Kërceni tek përmbajtja

Txiki Beguiristáin

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


Txiki Begiristain
Begiristain në vitin 2016
Personal information
Emri i plotë Aitor Begiristain Mujika
Data e lindjes 12 gusht 1964 (60 vjeç)
Vëndi i lindjes Olaberria, Spanjë
Gjatësia 1.72 m (5 ft 8 in)
Pozicioni(et) Anësor, Sulmues
Karriera rinore
Segura
Easo
1980–1982 Real Sociedad
Karriera e lartë*
Vitet Team Apps (Gls)
1982 San Sebastián 9 (2)
1982–1988 Real Sociedad 187 (23)
1988–1995 Barcelona 223 (63)
1995–1997 Deportivo La Coruña 43 (4)
1997–1999 Urawa Red Diamonds 61 (16)
Total 523 (108)
Karriera ndërkombëtare
1984–1988 Spanja U21 19 (4)
1988 Spanja U23 1 (0)
1988–1994 Spanja 22 (6)
*Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve

Aitor Behuiristain Mujica lindi më 12 gusht të vitit 1964, në Olaberria, Spanjë. Ai luajti si mesfushor ofensiv për Real Sociedad, FC Barcelona, Deportivo de a Coruna, Urawa Red Diamonds dhe për Kombëtaren e Spanjës. Pasi përfundoi karrierën si futbollist ai punoi për Televisio de Catalunya por më pas u bë Direktor i futbollit të FC Barcelona.

Beguiristain nisi karrierën në Real Sociedad në vitin 1982 dhe ai luajti 187 ndeshje dhe shënoi 23 gola në La Liga. Ai në vitin 1987 shënoi golin e ky në finalë të Kupës së Mbretit kundër Atletico Madrid. Loja përfundoi 2-2 dhe kështu fituan me penalltia. Ne vitin 1988 po ashtu kishin arritur deri në finalë të Kupës së Mbretit por u mposhten nga FC Barcelona me rezultat 1-0.

Befuiristain me debutimin e tij të parë për FC Barcelona shënoi gol në fitoren 2-0 kundër RCD Espanyol. Ai kishte luajtur 223 ndeshje dhe kishte shënuar 63 gola në La Liga për FC Barcelona. Ai kishte bërë dy herë hat-tricks me FC Barcelona, atë kundër Real Valladolid në 1991 dhe kundër Real Zaragoza në vitin 1993. Në dy sezonet e fundit të FC Barcelona ai nuk ishte në formacionin e parë dhe kështu ai kaloi në vitin 1995 të Deportivo de La Coruna. Beguiristain luajti 43 ndeshje në La Liga dhe shënoi katër gola. Në fund të sezonit ai vendosi të shkoj në Urawa Red Diamonds në Japoni.

Beguiristain po ashtu ka luajtur edhe për Kombëtaren e Spanjës. Ai luajti 22 ndeshje dhe shënoi gjashtë gola për Spanjën. Ai debutoi për herë të parë kundër Çekosllovakisë kur humben 2-1. Ai luajti për Spanjën në Euro 1988 dhe ne Kupën e Botës në vitin 1994.