Jump to content

Thoma Deljana

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Thoma Deljana
Ministër i Arsimit (mbas 17 mars 1966, edhe i Kulturës)
Në detyrë
23 qershor, 1965 – 3 maj, 1976
Paraprirë ngaManush Myftiu
Pasuar ngaTefta Cami
Të dhëna vetjake
U lind më20 shkurt 1914
Elbasan, Principata e Shqipërisë
Vdiq më14 shtator 2014
Shqipëri
NënshtetësiaShqiptar

Thoma Deljana (Elbasan, 20 shkurt 1924 - 14 shtator 2014) ka qenë përgjegjës rinie i njësitë e Frontit Nacional-Çlirimtar, nëpunës dhe ministër shqiptar.

U lind në Elbasan më 20 shkurt 1924 në lagjen "Kala".[1] Ndoqi studimet në shkollën Normale deri më 1943. Në nëntor 1943 anëtar i Partisë Komuniste. Në qershor 1943 - nëntor 1944 qe punëtor partie në qytetin e vendlindjes. Në nëntor-dhjetor 1944 qe përgjegjës rinie në divizionin e 7-tëKorçë. Nga dhjetori i 1944 e deri në prill 1945 qe përgjegjës i seksionit politik të divizionit të 8-tëPeshkopi.

Në maj të 1945 u zgjodh anëtar i Komitetit Qendror të Partisë për Elbasanin deri në janar të 1946 dhe nga janari i 1946 e deri në shtator 1947 sekretar i Komitetit Qarkor të PK-së në Elbasan. Në shtator 1947 e deri në dhjetor të 1948 qe kryetar dege në Komisionin e Planit të Shtetit. Më 1948 - 1951; 1953 - 1955 qe shef seksioni dhe më 1951 - 1953 zëvendësdrejtor në Drejtorinë e Kuadrit në Komitetin Qednror të Partisë.

Më 1955 - 1958 ndoqi studimet në Shkollën e Lartë të Partisë në Moskë. Gjatë viteve 1952 - 1976 qe anëtar i Komitetit Qendror të Partisë dhe nga 1954 e deri më 1976 qe deputet. Më 1958 - 1961 qe sekretar i parë i Komitetit të Partisë së Punë në rrethin e Elbasanit. Më 1961 - 1965 shërbeu si zëvendësministër i parë i Arsimit. Më 1965 - 1966 qe ministër i Arsimit dhe nga 1966 ministër i Arsimit dhe i Kulturës për dhjetë vitet e ardhshme.[2] Më 1975 u dënua si pjesë e grupit armiqësor të arsim-kulturës me në krye Abdyl Këllezin, gjë për të cilën u shkarkua nga ofiqi ministror.

Më 1976 - 1977 i dënuar me internim qe drejtor i shkollës së mesme në DhëmblanTepelenë, pas 1977 u shkarkua dhe punoi si çoban e bujk.[1] Prej ku u kthye më 1985 si i internuar në vendlindje.[2]

  1. ^ a b Harka, Sejdo (17 maj 2012). "Thoma Deljana, ministri që guxoi të kundërshtojë Mehmet Shehun". tiranaobserver.al. Tirana Observer. - Nr. 937. fq. 10–11. Arkivuar nga origjinali më 6 gusht 2018. Marrë më 31 mars 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ a b Dervishi, Kastriot (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet. Tiranë: 55. fq. 108. ISBN 9789994356225. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)