Shko te përmbajtja

Taxhedin Bislimi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Taxhedin Bislimi
Lindi
Shtetësiashqiptar

Dr. Taxhedin Bislimi (19 Prill 1961, Grushinë, Haraçinës). Është doktor i shkencave islame, imam dhe ligjërues në Fakultetin e Shkencave IslameShkup.

Taxhedin Bislimi u lind më 19 Prill të vitit 1961 në fshatin Grushinë të komunës së Haraçinës - Shkup. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Siri, Fakultetin e sheriatit pran Universitetit të Damaskut në Damask - Siri. Disertacionin e magjistraturës e mbrojti në Universitetin “Imam Evzai” në Liban vitin 2002, Vakëfi në Maqedoni, kurse doktoratën në Pazarin i Ri 2016 me titullin: "Kontrata e pajtimit sipas sheriatit islam me ndikim te shqiptarët”.

I punësuar si Vaiz dhe Mualim në fshatin e lindjes dhe njëkohësisht edhe ligjërues i lëndës së Usuli Fikhut dhe Fëkëhut në Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup. Për një kohë të gjatë ka qenë edhe ligjërues nëpër disa xhami të Shkupit. Prej vitit 2006 është zgjedhur Myfti i Myftinisë së Shkupit, ku qëndroi për një mandat katër vjeçar.

Krahas punëve të përditshme është marrë edhe me shkrime, të shumtë, e veprat e tij kryesisht e karakter të shkencës së fikhut dhe Usuli fikhut, e më të njohura janë: