Të falemi Maria

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Lajmërimi i kryengjëllit Gabriel Shën Marisë, nga Simone Martini. Nga goja e engjëllit del shkrimi i artë me përshëndetjen engjëllore.

Të falemi Maria apo Përshendetja Engjëllore (lat. Ave Maria (Salutatio Angelica)), është një lutje thirrëse tradicionale katolike dhe ortodokse për ndërhyrjeMaries, nënës së Jezusit. Lutja vetë gjendet në bibël, në tregimin e vizitës së Sh. Maries tek Shën Elizabeta dhe përshëndetjen e kryengjëllit Gabriel. Të falemi Mri u zhvillua në mesjetë. Maria njihet si Theotokos apo Maria Virgjëresha e Bekuar. Lutja përdoret poashtu në Katolicizmin Anglez anëtarët e Bashkësisë Anglikane. Në Katolicizmin e Lindjes dhe Kishat Ortodokse të Lindjes, njihet si "Përshendetja Engjëllore" si edhe "Të falemi Maria".

Prejardhja dhe shkrimet greke[redakto | redakto tekstin burimor]

Pjesa e parë e lutjes është përshëndetja e Kryengjëllit Gabriel siç na rrëfen Ungjilli i Lukës 1:28 "Të falem, hirplote, Zoti është me ty". Pjesa e dytë është nga përshëndetja që iu bë Maries nga kushërira e saj Elizabeta tek Luka 1:42 "E bekuar je mbi gjithë gratë e i bekuar është fryti i barkut tyt", dhe një përforcim i besimit themelor të krishterë në hyjninë dhe njeriqenien e vërtetë të Jezusit.

Ave Maria në ruzarre[redakto | redakto tekstin burimor]

Për Kishën Katolike, rruzare "është një lutje, ku përsëritja e Ave Maria drejton mendimet dhe dashurinë Krishtit. Ajo është e rekomanduar nga Magjisteri si një mënyrë e dobishme për të krishterët për t'u bashkuar me misteret e Krishtit . Për më tepër, autoritetet e Kishës vlerësojnë se rruzarja "na mëson të jemi të përulur në besim," dhe se "meditoni mbi misteret e jetës së Krishtit " dhe në këtë mënyrë, "vepra e Krishtit demostrohet në rruzare"

Të falemi Mari[redakto | redakto tekstin burimor]

Teksti liturgjik[redakto | redakto tekstin burimor]

Shqip

Të falemi Mari, hirplotë, Zoti me ty!

E bekuar je mbi të gjitha gratë dhe i bekuar fryti i barkut tënd, Jezusi. 

Shenjtja Mari, Nëna e Hyjit, lutu për ne mëkatarët,

tash e në fill të vdekjes sonë.

Amen!

Grec liturgique
Teksti origjinal shqiptimi
Ave Maria, gratia plena Ave Maria, gracia plena
Dominus tecum Dominus tekum
benedicta tu in mulieribus benedikta tu in mulieribus
et benedictus fructus ventris tui Iesus. et benediktus fruktus ventris tui Jesus
Sancta Maria mater Dei Sankta Maria mater Dei
ora pro nobis peccatoribus ora pro nobis pekatoribus
nunc, et in hora mortis nostræ. nunk, et in ora mortis nostre.
Amen Amen
Greqisht
Teksti origjinal Shqiptimi
Χαῖρε, Μαρία, κεχαριτωμένη Khaire, María, kekharitomene
ὁ Κύριος μετὰ Σοῦ, ho Kurios meta Sou,
εὐλογημένη Σύ ἐν γυναιξί, eulogemene Su en gunaixí,
καί εὐλογημένος ὁ καρπός τῆς κοιλίας Σου, ὁ Ἰησοῦς. kai eulogemenos ho karpos tes koilias Sou, ho Iesous.
Ἁγία Μαρία, Θεοτόκε, Hagia María, Theotoke,
πρέσϐευε ὑπέρ ἡμῶν τῶν ἁμαρτωλῶν, présbeue huper hemon ton hamartolon,
νῦν καί ἐν τῃ ὥρᾳ τοῦ θανάτου ἡμῶν. nun kai en tei horai tou thanatou hemon
Ἀμήν Amen

Versioni latin[redakto | redakto tekstin burimor]

Si një formulë e ndarë për përkushtim i katolikëve romakë, "Të falemi Maria" daton nga qindvjeçari i 11-të, megjithëse një pjesë e përshpirtshme iu këndua mrekullisht IldefonsusitToledos (qv. 7-të). Më së shumti në mesjetë, forma e marrë e lutjes në Kishën Katolike romake ishte:

Ave María, grátia plena, Dóminus tecum.
Benedícta tu in muliéribus, et benedíctus fructus ventris tui, Jesus.
Të falemi Mri, hirplotë, Zoti me ty.
Bekuar je mbi gjithë gratë, e i bekuar fryti i barkut tyt, Jezus.

Pjesa lutëse "Maria e Shenjtë, Nëna e Perëndisë, lutu për ne mëkatarët tani e në orën e vdekjes sonë. Ashtu qoftë." u bë ushtrim i zakonshëm në Perëndim rreth kohës së Këshillit të Trentit dhe është shpallur nga "Katekizmi i Këshillit të Trentit" të jetë formuar nga vetë Kisha.

Versioni i tanishëm është si më poshtë (thekset bien për shqiptim vetëm dhe nuk ndeshen në gjuhën latine):

Ave María, grátia plena, Dóminus tecum.
Benedícta tu in muliéribus, et benedíctus fructus ventris tui, Jesus.
Sancta María, Mater Dei, ora pro nobis peccatóribus,
nunc et in hora mortis nostræ. Amen.
Të falemi Mri, hirplotë, Zoti me ty;
bekuar je mbi gjithë gratë, e i bekuar është fryti i barkut tyt, Jezus.
Shenjtja Mari, Nëna e Perëndisë, lutu për ne mëkatarët,
tani dhe në oren e vdekjes sonë. Ashtu qoftë.

Përdorimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Shiko edhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje te jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]