Stampa:25 shkurt
Appearance
- 138 - Perandori Romak Hadrian adapton Antoninus Piusin që automatikisht u bë pasues i tijë.
- 1570 - Papa Piu V përjashton nga Kisha mbretëreshën Elizabeth I të Anglisë.
- 1793 - George Washington mban takimin e parë të kabinetit si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
- 1837 - U patentua motori i parë elektrik nga Thomas Davenport.
- 1921 - Tbilisi, kryeqyteti i Republikës Demokratike të Gjeorgjisë, okupohet nga Rusia bolshevike.
- 1932 - Adolf Hitleri siguron shtetësi gjermane përmes natyralizimit, e cila gjë i mundësoi atij që të garojë në zgjedhjet e vitit 1932 për president.
- 1941 - Në Amsterdamin e okupuar, grevë e përgjithshme është shpallur në përgjigje ndaj masave të shtuara antihebraike të vendosura nga nazistët.
- 1945 - LDB: Turqia i shpalli luftë Gjermanisë.
- 1954 - Gamal Abdul Nasser u zgjodh kryeministër i Egjiptit.
- 1956 - Në një fjalim për kultin e personalitetit dhe pasojat e saj, lideri sovjetik Nikita Khrushchev dënon kultin e personalitetit të Joseph Stalinit.
- 1991 - Një raketë irakiane “Scud” godet një kazermë ushtarake amerikane në Dhahran, Arabi Saudite, duke lënë të vdekur 28 rezervistë të ushtrisë amerikane nga Pennsylvania.
- 1992 - U vranë rreth 613 civilë nga forcat armeneze gjat një konflikti në Nagorno-Karabakh, Azerbajxhan.
- 1994 - Amerikano-izraeli Dr. Baruch Kappel Goldstein në xhami duke u lutur vrau 29 palestinezë dhe plagosi 125 të tjerë.
- 2006 - Popullsia botërore arrin shifrën 6.5 miliardë. (Figura)
- 2009 - Ndodh masakra BDR në Pilkhana, Dhaka të Bangladeshit. 74 persona vriten, në mesin e të cilëve më shumë se 50 zyrtarë ushtarakë, nga garda kufitare e Bangladeshit në brendi të selisë së saj.