Stampa:2 mars
Appearance
- 1444 - U formua Lidhja Shqiptare e Lezhës.
- 1836 - Gjatë revolucionit teksasian, miratohet Deklarata e Pavarësisë së Texasit nga Meksika.
- 1896 - Etiopia mposht trupat italiane në Betejën e Adwas, për herë të parë që një shtet afrikan kishte shënuar fitore ushtarake ndaj një fuqie koloniale.
- 1939 - Eugenio Maria Giuseppe Giovanni Pacelli bëhet Papë. (Figura)
- 1946 - Ho Chi Minh u zgjodh president i Vietnamit Verior.
- 1949 - Për herë të parë u instalua ndriçimi automatik publik në një rrugë të qytetit amerikan New Milford.
- 1969 - Trupat sovjetike dhe kineze përplasen në vijën kufitare në lumin Ussuri.
- 1992 - Armenia, Azerbajxhani, Kazakistani, Kirgizistani, Moldavia, San Marino, Taxhikistani, Turkmenistani dhe Uzbekistani iu bashkuan Kombeve të Bashkuara. Të gjitha këto shtete, me përjashtim të San Marinos, ishin republika të Bashkimit të shkatërruar Sovjetik.
- 2004 - “Al-Qaeda” kryen njërën prej masakrave të mëdha që nga ndërhyrja e trupave amerikane në Irak një vit më herët. Militantët e Osama bin Ladeni vrasin 170 civilë dhe plagosin qindra të tjerë.