Jump to content

Musa Qazimi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Musa Qazimi (Tiranë, 1864 - Durrës, 7 korrik 1915) ka qenë myderiz, kryetar i bashkisë dhe më pas myfti i Tiranës, kandidat për deputet i sanxhakut të Durrësitmexhlisin osman. Qe pjesëmarrës në luftën e mbrojtjesShkodrës, ndërsa më 1914 drejtoi kryengritjen e Shqipërisë së Mesme, arsye për të cilën u dënua me vdekje nga gjyqi i ngritur prej Esad pashë Toptanit.

U lind në Tiranë më 1864. Shkollimin fillor e kreu në vendlindje, më tej vijoi medresen deri në 28 vjeç, prej ku doli myderiz. Më 1904 u zgjodh kryetar i beledijes së Tiranës, post që e mbajti deri në vitin 1908, kur u bë myfti i Tiranës.[1] Porsa u emërua, lëshoi një fetva që ndalonte t'u flitej me gojë partizanëve të alfabetit latin.[2] Si mbështetës i Xhonturqve kandidoi për deputet në mexhlisin osman,[3][4] por humbi përballë Esad Pashës.[5] Qe pjesës e redifëve që u ngritën për përballuar rrethimin serbo-malazez të Shkodrës. Pas dorëzimit të Shkodrës, Esad Pasha e emëroi Musa Qazimin nënprefekt të Tiranës.[6]

Pas ardhjes së Princ Vidit, mbështetësit e mëparshëm të Esad Pashës - mes tyre edhe Musa Qazimi - u zhgënjyen për mbështetjen që i dha princit të përcaktuar nga Fuqitë e Mëdha,[1] ngase shpresonin se do të bëhej vetë pashai i pari i vendit.[4] Tensioni u rrit deri në atë pikë saqë Musai kryesoi frymën që çoi drejt kryengritjes që nisi më 17 maj 1914. Kur kryengritësit hynë në Tiranë, Musa Qazimi u bashkua me ta dhe e ngriti flamurin osman mbi qytet duke kërkuar largimin e Vidit nga froni.[1]i

Më 3 qershor, pas marrjes së Shijakut, rebelët u mblodhën dhe zgjodhën udhëheqës të lëvizjes pronarin e tokave Mustafa Ndroqi dhe klerikun Haxhi Qamili; megjithatë, prapa skenave Musa Qazimi kishte më së shumti pushtet. Ata pastaj sulmuan Durrësin. Princi Vid kërkoi ndihmë nga çdokush që mund ta ofronte atë; megjithatë, forcat në Jug të Shqipërisë ishin të zëna duke u rezistuar përpjekjeve greke për aneksimin e jugut, kështu ndihma mund të vinte vetëm nga Durrësi dhe veriu. Qytetarët e Durrësit morën armët për të mbrojtur qytetin, të përforcuar nga një numër i madh i kosovarëve të udhëhequr nga Isa Boletini dhe Bajram Curri si dhe një numër i madh i mirditasve të udhëhequr nga Prenk Bib Doda. Luftimet në qytetin e Durrësit ishin kryesisht pa rezultat, dhe pati humbje të konsiderueshme në të dyja anët. Vidi u përpoq të bënte një marrëveshje me rebelët, të udhëhequr nga Qazimi, Ndroqi dhe Qamili, por ata refuzuan të gjitha ofertat, duke thënë se ata do të njihnin vetëm legjitimitetin e një princi mysliman nën sovranitetin e sulltanit osman.[4]

Të frustruar nga paaftësia e tyre për të marrë Durrësin, rebelët e Musa Qazimit u tërhoqën, dhe u përqendruan në zonat përreth Shqipërisë Qendrore. Më 23 qershor, rebelët morën Elbasanin përkundër rezistencës lokale, kurse gjatë verës ranë në duart e tyre sipas radhës: Lushnja, Berati, Fieri dhe Pogradeci. Duke parë shansin e tyre, forcat greke pushtuan krahinat e Përmetit, Korçës dhe Tepelenës. Vorioepirotët grekë u takuan me Haxhi Qamilin në Pogradec, ku arritën një marrëveshje për luftën kundër armikut të përbashkët.[4]

Më 3 shtator Princ Vid iku nga vendi, dhe dy ditë më vonë, rebelët morën Durrësin.[4] Më 5 shtator 1914, Musa Qazimi personalisht hyri në Pallatin Mbretëror dhe ngriti atje flamurin osman.[1] Rebelët krijuan "Këshillin e Përgjithshëm" me Mustafa Ndroqin si president. Vendimi i tyre i parë ishte dërgimi i një mesazhi në Stamboll për t'i kërkuar Sulltanit bashkimin e Shqipërisë me Turqinë ose dërgimin e një princi mysliman të varur prej tij. Më pas, një komision i ri turk erdhi nga Stambolli për të drejtuar forcat rebele në përputhje me politikën turke.[4]

Vrasje të mbikëqyrura si drejtues i "forcave disiplinore"

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjatë rebelimit, Musa Qazimi, ishte drejtues i "forcave disiplinore". Ai e përdori këtë pozicion për të bërë kasaphanë në emër të "spastrimit" të "skizmatikëve bektashi".[1] Musa Qazimi thuhet të ketë qenë frymëzim për Haxhi Qamilin.[3]

Viktimat e tjera përveç "skizmatikëve bektashi" ishin të krishterët,[7][8] mësuesit nacionalistë shqiptarë që kishin mësuar duke përdorur alfabetin latin,[8] madje edhe klerikët myslimanë të cilët mbështesnin kombin shqiptar.[9]

Një njeri i famshëm i cili ishte sulmuar nga rebelët e Musa Qazimit ishte Babë Dudë Karbunara, një mësues në Berat në shkollat ilegale shqiptare gjatë sundimit osman, një lider gjatë kryengritjeve të mëhershme shqiptare kundër sundimit osman dhe delegat në Kuvendin e Vlorës.[10] Kur rebelët e Qazimit morën Beratin, Musa Qazimi urdhëroi ta kapnin Karbunarën dhe ta poshtëronin duke e zvarritur atë nëpër rrugë, me duar dhe këmbë të lidhura me zinxhirë.[11] Me urdhër të Musa Qazimit rebelët e tij e rrahën Babe Dud Karbunarën para një turme të qytetarëve të Beratit dhe i shkulën mjekrën. Musa Qazimi pyeti Karbunarën, "Çfarë je ti osmanlli apo shqiptar?" dhe Karbunara u përgjigj "Me ç’gjuhë po më flet, jam shqiptar sikundër je edhe ti"[11]

Nuk shkoi gjatë dhe rebelimi proturk u shtyp nga forcat e kombinuara të qeverisë shqiptare, luftëtarëve kosovarë nën komandën e Isa Boletinit, mirditasve dhe mercenarëve rumunë. Drejtuesit e rebelimit, duke përfshirë Musa Qazimi, u gjykuan dhe u shpallën fajtor për akuza të ndryshme. Musa Qazimi akuzohej për vrasje, për ekzekutimet që i mbikëqyri.[1][12] Më 7 qershor 1915 u ekzekutua pranë shokut Hajdar Hoxha , dhe më vonë u ekzekutua dhe Haxhi Qamili.[1]

  1. ^ a b c d e f g Bakiu, Gazmend; Dervishi, Kastriot. "Musa Qazimi -- N/Prefekt i Tiranes 1913-1914". Tirona. Arkivuar nga origjinali më 10 gusht 2018. Marrë më 2 janar 2019.
  2. ^ Clayer, Nathalie (2012) [2007]. Në fillimet e nacionalizmit shqiptar: Lindja e një kombi me shumicë myslimane në Evropë. Përkthyer nga Artan Puto (bot. 2). Tiranë: Botime "Përpjekja". fq. 610. ISBN 9789994302536.
  3. ^ a b Frashëri, Kristo (2008). Historia e qytetërimit shqiptar: nga kohet e lashta deri ne fund të Luftës së Dytë Botërore. Tiranë: Akademia e Shkencave e Shqipërisë. fq. 245.
  4. ^ a b c d e f Ermenji, Abas (14 janar 2018). "Lëvizja dumbabiste (turkomane) e Musa Qazimit, lëvizje antishqiptare (1914)". Vendi që zë Skënderbeu në historinë e Shqipërisë. Çabej. fq. 369. Arkivuar nga origjinali më 12 gusht 2018. Marrë më 2 janar 2019.
  5. ^ Cangonji, Aleksandër. "Dr. Neki Libohova". adsh.al. Marrë më 12 dhjetor 2021.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  6. ^ Saraçi, Heral (29 qershor 2017). "Rrymat politike shqiptare, mars-qershor 1913". kohajone.com.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  7. ^ Lulzim Hoxha (tetor 2013). "The Making of Political Rituals in Albanian Society". Academic Journal of Interdisciplinary Studies MCSER Publishing, Rome-Italy. 2 (8): 181. ISSN 2281-3993. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ a b Babamusta, Neki (15 janar 2012). "A duhet ndryshuar historia e Kombit tonë?". noa.al. Marrë më 2017-10-29.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  9. ^ Gazmend Shpuza (1986). Kryengritja fshatare e Shqipërisë së Mesme 1914-1915. Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë, Instituti i Historisë. fq. 339. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ Kraja, Abedin (2012). "Babë Dudë Karbunara, si u masakrua para popullit firmëtari i Pavarësisë". Gazeta Shqiptare Online(Balkanweb). Arkivuar nga origjinali më 4 shkurt 2014. Marrë më 13 tetor 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ a b "Babe Dude Karbunara, mesues dhe atdhetar i shquar". Telegraf.Al. 5 maj 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ "Forsaken Albania". Tirana Times. 6 gusht 2006. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)