Jump to content

Umihane Çuvidina

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Umihana Çuvidina)
Umihane Çuvidina

Umihane Çuvidina (rr. 1794rr. 1870) ishte një poete e hershme boshnjake e periudhës Osmane veprat e së cilës kanë mbijetuar deri në ditët tona.[1] Çuvidina përveq se i shkruante ajo edhe i këndonte poezitë e saj dhe ka kontribuar në masë të madhe në zhvillimin e muzikës popullore tradicionale boshnjake të njohur si sevdalinka.[2]

Çuvidina ka lindur në Sarajevë rreth vitit 1794, në kohën kur Bosnja dhe Hercegovina ishte pjesë e Perandorisë Osmane. Çuvidina u rrit në Hrid, një lagje e Sarajevës, e cila shtrihej në anën e majtë të bregut të lumit Miljacka.

Në vitin 1813, Çuvidina ishte fejuar me një djalë të ri të quajtur Mujo Çamxhi Bajraktari i cili vdiq si një ushtar i ushtrisë perandorake të Alipashë Derendelisë gjatë Kryengritjes së Parë Serbe në fillim shekullit të XIX. Ai u vra në afërsi të qytetit të vogël Loznica pranë lumit Drina. E prekur thellë nga vdekja e të fejuarit të saj, Çuvidina vendosi të mos martohej më dhe zuri të shkruaj poezi për të fejuarin dhe shokët e tij ushtarë.

Për tre vjet pas vdekjes së Mujit, Umihana nuk doli fare jashtë oborrit të saj. Vetëm në vitin e katërt, ajo i preu flokët e saj si një shenjë e zisë së përjetshme, për të fejuarin e vdekur dhe flokët e saj i lidhi mbi rrethojat e oborrit të saj. Ky është një rast i cili përmendet edhe në poezitë e saj.

Poema e plotë e cila pa asnjë dyshim i atribuohet Çuvidinës është poezia prej 79 vargjesh e njohur me titullin "Sarajlinjët shkojnë ushtar kundër Serbisë" "Sarajlije iđu na vojsku protiv Srbije" (English: "The Men of Sarajevo March to War Against Serbia").[3]

Umihane Çuvidina jetoi gjatë dhe vdiq në moshë të shtyer në vitin 1870 dhe ishte varrosur në një vend të panjohur në Sarajevë.

Një shkollë fillore me emrin e saj "Shkolla Fillore Umihane Çuvidina"(Umihana Čuvidina Osnovna Škola) është hapur në vitin 1970 në një pjesë të Sarajevës, të quajtur Boljakov Potok.[4][5]

Më 26 shtator të vitit 1992, një numër i vogël i nxënësve ishin vrarë nga forcat Serbë në Sarajevë gjatë Luftës së Bosnjës.[6] Tre muaj më vonë, më 16 dhjetor 1992, u vranë edhe tre të rinj shkollar nga një granatë serbe dhe shumë të tjerë ishin plagosur përderisa ata ishin duke luajtur në oborrin e ndërtesës. Këto incidente janë një pjesë e Rrethimit të Sarajevës, i cili ka zgjatur gati katër vjet.[7]

Shtëpia në të cilat ajo ishte lindur në "Rruga e Mujezinit" ("Ulica Mujezinova") në Stari Grad, Sarajevë me kalimin e viteve është dëmtuar rëndë. Banorët disa herë kishin kërkuar nga organet drejtuese të qytetit që të vendosej një pllakë me të dhënat historike për shtëpinë ku Çuvidina kishte jetuar dikur,[8] por pa dobi deri në vitin 2011 kur qyteti i Sarajevës aprovoi një fond prej 80,000 markash kovertibile të Bosnjës për restaurimin e rrugës dhe shtëpisë së saj.[9]

Në shtator të vitit 2012, aktorja boshnjake Nada Đurevska njoftoi se ajo dhe kolegu i saj Admir Glamoçak kanë planifikuar krijimin e një monodrama për Umihane Çuvidinën. Đurevska deklaroi se ajo kishte mbledhur informacione në lidhje me jetën enigmatike të poetes për vite të tëra.[10]

Lista e pjesshme e veprave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • "Çamxhi Mujo dhe Uma e bukur" (Čamdži Mujo and Beautiful Uma)[11]
  • "Sarajlinjët marshojnë në luftë kundër Serbisë" (Sarajlije iđu na vojsku protiv Srbije)
  • "Pikëllimi për Čamxhi Mujën" (Žal za Čamdži Mujom)
  1. ^ "Tarih donosi priču o Umihani Čuvidini". tvsa.ba. 28 dhjetor 2011. Arkivuar nga origjinali më 10 janar 2014. Marrë më 24 dhjetor 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Sevdalinka, naučni esej". ibn-sina.net. Arkivuar nga origjinali më 25 nëntor 2012. Marrë më 24 dhjetor 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Voices in the Shadows: Women and Verbal Art in Serbia and Bosnia; Pages 250 & 251. books.google.com. Marrë më 24 dhjetor 2012. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Umihana Čuvidina Elementary School official website". osuc.edu.ba. Marrë më 24 dhjetor 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Osnovna škola "Umihana Čuvidina", Sarajevo". most387.com. 6 janar 2012. Marrë më 24 dhjetor 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  6. ^ "Obilježena godišnjica ubistva devet građana Novog Grada". avaz.ba. 28 shtator 2012. Arkivuar nga origjinali më 30 shtator 2012. Marrë më 24 dhjetor 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "OBILJEŽENA 20. GODIŠNJICA STRADANJA U POTUR ŠEHIDIJINOJ ULICI". novigradsarajevo.ba. 17 dhjetor 2012. Marrë më 24 dhjetor 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "Propada ulica u kojoj je rođena čuvena Umihana Čuvidina". avaz.ba. 1 prill 2011. Marrë më 24 dhjetor 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  9. ^ "Dosta oštećenih kaldrma u Starom Gradu: Za sanaciju 80.000 KM". avaz.ba. 24 maj 2011. Marrë më 24 dhjetor 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  10. ^ "Đurevska i Glamočak pripremaju monodramu o Umihani Čuvidinoj". avaz.ba. 25 shtator 2012. Marrë më 24 dhjetor 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  11. ^ "CAMDZI MUJO I LIJEPA UMA". camo.ch. Arkivuar nga origjinali më 2 prill 2018. Marrë më 24 dhjetor 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)