Preng Doçi: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
U kthye versioni 1859724 i bërë nga 1l2l3k (diskutimet) i bera heqjen masive duke marre per te mireqene arsyetimin e kujtdo qe e kishte pa artikullin se 1. artikulli ishte i perpiluar ne menyre joenciklopedike dhe 2. referencimi ishte ndo i keqvendosur, ndo i papershtatshem. Keshtu qe iu ktheva en.wiki-t per te marre permbajtjen dhe trajten e atjeshme, plus shtova artikullin e Nikajt me cite web
Etiketa: Undo
vNo edit summary
Rreshti 14: Rreshti 14:
{{Leter Tabela Fund}}
{{Leter Tabela Fund}}


Abat '''Preng''' ose '''Prenk''' '''Doçi''' ([[1846]] - [[1917]]) i njohur ka qenë prelat, figurë kulturore e politike me ndikim dhe poet shqiptar. Qe themeluesi dhe kontributori më i madh i Shoqërisë "Bashkimi".
[[Abati|Abat]] '''Preng''' ose '''Prenk''' '''Doçi''' ([[1846]] - [[1917]]) i njohur ka qenë prelat, figurë kulturore e politike me ndikim dhe poet shqiptar. Qe themeluesi dhe kontributori më i madh i Shoqërisë "Bashkimi".


== Biografia ==
== Biografia ==
Rreshti 40: Rreshti 40:
[[Kategoria:Klerikë shqiptarë]]
[[Kategoria:Klerikë shqiptarë]]
[[Kategoria:Shkrimtarë shqiptarë]]
[[Kategoria:Shkrimtarë shqiptarë]]
[[Kategoria:Njerëz nga Lezha]]

Versioni i datës 24 prill 2018 16:18

Fotoporteti
Preng Doçi
Emri
Mbiemri
Lindur më 25 shkurt 1846
Lindur në Bulgër, Perandoria Osmane
Vdiq më 22 shkurt 1917
Vdiq në Shkodër, Principata e Shqipërisë
Kombësia Shqiptar
Profesioni prelat, poet, veprimtar politik e kulturor
Mirënjohje
#Mirënjohjet

Abat Preng ose Prenk Doçi (1846 - 1917) i njohur ka qenë prelat, figurë kulturore e politike me ndikim dhe poet shqiptar. Qe themeluesi dhe kontributori më i madh i Shoqërisë "Bashkimi".

Biografia

U lind në lagjen Paraspor të fshatit Bulgërkazasë së Lezhës, i biri i Prendit dhe i Mrikës, më 25 shkurt 1846.[1] Studimet i mori në Shkodër, më 1859 hyri në të porsahapurin Seminar Papnor dhe më tej vijoi shkollimin në Romë në Kolegjin e Propagandës Fide ku njohu dhe u bë mik i Preng Bibë Dodës.[1][2][3]

Më 1871 u kthye në vendlindje, ku shërbeu si famullitar në Korthpulë, Orosh dhe Kalivare pranë Spaçit. Më 1877 përfshihet në një rrymë revolte, për të cilën[3] shkoi shpesh në Cetinjë për të siguruar si ndihma financiare ashtu dhe mosndërhyrje. Kryengritja u parandalua nga autoritetet osmane dhe ipeshkvi i Lezhës F. Malčinski e pezulloi nga veprimtaria fetare. Doçi u fsheh në Vuthaj, pranë Gucisë. Më vonë u arrestua dhe u syrgjynos në Stamboll.[1] Me ndërhyrjen e Patriarkut armen Stefan Azarian, mori nofkën Pére Achile mori rrugën për në Romë me kusht që të mos kthehej në vendlindje.[4]

Pasi qëndroi disa muaj në Tivar, me ndërhyrjen e Kardinalit Giovanni Simeoni të Propagandës Fide, u dërgua në Bregun Perëndimor të Amerikës, në ishullin Newsfoundland, Wayne të Pensivelnias, Pennsylvania dhe New Brunswick, ku shërbeu si misionar gjer më 1881. Doçit i mveshet atributi, për aq sa ç'mund të thuhet, se qe shqiptari i parë në Shtetet e Bashkuara. Pasi u kthye në Romë, u dërgua në Indi, ku qe sekretar i delegatit apostolik - më vonë Kardinalit - Antonio Agliardi.

Më 1888, pas kërkesave të shumta dhe apelimit tek Patriarku i Kostandinopojës, më në fund Doçi muar lejen nga autoritetet osmane për t'u kthyer në vendlindje. Mbërriti më 6 nëntor 1888[5] dhe u bë abat i Mirditës[1] janarit e vitit që pasoi, në krye të Abacisë nullius të Shën Llezhdrit në Orosh të Mirditës.[6] Më 1890 dhe më pas në vitin 1894, shumë famulli iu bashkuan abacisë me në krye Doçin.

Ndërroi jetë më 22 shkurt 1917.

Referencat

  1. ^ a b c d Skendi 1967, p. 170
  2. ^ Oliver Jens Schmitt (2010), Religion und Kultur im albanischsprachigen Südosteuropa, Peter Lang GmbH, Internationaler Verlag der Wissenschaften, fq. 66, ISBN 978-3631602959 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ a b Nikaj, Dom Ndoc (1938). "Imzot Abat Preng Dochi". bksh.al. Leka v. X nr. 4-5. fq. 73–76. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Robert Elsie (2010), Historical Dictionary of Albania, Historical Dictionaries of Europe, vëll. 75 (bot. 2), Scarecrow Press, Inc., fq. 113–114, ISBN 978-0-8108-6188-6 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Ndoc Nikaj (2003), Kujtime të nji jetës së kalueme, Plejad, fq. 49, ISBN 9789992792452, OCLC 61324941, Më 6 nentor 1888 abati Preng Doçi, pas 11 vjet mërgimi, arriti në Orosh të Mirditës. {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Franz Baron Nopcsa (1907), "Das Katholische Nordalbanien", Foldrajzi Kozlemenyek, Budapest: Societe Hongroise de Geographie, XXXV (supplement 5-6): 45, OCLC 241308879 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Literatura