Jump to content

Wikipedia:Faqja kryesore/A e dini se/2014/49

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Frano Gjini

... Frano Gjini i njohur si filozof dhe teolog katolik shërbeu si prift në Laç të Kurbinit, Vlorë , Durrës ku edhe u shugurua ipeshkëv ndërsa më 1932 u emërua abat i Mirditës dhe përvetsoi disa gjuhë duke predikuar besimin në këtë mjedis në moton "Fe e Atdhe" ?

... Anargjendët si Shenjtorët Kozma dhe Damian ishin shembulli më i mirë i mjekëve të krishterë sepse u shërbejne të sëmurëve pa pritur shpërblim prej tyre ?

... në librin e tij "Patriotizma në Tiranë" autori Hafiz Ibrahim Dalliu ka përmendur mbi 150 burra aktivistë e veprimtarë të vendosur të kombit dhe ishin motivet që u zgjodh delegat i Tiranës në Kongresin e Elbasanit më 1909, ku u vendos hapja e Shkollës Normale e para shkollë e mesme pedagogjike në gjuhën shqipe në Shqipëri ?

... Sheh Ibrahim Karbunara ishte një personalitet i njohur në ngjarjen historike të Pavarsisë, Kongresit të Lushnjës dhe Gjyqit të deputetëve në diktaturë ?

... Ana Komnena ishte historiane bizantine dhe e bija e perandorit bizantin, Aleksi I Komneni në shkrimet e saja e kujton Shqipërinë në kohën e luftërave bizantino normane rreth vitit 1079 me emrin Arvanon ?

... Lef Nosi është ati i arkivit modern të shtetit shqiptar me fondin dhe koleksionin e tij të pasur të dokumentave ?

... sipas Moikom Zeqos vepra e Sami Frashërit "Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet" u përkthye në italisht nga Luigji Lorekio i cili për herë të parë në kulturën shqiptare përktheu edhe një këngë të Dante Alighierit ?