Wikipedia:Faqja kryesore/A e dini se/2014/35

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


...autorja Luljeta Lleshanaku është e para poete shqiptare e përkthyer në anglisht dhe botuar nga prestigjozia amerikane Barnes&Nobles duke u njohur në SHBA nga lexuesi ndërkombtar si dhe vlerësuar disa herë me çmime në Perëndim?

...një grup të rinjsh tetovarë kanë marrë një iniciativë në internet që të realizojnë video nga më të veçantat duke filluar nga kamera e fshehtë deri tek aventurat duke e nisur me një video aventure në malet e LeshnicësTetova?

...futbollisti i njohur Herolind Shala nuk do ta përfaqësojë Kosovën në ndeshjen miqësore ndaj Omanit, e cila do të zhvillohet me 7 shtator në Prishtinë sepse prioritet sipas tij është Kombëtarja shqiptare dhe nëse Shqipëria nuk e thërret ka gjasa t’i bashkohet ekipit skandinav të Norvegjisë?

...përmes një studimi kohët e fundit gazeta New York Times paraqet fakte se gjuha shqipe është njëra nder gjuhet më të vjetra të botës, madje si gjuhë është praktikuar qysh në kohën e Greqisë antike?

...në një databazë në të cilën ishin grumbulluar rreth 2 milionë fjalë dhe definicione nga të gjithë fjalëkryqet e botuara në gazetat e përditshme amerikane si: "Los Angeles Times", "The New York Sun", "Wall Street Journa", "Washington Post" e gazeta të tjera fjalët të cilat kishin të bënin ekskluzivisht me shqiptarët dhe Shqipërinë ishin të tipit: ALBANIA – Country on the Adriatic, ALBANIA – Its capital is Tiranë, ALBANIA – Literally, the land of the eagle, ALBANIA – NATO member since 4/1/2009, ALBANIAN – Like Mother Teresa, BALKAN – Albania’s — Peninsula ?

...në Strugë në urën e poezisë mbahet për të 53-ën herë ceremonia e Mbrëmjeve Strugane të Poezisë, Urat një manifestim me tre çmimet e këtij eventi si Kurora e artë, Vëllezërit Milladinovci dhe Urat e Strugës?

...Dedë Margjoni përgjegjës dhe restaurator pranë Kalasë së Lezhës prej 30 vitesh, i quan tumat 4 mijë vjeçare në Malet e Shëngjinit si një mrekulli e trashëgimisë sonë historike dhe kulturore, lehtësisht të krahasueshme për nga vlerat arkeologjike me Piramidat egjiptiane ?

...në Shadravan, në qendër të Prizrenit prej dyzetë vitesh Çajtorja "Menta" që bën bashkë të moshuarit, të rinjtë, të huajt dhe vendasit përveç vizitorëve të saj të rregullt këtë javë është vizituar kryesisht nga turistët e kinemasë që erdhën në festivalin e filmit DokuFest dhe shquhet për mikpritjen dhe vendin popullor në të cilin gjendet?

...peshkatari malazez Ilija Rafajlloviq ka kapur një peshkaqen 2.8 metra të gjatë pasi me dy miqtë e tij e arriti në një thellësi prej 120 metrash dhe pasi e solli atë në breg njoftoi Institutin e Biologjisë së Detit nga Kotorri, i cili konfirmoi se ky është një peshkaqen i madh me emrin latin Hexanchus griseus?