, Hanns Christian (2010). Die Gründung Albaniens. Wilhelm zu Wied und die Balkan-Diplomatie der Grossmächte, 1912–1914 (në gjermanisht). Frankfurt am Main: Lang. fq. 210. ISBN 978-3-631-60117-4.
  11. ^ a b c d e f Bello, Hasan (2017). Historia e shqiptarëve gjatë shekullit XX. Botime Albanologjike. fq. 336–339.
  12. ^ a b Frashëri, Mehdi (2005). Kujtime. Omsca 1. fq. 13.
  13. ^ "The Efforts to settle amputated Albania state". albaniainbrief.com. Arkivuar nga origjinali më 28 janar 2011. Marrë më 28 janar 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ a b c d Akademia e studimeve albanologjike (2017). Historia e shqiptarëve gjatë shekullit XX. Botime Albanologjike. fq. 353-354. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ Elsie, Robert. "Albania under prince Wied". Arkivuar nga origjinali më 25 janar 2011. Marrë më 25 janar 2011. Wied agreed to accept the Albanian throne, and arrived in Durrës on 7 March 1914… The chaotic political situation both within Albania and with Albania's neighbours {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. ^ Elsie, Robert. "Albania under prince Wied". Arkivuar nga origjinali më 25 janar 2011. Marrë më 25 janar 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  17. ^ Zaharia, Perikli (24 mars 2003). "The post-1989 constitutional course of south east europe". Athens: Centre for European Constitutional Law. Arkivuar nga origjinali më 22 janar 2011. Marrë më 22 janar 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  18. ^ Akademia 2007, p. 64
  19. ^ Akademia 2007, p. 67
  20. ^ Akademia 2007, p. 64-65
  21. ^ Vickers, Miranda (1999). The Albanians: a modern history. I.B.Tauris. fq. 85. ISBN 978-1-86064-541-9. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  22. ^ Akademia 2007, p. 67
  23. ^ Akademia 2007, p. 63
  24. ^ Akademia 2007, p. 67
  25. ^ Akademia 2007, p. 67
  26. ^ a b Robert Elsie: A Dictionary of Albanian Religion, Mythology, and Folk Culture. Taurus, London 2001, S. 377.
  27. ^ Akademia 2007, p. 68
  28. ^ Akademia 2007, p. 68
  29. ^ Akademia 2007, p. 68-69
  30. ^ Akademia 2007, p. 69
  31. ^ a b Flloqi, Thanas. "Si u var Haxhi Qamili?". opinion.al. Marrë më 2 janar 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  32. ^ Akademia 2007, p. 71
  33. ^ a b Akademia e studimeve albanologjike (2017). Historia e shqiptarëve gjatë shekullit XX. Botime Albanologjike. fq. 364-365. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  34. ^ Gazmend Bakiu and Kastriot Dervishi. "Musa QAZIMI -- N/Prefekt i Tiranes 1913-1914". Tirona. Arkivuar nga origjinali më 10 gusht 2018. Marrë më 7 janar 2019. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  35. ^ Lulzim Hoxha (tetor 2013). "The Making of Political Rituals in Albanian Society". Academic Journal of Interdisciplinary Studies MCSER Publishing, Rome-Italy. 2 (8): 181. ISSN 2281-3993. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  36. ^ a b "A duhet ndryshuar historia e Kombit tonë?". noa.al. Marrë më 2017-10-29.
  37. ^ Gazmend Shpuza (1986). Kryengritja fshatare e Shqipërisë së Mesme 1914-1915. Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë, Instituti i Historisë. fq. 339. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  38. ^ Akademia 2007, p. 71
  39. ^ Akademia 2007, p. 71