Jump to content

Wikipedia:Faqja kryesore/A e dini se/2015/3

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Gjergj Kastrioti

... Skënderbeu është i pranishëm si personalitet përmes monumenteve në shumë kryeqytete dhe metropole të Evropës si dhe në SHBA ?

... Pashko Vasa ishte personalitet i lartë i Rilindja Kombëtare si shkrimtar, poet, publicist e guvernator i Libanit ?

... Berati është jo vetëm pasuri botërore e UNESCO-s si arkitekturë e veçantë por si vlerë dhe simbol i bashkjetesës mes religjoneve ?

... Albanopoli përmendet premierë në mesin e shekullit të dytë nga Ptolemeu dhe Albanët ishin fisi ilir nga të cilët morën emrin e hershëm shqiptarët e sotëm ?

... Saimir Pirgu realizoi një koncert bamirsie gala për ndihmë të sëmurëve nga AIDS të mbajtur më 10 janar e cila është hera e 21-të që organizohet në operën e Berlinit  ?

... brenda Parku Kombëtar i Shebenik-Jabllanicës gjenden mbi 14 liqene akullnajore të vogla me bukuri mahnitëse të cilat janë në lartësinë mbi 1900 metra mbi nivelin e detit ?

... bëmat që e bënë Odisea Andrjucin si figurë te Arvanitët e 1821-shit është qëndresa e tij në Hanin e Grabies si dhe kishte një mendje politike dhe ushtarake të zgjuar që vlerën e tij e njihnin të gjithë kapedanët e Rumelisë duke e konsideruar udhëheqësin e tyre të natyrshëm ?

... krahas Skodrës dhe Lisit mbreti ilir Genti u njohu të drejtën për prerjen e monedhave edhe dy qyteteve të tjera Rizonit dhe Lyhnidit si dhe dy fiseve të rëndësishme Labeatëve e Daorsëve ?

... së fundi ka qarkulluar një fotografi e tre prijësve fetarë myslimanë Imami Isa Tropojani (SHBA) , katolikë Imzot Prence (Palermo) dhe ortodoks Peshkopi arbëresh Ferrara që ecën krah për krah njëri tjetrit në rrugët e kryeqytetit francez më 3 maj të vitit 1980 me rastin e emërtimit të një sheshi të këtij qyteti me emrin e Heroit Kombëtar Skënderbeut ?