Njerëz dhe Fate: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
No edit summary
Bet 0 (diskuto | kontribute)
v Njerez dhe Fate u zhvendos tek Njerëz dhe Fate. Arsyja
(Pa ndryshime)

Versioni i datës 25 maj 2009 22:28

"Njerëz dhe fate" telenovela e pare shqiptare, rreth vitit 2002-2003, ka punuar një staf i përzgjedhur e mbase më i miri që mund të gjendej në ambjentet e Televizionit Publik. "Të punosh me dramaturgun më të mirë në Shqipëri, Ruzhdi Pulahën, me drejtor fotogafie Astrit Omerin, me teknikun e zërit Kristaq Risto, montazhier Andon Beqari, regjisore të dytë Katerina Çelon, etj sigurisht që ke shpresë te suksesi",- thotë Pepo. Ndërkohë serial pas seriali regjisori ka shtuar edhe listën e aktorëve pjesëmarrës në ngjarje. Krahas aktorëve të vjetër si Natasha Sela, Robert Ndrenika, Medi Malkaj, Marjeta Ljarja etj u përfshinë edhe aktorë të tjerë të cilët u grupuan në të ashtëquajturin brez i dytë aktorësh. Arben Derhemi, Valbona Imami, Eni Jani tashmë kanë krijuar një imazh të tyrin, një emër dhe një besim të ri për regjisorët. Por ashtu siç pranon edhe vetë regjisori Ylli Pepo në lojë janë futur edhe emra të rinj aktorësh, që ende vazhdojnë studimet në Akademinë e Arteve si Lulëzim Zeqja etj. "Kontributi që kanë dhënë aktorët në këtë film më ka lënë të mrekulluar, tregon Pepo. Të gjithë kanë qenë të shkëlqyer dhe kanë sjellë një lojë vërtet të mirë." Telenovela pati gjithsej 20 seri, por u ndërpre për arsye të fondeve dhe 20 seri të tjera të saj po presin në drejtorinë projekteve të RTSH për t’u miratuar. Skenaristi Ruxhdi Pulaha i ka përgatitur ato dhe eshte gati për të rifilluar prapë. Kuptohet që ndërprerja e saj ka të bëjë me mungesën e fondeve.

Regjizor: Ylli Pepo

Skenari: Ruzhdi Pulaha


AKTORET

Robert Ndrenika

Pavlina Mani

Eni Jani

Valbona Imami

Arben Derhemi

Arta Muçaj

Natasha Sela

Medi Malkaj

Marjeta Ljarja

Rozana Radi

Alfred Trebicka

Valentina Kita

Lulëzim Zeqja

Shiko dhe

Ishte koha për dashuri (2004)

Letra Fatale (2005) qe jane filma te dal pres kesaj telenovele.


Perpunoi:

Daniel Gorea