Jump to content

Spitali i Gjilanit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Spitali në Gjilan

Spitali i Gjilanit është një spital rajonal i përgjithshëm që ndodhet në Gjilan dhe është i dedikuar për të gjithë banorët e Rajonit të Gjilanit (Komuna e Gjilanit, Komuna e Dardanës, Komuna e Vitisë, Komuna e Ranillugut dhe Komuna e Parteshit). [1]

Fillet e funksionimit të Spitalit të Gjilanit i gjejmë qysh në vitet 1947-1949, kur është ndëtuar Dispanzeri për sëmundjen e TBC, e i cili repart ekziston edhe sot e kësaj dite, gjithashtu në këtë vit filloi punën edhe spitali i ashtuquajtur Spitali i qytetit, e në kuadër të këtij spitali funksiononin këto reparte: Reparti i sëmundjeve të mbrendëshme – Internë, Repartin i pediatrisë, Reparti i sëmundjeve infektive, e që funksiononte në një barakë metalike montuese, Reparti i kirurgjisë dhe Reparti i gjinekologjisë e të cilët kanë funksionuar në vazhdimësi në kuadër të këtij spitali. Kështu ka funksionuar deri në vitet 1970, ku në këtë vit filloi së funksionuari spitali i sotëm, e që atëher kishte statusin “Qendër Medicinale”.

Pra i dokumentuar si Spital i përgjithshëm me disa njësi dhe reparte e gjejme nga viti 1954, e që në vazhdimësi është kompletuar me kuadro – personel shëndetësor profesional dhe repartee te reja.

Gjithashtu me ndërtimin e objekteve dhe godinave te reja hapen edhe reparte tjera të cilat funksionojnë sot në kuadër të Spitalit të përgjithshëm të Gjilanit. Mjeku i parë këtij regjioni ka qenë Dr. Nijazi Halimi, i cili Fakultetin e Mjekësisë e ka kryer më 1959, e që më vonë ky spital vazhdimisht plotësohet më kuadro të reja.[2] [3]

  1. ^ Kraja, Mehmet, red. (2018). "Fjalori Enciklopedik i Kosovës". (Encyclopedic Dictionary of Kosova). Vëll. 2. Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. fq. 1525. ISBN 9789951615846. OCLC 1080379844.
  2. ^ "Spitalet Rajonale". QKUK. Arkivuar nga origjinali më 18 maj 2014. Marrë më 23 shkurt 2014.
  3. ^ https://eshendetesia.com/business/39/view

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]