Përdoruesi:Keidii o
Rrethi i Tropojës, pjesë përbërëse e Rajonit Verilindor zë pjesën lindore të Alpeve, gropën e Tropojës dhe Lugina e Valbonës. Në lindje kufizohet me Republikën e Kosovës, në perëndim me rrethin e Shkodrës ndërsa në veri kufizohet me Malin e Zi dhe në jug ndahet me Pukën e Kukësin. [1] 42°24′04″N 20°10′02″E / 42.401023°N 20.167251°E
Tropojë | |
---|---|
Popullsia | 43 300 |
{{{postal_code_type}}} | 8501 |
Relievi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Rrethi I Tropojës është një rreth me terren malor. Lartësia mesatare e tij është 1105m mbi nivelin e detit. Duke qenë pjesë e Alpeve lindore shqiptare aty ngrihen 12 maja mbi 2000m. 25% e sipërfaqes së Tropojës shtrihet në 300-600m lartësi, 25% në 600-900m lartësi, 20% në 1000-1500m lartësi, 20% në 1500-2000m lartësi dhe 10% mbi 2000m lartësi. Alpet lindore, në veriperëndim të Bajram Currit ngrihen në maja të larta deri në 2600m, kurse në lindje dhe në jug lartësitë shkojnë deri në 100m.
Blloku i Alpeve Lindore paraqitet me maja të thepisura e të ashpra, me kreshta të dhëmbëzuara, ku dëbora qëndron deri në verë. Akullnajat e dikurshme kanë lënë gjurmët e tyre në liqenet akullnajore (Dobërdol) . Përbërja gëlqerore e shkëmbinjve ka luajtur rol të madh në ashpërsinë e kreshtave malore dhe në format e thepisura. Gjithashtu një rol tjetër ka luajtur dhe veprimtaria gërryese e përrenjve dhe e lumenjve. Zemra e Alpeve është Jezerca (2694) , ku buron Valbona. Vazhdimi i fundit i Alpeve është Gashi dhe sipër tyre janë Bjeshkët e Namuna që të çojnë drejt Rugovës, ku burojnë ujërat e kristaltë. Alpet çahen nga lugina mjaft të thella, të cilat përftojnë edhe zgjerime,të cilat janë shumë të banuara.
Lugina e Valbonës është një nga luginat, e cila në rrjedhën e mesme kalon në pellgun e Tropojës, një vend I sheshtë dhe i populluar. Luginat lidhen me qafa malesh ku përmendim: qafa e Valbonës, qafa e Agrit etj.
Vargu në lindje të luginës së Shalës, i veshur me pyje, që ndan Shkodrën me Tropojën, fillon në jug me malin e Tplanës (1500m) e që vijon me majën e Agrit (mbi 1600). Midis tyre kalon qafa e Agrit, që shërben për të lidhur luginën e Shalës me luginën e Currajt. Më në veri kemi majat e Ereshelit (2000m) , mali I Kakinjës (2400m), i Drenit dhe Lugu i Plishit i cili lidhet me Jezercën. [1]
Lugina e Currajt gjendet në lindje të këtij vargu, një luginë e gjerë në anët e së cilës shtrihen pyje të dendura gështenjash dhe një botë shtazore mjaft e pasur. Përsëri në lindje të kësaj lugine ngrihet një bllok malesh të larta, në drejtimin jug-veri, që ndajnë lumenjtë Curraj e Valbonë. Zona ka shumë dukuri karstike (shpella) dhe veprimtari akullnajore (liqenet e cirqet e Shtyllës, e Ponarëve). Vargu fillon me malin e Mërturit (1750m) vijon me malin e Shyllës dhe majën e Rinisë (1560m) në malin e Hekurave. Blloku mbyllet me malin Gryka e Hapët që lidhet me Jezercën në Qafën e Valbonës. Pellgu i Rragamit, i lartë 1100m mbi nivelin e detit, vazhdon me pellgun e Valbonës, rrethuar me male tejet të larta dhe të veshura me pyje, Jezerca, Rragami, Maja e Kolatës (2550m), Gryka e Hapët, maja e Gjarprit (2200m) Më pas vjen pellgu i Kukajt dhe më tej i Dragobisë, një grykë e ngushtë, në formë kanioni dhe Valbona del në pellgun e Tropojës, 14km i gjatë dhe 5km i gjerë, në 350-400m lartësi. Blloku i fundit i Alpeve, në drejtimin nga lindja në perëndim, ndodhet në lindje të pellgut dhe quhet malësia e Gashit.
Blloku fillon në lindje me malin e Shkëlzenit (mbi 2400m) , që ka shumë kullota. Nga perëndimi gjendet maja e Gjarprit që përfundon në kufi me malin e Kolatës, mjaft e pasur në kullota verore. Ky mal bashkohet me Jezercën më në perëndim. Malësia e Gashit ka disa kreshta mbi 2000m të larta. Në verilindje ndodhet pllaja e Dobërdolit (2000-2200m), plot liqene akullnajore dhe pllaja e Sylbicës. [1]
Klima
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Faktorët e formimit zonal të klimës janë: pozita gjeografike, afërsia me detin, relievi dhe veprimtaria njerëzore.
Pozita gjeografike e rrethi i Tropojës është e përshtatshme, në brendësi të vendit, në gji të Aloeve, pranë liqenit artificial të Fierzës, nuk është afër detit dhe nuk e ka ndikimin e tij, kurse relievi luan një rol parësor, ashtu si dhe lartësia mbi nivelin e detit. Por mbizotorojnë vetëm dy prej këtyre faktorëve: lartësia mbi nivelin e detit dhe së dyti rrethi i Tropojës është I përshkuar nga male shumë të larta.
Klima e këtij rrethi shprehet me dimër të ashpër dhe verë të freskët. Reshjet në rrethin e Tropojës janë të shumta. [1] Diellëzimi në rrethin e Tropojës është rreth 2200 orë në vit. Era fryen më tepër gjatë dimrit. Shpejtësia dhe drejtimi i erës ndryshon sipas stinës dhe vecorive të relievit. Në gropën e Tropojës dhe në Drin e Valbonë herë pas here fryejnë erëra në formë shtrëngate, të shoqëruara me reshje. Erërat e verës janë të thata ndërsa të dimrit të lagështa.
Temperatura e ajrit. Regjimi I temperaturës së ajrit paraqitet me ndryshime të ndjeshme, edhe pse kemi të bëjmë me një rajon të vetëm klimatik. Temperatura mesatare vjetore është 10⁰C. Muaji më i ftohtë është janari (rreth 1.5⁰C). Muajt më të nxehtë janë korriku dhe gushti (me një mesatare 21⁰C) . Temperaturat minimale arrijë nga -19⁰C deri në -21⁰C dhe maksimale nga 39⁰C deri në 40⁰C.
Reshjet. Rrethi i Tropojës është një zonë e lagësht, me shumë reshje. Numri i ditëve me reshje arrin në 111, 38 prej tyre me dëborë (nga dhjetori në mars) , kurse mesatarja vjetore e reshjeve është e lartë-1846mm. Muaji më i lagësht është nëntori (350mm), kurse muaji më i thatë është gushti (51mm) . Në vitin me më shumë reshje (1963) kanë rënë 1960mm, ndërsa në më të thatin (1953) kanë rënë 820mm reshje. Dita me më shumë reshje kanë rënë 145mm reshje. Në dimër dhe në vjeshtë bien reshjet në mënyre të barabartë-650mm, kurse në verë bien 200mm reshje. [1]
Hidrografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Reshjet e bollshme në shi dhe borë, të qenit zonë karstike që krijojnë kushte për burime të shumta, relievi i thyer etj., kanë krijuar në Tropojë një rrjet të dendur lumenjsh e përrenjsh. Gjithashtu prania e liqeneve artificial të Komanit dhe të Fierzës, liqenet akullnajore, e bëjnë hidrografinë e rrethit mjaft të pasur. Lumi i Valbonës buron në perëndim të Rragamit, gati në 2000m lartësi midis pyjeve të dendura të ahut dhe të pishave, dhe si përshkon 50km derdhet në liqenin e Komanit. [1] Valbona sjell rreth 1360m3 ujë në sekondë. Degët më të rëndësishme të Valbonës janë: Ceremi, Miloshi e Bistrica. Lumë tjetër i rëndësishëm është lumi Curraj që derdhet në Drin, me degën e tij kryesore-lumin e Nikajt. Lumenj të tjerë janë: lumi i Gashit dhe lumi i Tropojës. Tropojës i përket një pjesë e ujërave të liqeneve të Komanit dhe të Fierzës. Në vendin e takimit të Valbonës me Drinin është ngritur hidrocentrali i Fierzës, i cili ka krijuar liqenin e madh të Fierzës. Këto dy liqene shënojnë kufirin midis Tropojës, Pukes, Kukesit dhe Shkodres. Liqeni I Fierzes është 70km2, vendosur në lartësinë afër 250m mbi nivelin e detit dhe thellësia më e madhe shkon 125m. Liqene të tjera të rëndësishme janë: Liqeni i Komanit, i Dashit, i Llocit etj. [1]
Tokat, bimësia dhe kafshët e egra
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Tokat e hirta kafe shtrihen në gropën e Tropojës, në luginën e Valbonës. Në këto zona ka edhe toka të tjera të vendosura në formë ishulli. Tokat e kafenjta janë vendosur në lartësitë 600-1000 m, kurse tokat e murrme pyjore shtrihen në lartësitë 1000-1700m. Tokat livadhore-malore zënë lartësitë e mëdha të relievit mbi 1700 dhe 2000m.
Bimësia është e varur nga llojet e tokave dhe lartësia, duke zbritur nga kullotat malore ku rriten bari i lartë, dëllinja dhe trëndafili i eger etj., drejt zonave ku mbillen kulturat bujqësore, pemët frutore dhe gjelbërimi i krijuar nga vetë dora e njeriut. Në tokat e murrme pyjore rriten drurë të lartë, përgjithësisht ah, pisha e zezë, bredhi dhe rrobulli, kurse në brezin e lartësisë 600-1000m rriten pyje të llojeve të ndryshme, kryesisht drurët gjethore : dushku, shkoza, gështenja etj. Në rrethi I Tropojës rriten edhe drurë të tjerë, panja, lajthia, lisi etj.
Problemi i faunës në rrethi I Tropojës paraqitet i komplikuar, pasi vec faunës tokësore kemi edhe faunën ujore të zhvilluar. Kafshët e egra tokësore në rrethi I Tropojës janë mishngrënëse (ujku, rreqebulli, macja e egër, dhelpra, çakalli etj), si dhe barngrënëse si derri i egër, kaprolli, dhia e egër, lepuri etj. Shpendët janë të shumtë: tokësore, ujore, shtegtarë të përhershëm. Shqiponja e malit rritet në zonat e larta. Shpend grabitqarë janë edhe skifteri, bufi etj. Shpend të tjerë që rriten në këtë rreth janë thëllëza e malit, gjeli i egër, pëllumbat e egër etj. Nga zvarranikët mund të përmendim breshkat, hardhucat dhe gjarpërinjtë. Gjithashtu është e zhvilluar edhe fauna liqenore, ku më të rëndësishmit janë peshqit.
Referencat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- "Gjeografia fizike e Shqipërisë" (P.Geço)
- "Gjeografia e trojeve shqiptare" (A.Bërxholi)
- Te dhënat e "INSTAT"