Jump to content

Varrezat masive të Batajnicës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Varrezat masive të Batajnicës, janë varre që u gjetën në vitin 2001 afër Batajnicës, një periferi e Beogradit, kryeqyteti i Serbisë. Varret përmbanin 744 [1] shqiptarë të Kosovës, civilë, të vrarë gjatë Luftës së Kosovës 1998-99. [2]

Varret masive u gjetën në terrenet e stërvitjes së një njësie policore serbe, Njësiti Special Anti-Terrorist (SAJ). [3]

Trupat e pajetë janë sjellë në vend me kamionë nga Kosova; shumica janë djegur para varrimit. [4] Pas luftës, SAJ kufizoi aksesin e hetuesve në poligonin e qitjes dhe vazhdoi ushtrimet me gjuajtje të drejtpërdrejtë, ndërkohë që ekipet mjeko-ligjore përpiqeshin të hetonin masakrën. [5]

Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH), një organizatë joqeveritare me bazë në Serbi dhe Kosovë, publikoi në hulumtimin e tyre se numri i përgjithshëm i të vrarëve gjatë luftës në Kosovë (një kohëzgjatje në hulumtimin e studiuar nga janari 1998 deri më 31 dhjetor 2000) vlerësohet në 13.517, kur nga ky numër i të gjithë civilëve të vrarë apo të zhdukur ishin: 8.661 shqiptarë të Kosovës, 1797 serbë, 447 romë, boshnjakë dhe pakica të tjera etnike. [6] [7]

Milica Kostiq, e cila është një ish-hulumtuese në FDH dhe aktualisht punon në Koalicionin Ndërkombëtar të Vendeve të Ndërgjegjes, tha në vitin 2019 se ende vlerësohen mbi 1,600 persona të zhdukur pas luftës së Kosovës, prej tyre: 1,100 shqiptarë të Kosovës, rreth 450 serbë., dhe mbi 100 viktima boshnjake dhe rome. [8]

Zbulimi i varrezave masive

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH), një organizatë joqeveritare për të drejtat e njeriut, e cila dokumenton shkeljet e të drejtave të njeriut të ndodhura në territoret e ish- Jugosllavisë, [9] tha në dosjen "Operacioni i Fshehjes së Kufomave", se katër varre masive u zbuluan në Serbi: në Batajnica (744 trupa - të zbuluar në vitin 2001), Kizevak (17 trupa të zbuluar në vitin 2020) Liqeni Peruçac (84 trupa - të zbuluar në vitin 2001), Petrovo Selo (61 trupa - të zbuluar në vitin 2001), [10]Rudnica, fshat afër kufirit me Kosovën (52 trupa — zbuluar në vitin 2013). [11] [12]

FDH tha në dosjen “Operacioni i Fshehjes së Kufomave”, se trupat e shqiptarëve të Kosovës janë djegur fshehurazi edhe në dy lokacione tjera në Serbi: Kompleksi i aluminit Maçkatica afër Surdulicës si dhe Kompleksi i Mihjes dhe Shkrirjes së Bakrit në Bor. Gjithashtu, FDH-ja e ka thirrur Kombinatin Feronikl në Drenas, ku janë djegur trupat e shqiptarëve të Kosovës, që gjendet në rajonin e Drenicës në Kosovë. [13] [12]

Shtypi për operacionin e fshehtë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Siç pohoi redaktori diplomatik i Gusrdian, Julian Borger në artikullin e tij në vitin 2010:

Forcat serbe kryen vrasje masive në fshatrat etnike shqiptare në vitet 1998 dhe 1999, duke varrosur shumicën e viktimave afër vendit të vrasjes. Por kur u bë e qartë se NATO do të ndërhynte, qeveria e Millosheviqit urdhëroi që trupat të gërmoheshin dhe të zhvendoseshin diku tjetër në Serbi dhe Bosnjën e kontrolluar nga serbët.[14]

Dejan Anastasijevic, një gazetar investigativ i të përjavshmes serbe Vreme, tha në vitin 2010 për trupat e gjetur pranë një baze SAJ në Batajnica, se ekzistonte programi "sanitar", që përfshinte largimin e mijëra trupave, që u krye nga Njësia Speciale Anti-Terroriste e Serbisë, SAJ, për të fshehur krimet e luftës.

Gjyqi i Vlastimir Djordjevic në ICTY

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vlastimir Djordjevic, i cili ishte zëvendësministër i brendshëm serb [15] gjatë Luftës së Kosovës në Kosovë në vitet 1998 dhe 1999, [16] ishte në gjykim në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (ICTY) në vitin 2010 [15] për rolin e tij në krime kundër shqiptarëve të Kosovës, ku ai pranoi se dinte për transferimin e trupave nga një kamion i gjetur në Danub, dhe trupat e djegur të gjetura në kamionin e dytë në liqenin Perucac, por nuk dinte për vrasjet aktuale. Dy kamionët u gjetën me trupa të shqiptarëve të Kosovës, njëri në lumin Danub në Serbinë lindore në fillim të prillit 1999, nga i cili trupat u transferuan në Qendrën e Njësisë Speciale Antiterroriste të Policisë në Batajnica, kamioni i dytë i gjetur në Liqenin Perucac në perëndim. Serbia po ashtu në prill të vitit 1999, nga e cila trupat u dogjën aty pranë nga Vlastimir Gjordjevic. Vlastimir Djordjevic tha në gjyq se ai e dinte se duhet të hetonte gjetjet e dy kamionëve, por nuk filloi hetimin, gjë që ishte e paligjshme. [16]

Ai u dënua me 18 vjet burg për operacionin e mbulimit për fshehjen e trupave të pajetë, [17] [18] si dhe për persekutim të paligjshëm, deportim të shqiptarëve të Kosovës gjatë luftës së Kosovës 1998-99. [16]

Hetimi nga Beogradi

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Deri më tani (shtator 2021), askush nuk u akuzua në gjykatat serbe për fajin e fshehjes së shqiptarëve të vrarë të Kosovës.[19]

  • "Thellësia e dytë" është një dokumentar me regji të Ognjen Glavoniqit për varrin masiv në Batajnicë me trupa të shqiptarëve të Kosovës, civilë, të vrarë gjatë luftës në Kosovë, varri masiv u zbulua në vitin 2001. [2]
  • "Të Paidentifikuarit" është një dokumentar i xhiruar nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative (BIRN [20] ). "Të Paidentifikuarit" mori çmimin për dokumentarin më të mirë të shkurtër në Festivalin e Filmit të Evropës Juglindore 2016 në Los Anxhelos. Filmi tregon historinë e vrasjes së civilëve shqiptarë nga luftëtarët serbë në Kosovë në vitin 1999, eshtrat e të cilëve u dogjën, disa prej të cilëve u gjetën në Batajnicë në vitin 2001. [1] [21]

Iniciativa përkujtimore e Batajnicës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas kësaj krijua një faqe interneti, Iniciativa Përkujtimore e Batajnicës, për të mbledhur fonde për krijimin e Sitit Memorial të Batajnicës për të përkujtuar njerëzit e vrarë. Iniciativa virtuale përkujtimore e Batajnicës ka publikuar fotografi, dokumentarë, të dhëna të të vrarëve, trupat e të cilëve janë gjetur në Batajnicë. [22]

  1. ^ a b Stojanovic, Milica (16 nëntor 2020). "BIRN to Hold Art Exhibition About Kosovo War Mass Graves". Marrë më 7 dhjetor 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ a b ""Depth Two" A Barrier To Contamination Of Memory of Victims". Humanitarian Law Center/Fond za humanitarno pravo. 18 maj 2016. Marrë më 4 dhjetor 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Protected witness on Batajnica mass graves". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Batajnička arheologija - Druga sezona iskopavanja "hladnjača" - Nedeljnik Vreme". 6 nëntor 2002. Arkivuar nga origjinali më 9 tetor 2016. Marrë më 7 maj 2022. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Mitrovic, Slobodan. "Fresh scars on the body of archaeology, excavating mass-graves at Batajnica, Serbia | Slobodan Mitrovic - Academia.edu". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "The Kosovo Memory Book, 1998-2000". Fond za humanitarno pravo. Marrë më 2021-10-11. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ Domanovic, Milka (10 dhjetor 2014). "List of Kosovo War Victims Published". Balkan Insight. Marrë më 11 tetor 2021. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ Kostic, Milica (23 nëntor 2019). "The missing from Kosovo". Pescanik.net. Balkan.Perspectives, No 12, November 2019. Marrë më 14 prill 2021. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "About us". Humanitarian Law Center. Marrë më 8 dhjetor 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ "Secret mass graves in Serbia". ratusrbiji.rs. Youth Initiative For Human Rights, Belgrade, Serbia. 5 maj 2020. Arkivuar nga origjinali më 25 nëntor 2020. Marrë më 8 dhjetor 2020. Petrovo Selo is situated in Eastern Serbia near Kladovo. In 1999, this was the location of the Training Centre for Police Special Units (PJP). {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ "Secret mass graves in Serbia". ratusrbiji.rs. Youth Initiative For Human Rights, Belgrade, Serbia. 5 maj 2020. Arkivuar nga origjinali më 25 nëntor 2020. Marrë më 8 dhjetor 2020. In the quarry in the village of Rudnica near the border with Kosovo, 52 bodies of Albanian civilians were found. The excavations started in 2007, but the first bodies were found only six years later, that is, in 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ a b "Workshop on Secret Mass Graves in Serbia". Youth Initiative For Human Rights, Belgrade, Serbia. 23 dhjetor 2019. Marrë më 8 dhjetor 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ "The Town Of Glogovac". hrw.org. Marrë më 8 dhjetor 2020. The largest town in the Drenica region, Glogovac (Gllogofc in Albanian) lies approximately twenty-five kilometers south-west of Pristina. Prior to the outbreak of Kosovo fighting in March 1998, it had a population of approximately 12,000, almost exclusively ethnic Albanians. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ Borger, Julian (10 maj 2010). "Kosovo Albanian mass grave found under car park in Serbia". Guardian. Marrë më 7 dhjetor 2020. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ a b "Bodies of 250 Albanian war victims found in mass grave". France 24. 10 maj 2010. Marrë më 4 shkurt 2021. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. ^ a b c Stojanovic, Milica (5 qershor 2019). "Vlastimir Djordjevic: Serbian Official Involved in Kosovo Crimes Cover-Up". Balkan Insight. Marrë më 4 shkurt 2021. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  17. ^ Djuric, Vanja (31 janar 2017). "Serbian Officials Accused of Kosovo Massacre Cover-Up". Balkan Insight. Marrë më 10 tetor 2021. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  18. ^ Stojanovic, Milica; Bami, Xhorxhina (17 nëntor 2020). "Suspected Mass Grave of Kosovo War Victims Found in Serbia". Balkan Insight. Marrë më 10 tetor 2021. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  19. ^ Isufi, Perparim (30 shtator 2021). "War Victims Found in Serbian Mass Grave Repatriated to Kosovo". Balkan Insight. Marrë më 12 tetor 2021. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  20. ^ "Balkan Investigative Reporting Network: BIRN". BIRN, Balkan Investigative Reporting Network. Marrë më 7 dhjetor 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  21. ^ "BIRN's Kosovo War Film Screened in Belgrade". balkaninsight.com. BIRN, the Balkan Investigative Reporting Network. 16 maj 2016. Marrë më 7 dhjetor 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  22. ^ "Batajnica Memorial Initiative". Batajnica Memorial Initiative. Marrë më 4 dhjetor 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)