Jump to content

Wikipedia:Faqja kryesore/A e dini se/2014/27

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


...Gjon Mili, mjeshtri i madh shqiptaro-amerikan i fotografisë artistike, në rininë e vet, ende pa u bërë ai që u bë më vonë, është marrë edhe me letërsi thotë Nasho Jorgaqi në 110 vjetorin e lindjes së tij?

...Portreti i Sterjo Spasses, vepër e piktores ruse Raisa Nikolaevna Zelinskaya - Plate, njëherazi mike e shkrimtarit në ato kohë ky kujtim i është bërë dhuratë Galerisë Kombëtare të Arteve dhe Piktura titullohet "Albanian writter Sterio Spasse", është në teknikën vaj në kanavacë dhe ka përmasat 81x66 cm?

...në Shqipëri studiuesit po bëjnë përpjekje për ruajtjen e këngës popullore shkodrane, një pasuri e kulturës kombëtare sipas korrespondentit i Zërit të Amerikës, Pëllumb Sulo, studiuesi Ferid Bala sapo ka promovuar një libër me titull, "Kënga dhe këngëtarët shkodranë", ku gjejnë pasqyrim vlerat e kësaj trashëgimie?

... dijetari atdhetar Hafiz Ali Korça e vlerëson pashaportën e identitetit kombtar në Perëndim : "Nuk duhet të mbushim, gjuhën tonë ëngjëllore, me gjëmba e me ferra që nuk i qërojmë dot më vonë" ?

...arkeologia Exhlale Dobruna, ka ndërmarrë një iniciativë interesante për rikthimin e artefakteve nga Serbia, të marra në luftën e fundit në Kosovë duke u bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që t’ia bëjnë një lutje Google që në vend të logos së saj të vendosë një thirrje për Serbinë që t’i kthejë më shumë se 1200 artefakte në vendin e tyre?

...organizata joqeveritareKosova ’s Philanthropists” e ka zgjeruar horizontin e veprimtarisë së saj bamirëse, kësaj radhe përmes muzikës, duke sjellë këngën me videoklip “Hand to Hand (Dorë për dore)” me kompozitorin Florent Boshnjaku ndërsa tekstin artistet Ilirjana Riza dhe Eliza Hoxha , e cila do t’i shërbejë kampit veror kushtuar fëmijëve në nevojë?

...në muajin nëntor do të rikthehet për të tretën herë në Nju Jork, “Java e filmit shqiptar”, ngjarje që promovon kinematografinë shqiptare dhe që po synon të bëhet traditë e shqiptarëve që jetojnë atje?

...disa organizata nga Kosova dhe Serbia kanë themeluar një festival që pritet të mbaj emrin e aktorit shqiptar që jetonte në Beograd , Bekim Fehmiu i cili do të përfaqësojë Kosovën dhe projektet e saj kulturore në kryeqytetin serb?

...Primo Shllaku tregon në një intervistë se Libri ma i vjetër që ka, asht i 1571-shit , një histori e San Sovinos mbi shtëpinë perandorake otomane dhe të bamet e saj , flitet për shqiptarë, për Skënderbeun, për Rozafatin dhe për pjesëmarrjen e shqiptarëve në zhdërvillimet e politiko-historike të shek XVI?

...rilindasi shqiptar Naum Veqilharxhi kujtohet përmes aktiviteteve të organizuara nga Shoqata Lidhja e Shqiptarëve të Rumanisë – ALAR me simpozium dhe vendosjen e bustit të tij në një nga arteriet e mëdha të qytetit Braila në juglindje, me port në Danub, i cili ka luajtur një rol të madh në shekullin XIX për përkrahjen e kombeve të Ballkanit në rrugën për fitimin e pavarësisë së tyre?

...grupi legjendar i Rock - ut Elita 5 sjell pas dhjetë viteve, albumin e ri "Mohikani i fundit", i cili përmban 11 këngë dhe rokerët shqiptarë nga Maqedonia, në prezencë të dhjetra fansave, artistëve dhe intelektualëve e kanë promovuar në Shtëpinë e Kulturës në Tetovë ?

...folklorin shqiptar të Kosovës në Konferencën ndërkombëtare e baladës (IBC-International Ballad Conference) në qytetin Pecs të Hungarisë e prezantuan katër studiues nga Instituti Albanologjik i Prishtinës , të cilët u paraqitën me temat: dr. Leontina Musa "Sakrifica e gruas në baladat me motive të përbashkëta në Ballkan"; dr. Arbnora Dushi "Kujtesa sociale dhe këngët popullore për Maxharr Pashën", mr. Lumnije Kadriu "Balada si mjet njohës ndërkulturor" dhe etnomuzikologu Visar Munishi me temën "Veçoritë muzikore dhe tekstore të një kënge popullore" ?