Gjykata Kushtetuese e Kosovës: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Lidhje të jashtme të shpëtuara: 1 Lidhje të jashtme të etiketuara si të vdekura: 0) #IABot (v2.0
v →‎Referime: Referencat -> Referimet duke përdorur AWB
Rreshti 30: Rreshti 30:
* [[Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë]]
* [[Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë]]


== Referenca ==
== Referime ==
{{Reflist}}
{{Reflist}}



Versioni i datës 19 shtator 2019 06:26

Gjykata Kushtetuese e Kosovës (anglisht: Constitutional Court of Kosovo; serbokroatisht: Ustavni sud Kosova) është autoriteti më i lartë për interpretimin e Kushtetutës së Kosovës dhe shqyrtim gjyqësor të ligjeve lidhur me përputhjen e tyre me kushtetutën. Selia e Gjykata Kushtetuese ndodhet në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës. Gjykata Kushtetuese është themeluar menjëherë pas Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës gjersa rastin e saj të parë e kishte në vitin 2009.

Historiku

Para vitit 2009, shqyrtimet kushtetuese në Kosovë janë ushtruar nga gjykatat e tjera. Me Kushtetutën e Kosovës të vitit 1974, Dhomës Kushtetuese të Gjykatës Supreme i ishte dhënë edhe autoriteti për të shqyrtuar aktet legjislative për pajtueshmërin e tyre me ligjet më të larta. Kushtetuta e Republikës së Kosovës e vitit 1990 parashikonte një Gjykatë Kushtetuese (shqip: Gjyqi Kushtetues).

Gjatë periudhës së administratës ndërkombëtare, të Misionit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë - UNMIK-ut, me Kornizën Kushtetuese të vitit 2001 parashikohej "Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme" e cila do të merrej me shqyrtimin e kushtetutshmërisë së akteve legjislative. [1] Megjithatë, autoriteti përfundimtar ishte tek Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara - Administratori i Kosovës. [2] [3] [4]

Përbërja

Gjykata Kushtetuese përbëhet nga nëntë gjyqtarë, të emëruar nga Presidenti i Republikës me propozim të Kuvendit të Kosovës.

Anëtarët e gjykatës janë:

  • Arta Rama-Hajrizi (kryetar i gjykatës)
  • Bekim Sejdiu
  • Selvete Gërxhaliu Krasniqi
  • Gresa Caka Nimani
  • Altaj Suroy
  • Ivan Čukalović (zëvendës kryetar i gjykatës)

Gjyqtarët ndërkombëtarë:

Ish-gjykatësit:

Shih edhe

Referime

  1. ^ 2001 Constitutional Framework (Kosovo), § 9.4.11.
  2. ^ "Judgement of 20.07.2012 n° KO 29/12 and KO 48/12" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 21 shkurt 2017. Marrë më 31 dhjetor 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Judgement of 21.08.2014 n° KO 119-14" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 5 mars 2016. Marrë më 31 dhjetor 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Judgement of 30.06.2014 n° KO 103-14" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 31 mars 2017. Marrë më 31 dhjetor 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 25 shkurt 2017. Marrë më 31 dhjetor 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)

Lidhje të jashtme