Policia e Shtetit Shqiptar: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Lidhje të jashtme të shpëtuara: 1 Lidhje të jashtme të etiketuara si të vdekura: 0) #IABot (v2.0
No edit summary
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari Advanced mobile edit
Rreshti 1: Rreshti 1:
{{Infobox national military
|shteti = Republika e Shqipërisë
|emri = Policia e Shtetit
|figura = [[Skeda: Policia e Shtetit.svg |200px]]
|caption = Emblema e Policisë
|themeluar = 13 gennaio [[1913]]
|current_form = [[1992]]
<!-- PLEASE DO ''not'' CHANGE THE ORDER OF PRECEDENCE HERE OR ELSEWHERE IN THE ARTICLE. Please read the talk page as to why -->
|degët =
|qëndra_e_bazës = [[Tiranë]]
<!-- Komanda -->
|komandanti-i-përgjithshëm = [[Ardi Veliu]]
|komandanti-i-përgjithshëm_titulli = Drejtori
|ministri =
|minister_titulli =
|komandanti = [[Sandër Lleshaj]] ([[Ministria e Punëve të Brendshme e Shqipërisë|i brendshëm]])
|komandanti_titulli = Ministri përgjegjës
<!-- Fuqia njerëzore -->
|mosha =
|shërbimi_i_detyrueshëm =
|fuqia_njerëzore_data = 2015
|fuqia_njerëzore_mosha = 15–49
|në_dispozicion =
|në_dispozicion_f =
|të_aftë =
|të_aftë_f =
|arrijnë =
|arrijnë_f =
|aktive = 10,958
|renditur =
|rezerve =
|vendosur =
<!-- Financiare -->
|shuma =
|përqind_GDP =
<!-- Industriale -->
|furnitorë_të_brendshëm =
|furnitorë_të_jashtëm =
|importe =
|eksporte =
<!-- Artikuj të ndryshëm -->
|historia = [[Arma e Xhandarmërisë]] (1925—1939)<br />[[Policia Popullore e Shqipërisë]] (1945-1991)
|gradat =
<!-- PLEASE DO NOT CHANGE THE ORDER OF PRECEDENCE HERE OR ELSEWHERE IN THE ARTICLE. Please read the talk page as to why -->
}}

==Fillimet==
==Fillimet==
:'''Artikulli kryesor:''' ''[[Historia e Policisë së Shqipërisë]]''
:'''Artikulli kryesor:''' ''[[Historia e Policisë së Shqipërisë]]''

Versioni i datës 11 maj 2020 01:35

Policia e Shtetit

Emblema e Policisë
Themeluar 13 gennaio 1913
Forma e tanishme 1992
Qendra e Bazës Tiranë
Komanda
Drejtori Ardi Veliu
Ministri përgjegjës Sandër Lleshaj (i brendshëm)
Fuqia njerëzore
Personel aktiv 10,958
Artikuj të ndyshëm
Historia Arma e Xhandarmërisë (1925—1939)
Policia Popullore e Shqipërisë (1945-1991)


Fillimet

Artikulli kryesor: Historia e Policisë së Shqipërisë
Flamuri i Policisë
Stema

Krijimi i Policisë shqiptare lidhet me shpalljen e Pavarësisë dhe krijimin e shtetit shqiptar (1912) kur më 13 janar 1913, Qeveria e Përkohshme e Vlorës, mori vendimin për krijimin e Forcave të Rendit

Gjatë Luftës së Parë Botërore strukturat e policisë dhe xhandarmërise kombëtare u copëtuan dhe u profilizuan sipas modeleve të forcave pushtuese (austro-humgareze, franceze, italiane, etj.). Në Krahinën Autonome të Korçës u krijua prefektura e policisë dhe zyrat e policisë në qarqe.

Pas Kongresit të Lushnjes (1920-1924), pati organizime dhe zhvillime të reja në fushën e policisë. Në tetor 1920 u miratua organika e re e policisë së pergjithshme (me 210 vetë).

Pas Revolucionit të qershorit, Qeveria e Nolit mori disa masa për organizimin e policisë.

Pas rënies së Fan Nolit, pra në periudhën 1925-1938, ka një zhvillim progresiv të policisë dhe xhandarmërisë. Futen elemente moderne perëndimore në fushën e strukturave dhe legjislacionit të policisë dhe xhandarmërisë. Gjatë kësaj periudhe u krijuan për herë të parë disa lloje policish si p.sh.: Policia Bashkiake (1928), Policia Rurale (1929), Policia Kufitare(1930), Policia e Sigurimit Publik (1938), Roja Mbretërore e Kufirit (1939), Xhandarmëria Qytetëse (me atributet e policisë urbane), etj.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore strukturat e policisë dhe xhandarmerisë ne pjesën me të madhe u asimiluan dhe u profilizuan sipas interesave të shteteve pushtuese. Gjate dy pushtimeve, policia u integrua në strukturat ushtarake me emërtimin Trupa e Armatosur e Policisë.

Në vitin 1943, në zonat e çliruara, u krijuan strukturat partizane për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike: Komandat e Qarkut, Komandat e Vendit dhe Rojet Vullnetare.

Pas Luftës së Dytë Botërore organizimi dhe strukturimi i policisë është bërë sipas modeleve lindore.

Organizimi dhe strukturimi

Skeda:Polica-rendi.gif
Policia e Rendit

Duke filluar nga viti 1991, pas futjes së Shqipërisë në rrugën e proceseve demokratike, kanë ndodhur disa ndryshime të rëndesishme në fushën e organizimit dhe ristrukturimit të Policisë Shqiptare. Në vitin 1991, me krijimin e Ministrisë së Rendit Publik, policisë iu dha statusi i një institucioni më vete, ndryshe nga ç’ ishte më parë. Në një kohë të shkurtër u bënë ndryshime të shpejta të karakterit organizativ e ligjor të policisë si dhe u bë hapja e saj me botën.

Gjëte vitit 1992-96, në bazë të programit qeveritar, por pa hartuar strategji konkerte, u zhvillua reforma në polici. Ky proces përfshiu fushën e ristrukturimit te policisë në të gjitha nivelet, rinovimin e personelit te policise, zgjerimin e kuadrit ligjor dhe hapjen e saj me institucionet homologe të botës e organizatat ndërkombëtare. Fillimisht ky proces pati ndikim pozitiv për faktin se brenda një kohe të shkurtër u zhduk kaosi, anarkia dhe u vendos rregulli e qetësia publike. Por, përveç rezultateve pozitive që u arritën, evidentohen edhe mjaft probleme qe kanë të bëjnë me paqëndrueshmërinë e strukturave, standartet e ulëta të rekrutimit të personelit, nivelin e ulët të profesionalizmit, policimin e tubimeve paqësore të paautorizuara, shfaqjet e korrupsionit etj., të cilat dhanë impuls të fuqishëm gjatë trazirave janar-mars 1997.

Skeda:Policia-fnsh.gif
Policia e Shtetit

Gjatë trazirave të janar-mars 1997, u dogjën dhe u shkatërruan plotësisht 10 komisariate të policisë, ndërsa pjesa tjetër pësoi dëmtime të mëdha, u vodh mbi 80 % e teknikës dhe automjeteve të policisë si dhe u vranë e plagosën me dhjetëra punonjës policie.

Pas muajit qershor 1997, filloi puna për ringritjen dhe riorganizimin e policisë në të gjitha nivelet. U krijuan struktura që kishin të bënin direkt me luftën kundër banditizmit, terrorizmit, krimit të organizur, çarmatimit. U riaktivizuan strukturat e meparshme të paralizuara kunder krimit. Brenda një kohe relativisht jo shumë të shkurtër u arrit që të funksionojë policia, të zhbllokohen rrugët strategjike nacionale nga bandat kriminale, të vendoset rendi dhe qetësia publike, të çarmatoset një pjesë e popullatës si dhe të vihet në funksionim administrata publike. Qysh prej muajit maj 1997, një ndihmesë të rëndësishme në ringritjen e riorganizimin e policisë shqiptare ka dhënë e jep ende misioni policor MAPE i Bashkimit Evropian Perendimor (BEP). Me sugjerimin e ketij misioni u ngritën Drejtoritë e Policisë së Prefekturave (Qarqeve). Ky mison ka dhënë një kontribut të madh edhe në fushën e kualifikimit e reformimit të policisë shqiptare.

Skeda:Policia-kufiri.gif
Policia Kufitare

Krahas ketij misioni, qe nga viti 1997 prane policise sone operojne edhe ICITAP (SHBA), INTERFORCE (Itali). Nga viti 1997 e deri ne 2000 keto misione kane kualifikuar mbi 4000 punonjes policie. Misioni INTERFORCE ka dhene nje ndihme te konsiderueshme ne krijimin dhe pajisjen e sallave operative dhe te autoptarullave Shqiponja. Reforma ne Policine e Shtetit e inicuar nga Vendimi i Qeverise nr.384, date 28.7.1999, perben nje moment shume te rendesishem për te ardhmen e policise.Dokumenti baze i hartuar ne vitin 1999-2000 quhet Strategjia e Reformes ne Polici. Kjo Strategji është afatmesme (2000-2003) dhe objektivat e saj jane: krijimi i nje infrastrukture ligjore e nenligjore moderne; ndertimi i strukturave eficente te policise; percaktimi i standantarteve te reja te rekrutimit, formimit e kualifikimit; forcimin e marredhenieve te policise me komunitetin e administraten; bashkepunimin me jashte dhe ngritjen e standarteve te punes dhe teknologjike te policise.

Skeda:Policia-rrugore.gif
Policia Rrugore

Filozofia kryesore Reformes është shndërrimi i policisë nga një strukturë ushtarake në institucion civil të administratës shtetërore, në shërbim të komunitetit mbi bazën e parimeve të policimit demokratik. Kjo filozofi do të synojë në krijimin e një policie të aftë profesionalisht, të paanshme politikisht, fleksibël dhe dinamike në veprim, për të mbrojtur rendin dhe sigurinë publike dhe garantuar zbatimin e ligjit në të gjithë vendin, duke respektuar liritë dhe të drejtat e njeriut dhe parimet kushtetuese të shtetit juridik. Reforma në fushën e legjislacionit ka filluar qysh me miratimin e ligjit Për Policine e Shtetit nr.8553, datë 25 nëntor 1999, ligjit Për Gradat në Policinë e Shtetit, ligjit Për sigurimin shoqeror suplementar te personelit te policise dhe aktet nenligjore si Rregullorja e Disiplines dhe Rregullorja e Personelit te Policise se Shtetit. Tani, Policia ndodhet ne fazen e II te impementimit te reformes. Zbatimi i Reformes ne polici ka filluar te jap impakt pozitiv ne fushen e zbatimit te ligjit, te luftes kunder kriminalitetit dhe sigurimit te rendit e qetesise publike, respektimit te lirive dhe te drejtave te njeriut, moralit dhe motivit ne kryerjen e detyres e deri ne vetmohim.

Ne memorien e Historisë së Policisë Shqiptare janë fiksuar mjaft punonjës policie, të cilët janë bërë simbol sakrifice e vetmohimi në kryerjen e detyrës. Me aktet e tyre të trimerisë, Policia ka të skalitur edhe disa emra heronjsh e dëshmorësh që sot prehen të qetë në Altarin e Trimërisë:

Oficerët: Kolonelë Arben Zylyftar, n/kolonel Ylvi Bengasi,..

Policët: Arben Ujka, Mehdi Vatoci, Arshi Bregasi, Veledin Pashaj, Bujar Hamitaj ...

Më 14 janar 2002, Presidenti i Republikës së Shqipërisë Rexhep Mejdani, me rastin e 89 vjetrotit të krijimit të Policisë shqiptare dekoron Policinë e Shtetit me urdhërin e lartë Gjergj Kastrioti (Skënderbeu)

Burimi i të dhënave

  • Marre nga faqja ne internet e Ministrise se Puneve te Brendshme:
Polica e Shtetit