Wikipedia:Administrata/Administratorë/Kandidatura/1l2l3k
Appearance
Kjo faqe është një arkiv i diskutimeve të përfunduara. Për pasojë përmbajtja e saj nuk duhet ndryshuar më. Për të diskutuar mbi një temë të kaluar mund të përdoret faqja aktuale e diskutimeve, ku mund të bëhet një shënim që ka lidhje me titullin apo pjesën e diskutimit të këtij arkivi. |
Ky diskutim është mbyllur, rezultati ishte PËR
1l2l3k (diskutim · kontribute)
- I plotëson gati të gjitha kushtet për të qenë admin, me përjashtim të rregullit për të qenë i regjistruar në Wiki për më shumë se 3 muaj (më 28 tetor i bën 3 muaj), por meqenëse votimi zgjat 15 ditë atëherë para se të kryhet votimi këtu do ta ketë plotësuar edhe këtë kusht.
- Përdoruesi 1l2l3k është luftëtar i palodhshëm në ndërtimin e cilësisë, gjithnjë duke iu përmbajtur vijës së Enciklopedisë Wikipedia, mësimeve dhe rregullave të saj. Një ndër kontributet më të mëdha të tij është zbrazja e backlogut të artikujve të pashqyrtuar, iniciativë e nisur nga ai dhe barrën kryesore të së cilës e ka bartur ai vetë. Ia vlen të theksohet se backlogu kishte mbi 5000 artikuj të pashqyrtuar të cilët datonin deri para 5-6 viteve, dhe të cilët i ka spastruar me durim gjatë fundit të shtatorit dhe tetorit. Besoj se po të kishte teseren e Adminit do të kontribonte edhe më shumë, sidomos kundër vandalistëve, ndaj mendoj se nuk do të ishte keq t'ia jepnim këtë pozitë.Udha (diskutimet) 17 tetor 2017 20:16 (CEST)
Votimi
- PËR Udha (diskutimet) 17 tetor 2017 20:16 (CEST)
- PËR - Një ndër nominimet më të qëlluara. --Λeternus 18 tetor 2017 14:20 (CEST)
- PËR - Për redaktimet shumë të mira.Resnjari (diskutimet) 18 tetor 2017 18:47 (CEST)
- PËR - I palodhshëm Tiimiii 23 tetor 2017 23:29 (CEST)
- PËR - Është përdorues i ri por ka vepruar shumë mirë deri tani: e ka besimin tim. — B A T O (diskutimet) 24 tetor 2017 00:39 (CEST)
- PËR — Nuk kam njohuri mbi përdoruesin 1l2l3k për shkak se nuk jam më shumë aktiv në Wikipedia. Por me aq sa kam parë më duket përdorues premtues që ia vlen ta emërojmë të paktën si administrator të përkohshëm dhe mandej administrator të rregullt. // tëfcí // bisedho 25 tetor 2017 18:58 (CEST)
- PËR -Përdorues premtues, jam për administrator të përkohshëm.--PLANETI DISKUTO 25 tetor 2017 19:22 (CEST)
- PËR — Pasi sot, përdoruesi i kandiduar zytarisht është në garë edhe në pajtim me mendimet e përdoruesve të mëparshëm shpreh votën time. Njëkohësisht mbështes sugjerimin e përdorues Planetit dhe Tëfcít, shkak përvoja me përdoruesin Mr Pseudo. – AT44 (diskutimet) 28 tetor 2017 15:16 (CEST)
- U miratua me 8 vota PËR, asnjë kundër, 1l2l3k merr titullin Administrues i përkohshëm.--Liridon (diskutimet) 31 tetor 2017 09:47 (CET)
Diskutimi
- Koment: E pranoj kandidimin. Do të doja të falenderoja Përdoruesin Udha për besimin dhe kandidimin, që ishte një surprizë e bukur për mua. Kam pasur kënaqësinë të punoj e të komunikoj me të, si dhe me shumë të tjerë, si Liridoni, AT44, AXRL, Tytuu, Resnjari, Arianiti, Puntori, Tiimiii, Aeternus, e të tjerë wikipedianë të palodhur. Gjithsesi, meqë shumë wikipedianë të vjetër, që i kanë dhënë shumë këtij komuniteti në vite, mund të mos kenë njohur sa duhur për të më votuar për detyrën e administratorit, do të ofrohesha që, nëse keni pyetje për mua para se të votoni, ju lutem bëjini, dhe s'do përtoj të përgjigjem. Në këtë mënyrë, nga përgjigjet e mia mund të krijoni edhe një ide se si mendoj që të jem një admin i mirë. Kjo do jetë gjithashtu edhe mundësi që të jem i pari kandidat që i nënshtrohet një procesi pyetjesh, praktikë e mirë e wikit anglisht. --1l2l3k (diskutimet) 18 tetor 2017 02:20 (CEST)
- Koment: Do të doja shumë që të praktikojmë një proces si enwiki, edhe me Olsin e kemi diskutuar, mirëpo duket se edhe kësaj rradhe nuk mundëm ta bëjmë. Por kemi mundësi të përdorim një mënyrë tjetër që meta në përgjithësi ka, dhe si funksionalitet është i ri në sqwiki, privilegje të përkohshme. E vlerësoj punën dhe aktivitetin e deritanishëm të përdoruesit 1l2l3k, por arsyeja e privilegjeve të përkohshme për 1 vit janë për shkak se përdoruesi është i ri, nuk jemi në nevojë urgjente për një administrator më shumë (nuk ka nivel të lartë të vandalizmit në sqwiki), për shkak të eksperiencave jo të mira që kemi pasur në 2 vitet e fundit me ish-administrues dhe për shkak se pas një periudhe administratorët bëhen pasiv. Qëllimi i titullit të përkohshëm është që të shihet puna e administratorit në një vit dhe nëse aktiviteti është i pranueshëm për komunitetin, merr titullin e përhershëm pa ndonjë votim/diskutim pas një viti.--Liridon (diskutimet) 31 tetor 2017 09:47 (CET)
- Koment: Falenderoj votuesit dhe mbyllësin e votimit për besimin. Premtoj që, si administrator, do mundohem të lehtësoj ata wikipedianë që ofrojnë përmbajtje dhe ngritje cilësie në artikuj. Rritja e cilësisë bëhet me prezencë dhe editime të mëdha ose të vogla që ua përmirësojnë artikullin të rinjve, dhe i ndihmon të rrijnë e të kontribuojnë në artikuj të tjerë. Gjithashtu, bëhet me komunikim të mirë dhe ndjenjë shërbimi. Këtë e kam parë te administratorë të suksesshëm dhe që kanë qendruar gjatë. Në përgjithësi administratorët e sqwikit janë njerëz që shtojnë përmbajtje, dhe kjo është gjë e mirë. Po për këtë s'kam nevojë të jem administrator. Veglat e administratorit premtoj që do i përdor për të ngritur cilësinë, me autoritetin e administratorit dhe me përdorimin e veglave, për të cilat do kem nevojë për ndihme nga administratorët aktuale, të cilëve do u bëj pyetje herë pas here, si dhe për të luftuar vandalizmin me zgjuarsi. Bllokimet, nëse duhet t'i bëj, do jenë vetëm të merituara dhe vetëm në dobi të mbrojtjes së wikit, e jo kundër individit. Ka arërsye të ndryshme pse njerëzit vandalizojnë dhe ka edhe mollë të kalbura, që janë në wiki për arësye jokonstruktive, po shumica absolute e njerëzve duan korrektësi në informacion dhe ndihmojnë. Për mua gjëja më e rëndësishme është rritja e frymës së bashkëpunimit dhe formimi i wikipedianëve të rinj, ngritja e numrit të referencave, dhe e standardit të gjuhës shqipe nëpër artikuj. Përgjegjësia jonë është goxha e madhe pasi sqwiki lexohet nga 10 milionë shqiptarë në dhjetëra shtete, nga ku dy (e shpresojmë tre së shpejti) e kanë shqipen gjuhë zyrtare, si dhe nga të huaj. Nëse ndihmoj në mbajtjen e rritjen e kësaj fryme bashkëpunimi, rezultati do shihet në ngritjen e cilësisë, si dhe në ngritjen e numrit të artikujve në sqwiki. Gjithashtu dua të qetësoj gjithkënd që nuk do jem "meteorë' në sqwiki, po do rri këtu për një kohë të gjatë. Zemra ma do që të shoh sqwikin të arrijë 1 milionë artikuj në një ditë jo shumë të largët. --1l2l3k (diskutimet) 31 tetor 2017 15:00 (CET)